Jam shtatzënë...

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Jam një vajzë 31 vjeçe dhe kam 10 vite që konsumoj hashash. Do ju lutesha të më jepni një këshillë pa më paragjykuar për situatën në të cilën ndodhem. Para 1 viti njoha një djalë suedez shumë mëndjehapur, nuk e kishte fare problem faktin që unë konsumoja dhe tani jam në një lidhje me të. Çështja është se unë mora vesh para 2 javësh se jam shtatzanë për fajin tim, sepse kam harruar të pij pilulat. Normalisht kjo ndodhi nga hallakatja që më jep hashashi. Djali është vërtet mëndjehapur por nuk e di sa mëndjehapur do jetë në momentin që do marri vesh që një femër që pi hashash gjithë ditën është shtatzanë dhe pret një fëmijë prej tij. Nuk kam ndërmend ta heq këtë fëmijë dhe asnjë fëmijë tjetër pasi nuk egiston në ndergjegjen time diçka kaq barbare. Këto dy javë nuk kam konsumuar asgjë pasi kam frikë për fëmijën. Ideja është se nuk di çfarë të bëj me këtë bukuroshin. Një mendje më thotë t’i fus shqelmin pa i thënë gjë se nuk e kam idenë se si do reagojë për një rast kaq delikat. Të ishte ndonjë shqiptar përshembull me kishte hequr qafe. Unë e dua djalin por jo aq shumë sa të më detyrojë të heq fëmijën. Nuk e di si të vrepoj, ju lutem më jepni një sugjerim me mend se mua ma ka bërë hashashi mendjen fushë.

Jeta Ime Arion Po nuk fole me të nuk ke si ta dish cfarë mendimi ka ai për fëmijën. Ka të drejtë ta di edhe ai se eshte babai i fëmijës.

Jona Jona Mendimi im është ky: lëre atë gjë, mendo se trashëgimtari yt po vjen në jetë, lëre hashashin sepse i bën keq fëmijës. Të jesh e lumtur qe ke familjen tënde motër sepse jeta familje është. Lëre drogën se po pive avashavash do ta vrasësh fëmijën tënd.

Bashkim Terziqi Merr këshilla nga psikologu më mirë. Hashashin e ke vështirë ta largosh kur e ke konsumuar me vite të tëra.

Romeo Balliu Baçe me lule e paske kokën, meqë the e dua këtë fëmijë dhe se hedh mbaje konsideroje si një dhuratë të zotit, i cili të dërgoi për t’u larguar nga ai ferr ku je aktualisht, droga nuk është bukuria e jetës që bëhesh. Dru, meqë s’ke kosumuar asgjë këtë kohë mere si një angazhim këtë detyrë si për vete si per fëmijën e dilni të dy nga kjo errësirë ku je zhytur. Sa për atë mashkull si të dojë nëse të do le të rrijë, nese jo le të ikë. Ke një ëngjëll në trupin tënd, mendo veç për të, zoti ju ndimoft që të treve.

Ezel Autor Per mendimin tim, bëji stop pirjes. Vëre në dijeni të dashurin dhe me mirëkuptimin tuaj krijoni një familje. Sa për adoptimin e fëmijës do të ishte një mëkat i madh. Për sjelljen e tij në jetë duhet ta lesh atë çfarë përdor, sepse ai është i pafajshëm dhe ti e vret me apo pa dashje me atë që konsumon.

Lulëzoje jetën, se jeta është e bukur, do ndihesh krenare kur të vijë në jetë engjëlli juaj i vogël . Ndërsa i dashuri në qoftë se ju do vërtet, patjetër që do ju ndihmojë sepse ëngjëlli është i të dyve.

La Stela del Mare Moj ti lër hashashin një herë, mendo për fëmijen pastaj nuk e di pse paramendon gjëra për të dashurin pa i treguar që je shtatzhanë. Merr masat shpëtoje fëmijën nga droga, mos i bej keq atij së nuk të ka faj ndërsa të dashurin falenderoje që të ka pranuar ashtu si je.

Francesca Jona Bazi Ku e di ti çmendim ka ai pa folur, duhet t’i marësh punët shtruar gocë se jeta nuk është hashash qe të shkatrron por familia. Ke përgjegjësi shumë të madhe, duhet të flasësh se edhe ai ka të drejtë ta dijë.

Majlinda Nasufi Po lëre atë gjë, mos e pi më dhe fol me të dashurin. Thuaj muhabetin, po pranoi mirë, po nuk pranoi ndaje dhe jetë te lumtur ti me bebushin tënd.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.