Aiyllzemrënmëqetëson

Intervista - - POEZI -

Nata dalëngadalë horizontin mbuloi, Sytë e tu mendjen ma turbullojnë, Dhe në dashuri më ftojnë gjithmonë, Harromë, harromë sa s’është vonë... Thellë në mendime kam rënë këtë natë, E sytë jeshile në kthjelltësi me lodrojnë, E hëna më fton kukafshehtas të luaj, Më thotë: dashuromë se gjë tjetër s’dua... Buzë detit e shkujdesur hedh hapin tim, E mbrëmjen dua ta shijoj pa mbarim, Valët lozin e qeshin gëzueshëm me mua, Më pëshpërisin lehtë: më duaj të të dua!... O valë tinëzare, më lini sonte të qetë, Se unë këtë peizazh dua të shijoj lehtë-lehtë. Pres yllin tim, prandaj qëndroj zgjuar Vetëm ai yll ma qetëson zemrën e plaguar. LULJETA GJOSHA PASHOLLARI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.