TEST

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

(Vijon nga java e kaluar)

- Ti nuk duhet të ma kishe bërë këtë gjë, - i thashë dhe lotët më rrodhën mbi faqe.

- Unë gëzohem për ju, dhe unë duhet të isha e para që duhet ta merrja këtë lajmë të gëzuar, dhe jo e fundit, - iu përgjigja e revoltuar.

Më pas shkova në dhomën time mbylla derën nga brenda dhe shpërtheva në lot, ishte një situatë që as një grua nuk do doja që ta provonte. Motra më thërriste te dera, unë nuk i përgjigjesha, por vetëm qaja. Doja që ta kaloja ata situatë pa ardhur prindërit e tim shoqi, sepse nuk doja që ata të mendonin se unë isha ziliqare ndaj motrës time. Duke qarë më kishte zënë gjumi, dhe në ëndërr shikoja sikur në krahë mbaja një fëmijë të vogël, isha shumë e gëzuar, aq sa nuk mund të tregohej, por ëndrrën ma prishi trokitja e derës. Ishte Albani, e hapa derën, ai e kuptoi se unë kisha qare, madje e kuptoi dhe arsyen se përse qava. Ai më përqafoi.

- Mos u mërzit zemra ime, sepse dhe ne shumë shpejt do të mbajmë fëmijën tonë në krah, - tha ai duke më përqafuar me shumë ëmbëlsi.

– Në ditët e sotme nuk ka çift që të mbetet pa fëmijë sepse shkenca ka ecur.

Fjalët e tij më bënë që të ndihesha më e qetë. Sot unë po tregoj historinë time, por prapë nuk arrij ta shpjegojë me fjalë gjendjen time. Isha midis dy zjarreve, ose më saktë midis dy ndjenjave pozitive dhe negative, ato luftonin midis njëra- tjetrës. Mendja më thoshte që të mos isha ziliqare për atë që kishte ime motër, por zemra më drithëronte dhe nuk më linte të merrja frymë lirshëm. Dukej sikur ndjenja e xhelozisë po shtohej te mua edhe pse mundohesha që ta mbaja përbrenda. Fëmijët e motrës më donin shumë, më rrinin me duar në qafë, por sa më shumë ata më afroheshin, unë aq ma keq ndjehesha, dhe gjatë gjithë kohës më rrinin sytë me lot. Fillova të dobësohesha shumë, dhe kjo gjë ra edhe në sy të Albanit. Ai ishte pasuria ime më e madhe, ai më donte pa asnjë lloj interesi, ai e kuptonte botën time, vetëm nuk dinte çfarë të më bënte.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.