Bëhem xheloze për motrën

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Një ditë vjen në shtëpi, më përqafon dhe më thotë:

- Kam një surprizë për ty.

Nga xhepi nxjerr një letër dhe ma drejton mua, e hap e lexoj, dhe shikoj se ishte takim me një doktor gjinekolog. Nuk është se u entuziazmova shumë sepse shumë doktorë të tillë kisha takuar, por asnjë rezultat nuk kisha arritur. Ai e kuptoi reagimin tim dhe vazhdoi:

- Këtë herë do jetë ndryshe, është një specialist i huaj në një nga klinikat private, dhe do përdorim metodën e fekondimit invitro.

Nuk e përmbajta dot veten dhe iu hodha Albanit në qafë, për një moment m’u duk sikur bota ishte e imja, m’u duk sikur një rreze shprese u çel për mua. Atëherë fillova të gjitha vizitat dhe analizat që më kishte këshilluar doktori. Ishte një proces i gjatë dhe e i lodhshëm për një grua, sepse do merrje shumë mjekime, do bëje vizita, por unë nuk po hyj në këto detaje. Të gjitha ato që unë bëja nuk më dukeshin asgjë, përpara dëshirës së madhe që unë kisha për t’u bërë me një fëmijë. Doktori, mbasi kishte vendosur vezën e fekonduar në mitrën time, më këshilloi se unë duhet të rrija dy javë shtrirë. Ashtu bëra, në familje kisha përkujdesjen maksimale , si nga motra ime, e cila më qëndronte në kokë për çdo gjë, por edhe nga pjesëtarët e tjerë të familjes. Të gjithë dëshironin që unë të kisha sukses në këtë lloj trajtimi që po bëja. Kaluan dhjetë ditë, dhe zemra më rrihte, ishin çastet e fundit ku unë do të merrja përgjigjen. Ditën që do shkoja në spital për të bërë analizën e gjakut, atë ditë në mëngjes më kanë ardhur dhe menstruacionet. Ai ka qenë zhgënjimi dhe dhembja më e madhe që kam kaluar. E kuptova që i gjithë ai mundim më kishte shkuar dëm kot. Si çdo grua e lënduar fillova të qaja, në krah kisha Albanin që më ngushëllonte. Atë ditë u zhgënjye edhe familja, e cila priste që unë të kisha rezultat, por siç thonë ca gjëra, i ka zoti në dorë. Edhe pse të mërzitur ata përsëri nuk ishin dorëzuar dhe më thoshin se ti do e përsëritësh prapë, pavarë- sisht se ajo lloj metode kërkonte shumë lek, dhe durim njëkohësisht. Mbas katër muajsh fillova përsëri trajtimin në një klinikë tjetër, mundohesha të mos e mërzisja veten, dhe të mos e mbaja mendjen aty, po ishte e pa mundur shikoja motrën, barku i së cilës rritej çdo ditë e më shumë dhe doja që dhe unë ta kisha atë fat. Fillova që një gjë të tillë ta kërkoja më çdo ngulm, por kjo ishte një ndjenjë që e mbaja brenda vetes, dhe nuk ua thoja të tjerëve, pavarësisht se ata kuptonin pozicionin tim. Pa u zgjatur shumë po u them se dhe hera e dytë dështoi. Doktori nuk më jepte asnjë lloj shpjegimi sepse gjërat si për mua dhe Albanin ishin në rregull, ai e lidhte dështimin në këtë proces me anën time psikologjike.

Duhet të heqësh ngarkesat psikologjike dhe emocionale, mos e shiko këtë trajtim që ne bëjmë si shpëtimin e jetës tënde, por si diçka normale, - tha doktori.

Vërtet mjekësia bënë punën e saj, por pjesa më e madhe për të patur sukses në këtë lloj metode i takon pacientit,- shtoi ai.

Ai më këshilloi që ne të bënim pushime si unë dhe Albani. Dhe ashtu bëmë, por pushimet zgjatën dy javë, pastaj fillonte rutina e përditshme. Kur shkoja në shtëpi dhe shikoja fëmijët e motrës, bëhesha shumë keq, ajo gjë më shkatërronte komplet. Akoma më keq u bëra kur në jetë erdhi fëmija i vogël i saj, atëherë shtëpia më dukej si një burg ku unë nuk merrja dot frymë. I them Albanit se duhet të jetojmë në shtëpi më vete. Ai as që nuk e mori parasysh kërkesën time.

-Nuk mund t’i thyej unë rregullat e familjes, -tha ai.

- Më kërko çdo gjë tjetër, por këtë nuk mundem të ta plotësoi.

Ndoshta ai kishte të drejtë, por brenda meje po ndodhte diçka që po më transformonte si njeri, ndjeja xhelozi për motrën time dhe kjo ndjenjë më tmerronte akoma më shumë. çdo natë i lutëm zotit të ma largoj ligësinë nga shpirti. Tashmë po bëj dokumentet, që trajtimin e radhës unë ta bëj në Turqi, për këtë u bë sebep motra ime, ajo i tha Albanit që duhet të shkoni jashtë vendit, me mendimin se atje do jem më e çliruar nga ana psikologjike. Në fakt, jam e trishtuar që unë nuk po bëhem me një fëmijë, por nga ana tjetër e falënderoj zotin që më ka dhënë një burrë të mrekullueshëm, dhe një familje për t’u admiruar. Të gjithë ata më duan dhe jetojnë me shqetësimin tim, dhe unë prandaj i lutem zotit, që të ma heq ndjenjën negative që më trazon shpirtin. Kjo familje nuk e meriton që të kenë në gjirin e tyre një nuse që nga dështimi i saj të fus përçarjen në mes tyre. Siç ju thash dhe më lart shumë shpejt do të kem trajtimin e radhës për të mbetur shtatzënë, dhe i lutem zotit që të më ndihmojë të mbajë në duar edhe unë fëmijën tim. Po ndahem këtu me ju miq të gazetës, për t’ju rishkruar përsëri për atë që do më ndodh. Shpresoj që të marr bekimet e gjithë atyre grave që kanë provuar ndjenjën e të qenurit nënë. Gjithashtu shpresoj qe zoti të m’i heq ligësitë nga shpirti dhe të më kthejë ndjenjën e dashurisë për motrën dhe fëmijët e saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.