Djali im është 2 vjeç por nuk flet

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

I nderuar mjek kam një hall. Jam një nënë 30 vjeç e kam një djalë 2 vjeç e gjysëm. Lindi normal, ka një zhvillimin trupor normal madje duket me I madh për moshen që ka. Filloi të ecte 11 muajsh. Problemi im është që nuk flet por thotë vetem “aaaa” për çdo gjë. Gjashtë muajsh tha fjalën e parë dhe ka ngelur me atë fjalë, ndonjëherë kur është në lojë e sipër thotë “mamamama” pakuptim pa mu drejtuar mua. Dje, ia bënte e hidhesh mbi krevat. Dëgjon shumë mirë dhe kupton çdo gjë që i them, mban mend vënde të ndryshme. Nuk më jep rëndësi kur e mësoj. Kur i them ky quhet ujë, ai thotë “aaaa” e qesh. Si të veproj?

Psikopediatër: Selami Deraj, Poliklinika Qendrore: -Me sa më shkruani, deri në këtë kohë fëmija s’ka bërë zhvillim psikologjik normal në fushën verbale (të folurit) dhe marrëdhënieve shoqërore. Në moshën 2 vjeçare e gjysmë, fëmija duhet të dijë të paktën 200 fjalë (plusminus), të lidhë bashkëtingëlloret me zanoret me fjalë të thjeshta fillimisht, e më vonë edhe më të ndërlikuara, të shqiptojë të gjitha gërmat e alfabetit, të

- Duke u bazuar, te ky informacion i shkurtër i ankesës tënde dhe përgjigja duket pak e vështirë por mund të të orientojë se si ta zgjidhësh këtë problem. Së pari, duhet t’i drejtohesh një mjeku kardiolog për të përjashtuar patologji të rëndësishme kardiake. Gjithashtu dhe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.