CopëzaTiranetëvjetër

Intervista - - POEZI -

Labirinth rrugicash si sy të hutuar. Trokëllimë hapash pas kthesash tretur. Dorë e ngrohtë që mban timen shtrënguar. Nga Tirana jonë, ah, sa pak paska mbetur. Tak, tak, tak… njëzet vjetë kanë kaluar. -Shihe zemër, është Tirana e vjetër. -Ç’far më thua, këtu asgjë s’ka ndryshuar. Porta të kërrusura oborresh çdo metër. E njejta puhizë puth beton edhe hekur. Ca degë hurmash mbi mure kapluar. Dita këtu s’di pse duket një shekull. -Shpirt, jo, jo… Këtu, çdo gjë ka ndyshuar… Një maçok trimërohet atje, përmbi pjergull. Tak-tak! Hape mre! Hape bre! Hape mo! Dy selvitë e mbetura përloten në mjegull. Ham-ham, lehje qensh natë e ditë e ngado. Ndonjë llampë e drojtur, aty, tek-tuk… Një degëzë fiku mbi qerpiç ngjan si ketër… Ca oxhakë që tymosin si të ishin çibukë. E prapë, këtë Tiranë, s’e ndërroj me një tjetër. VASO PAPAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.