Si mund të komunikoni me ne?

Intervista - - POSTA -

- Të falesh apo te harrosh, kë do të zgjidhnit ju? Manzik

- Të falesh është virtyt, jo kushdo e ka, ndërsa të harrosh apo te mos harrosh kjo ka të bëjë me atë se çfarë rëndësie ka pasur për ty një lidhje në të shkuarën. Në qoftë se ka qenë e fortë nuk e harron dot, ti përpiqu sa të duash, nese ka qënë kalimtare dhe e parëndësishme nuk ja vlen për ta mbajtur në kujtesën tënde. Turi

- Lejoje gëzimin e së ardhmes të fshij dhimbjen e së shkuarës, bëje këte në qoftë se ke ndjenja të forta femerore! Erion

- E bukur kjo Bia por duhet te kesh kurajo te ecesh para. Silvana

- Asnjëherë mos fli me inat, sepse kurrë nuk mund ta dish nëse personi tjetër me të cilin je mërzitur do të zgjohet sërish. Gjithmonë fal dikë, sepse nuk e di a do të flasësh me ta sërish. Gjërat ndodhin, kalojn! Mbase është e vështirë të harrosh, por fal. Fal sepse të falesh do të thot të harosh dhe është gjest human është më mirë ta bësh me kohë, sesa mundesitë për të thënë ‘ më fal’ apo ’të dua’ mos të të vijnë më kurrë... çdo njeri e meriton një shans të dytë ! Stela

• Në REDAKSI jeni të mirëpritur nga enjten në orën 13.00-14.00

• Me MESAZHE SMS ne numrin celular 0693430733 ne cdo ore te dites dhe te nates.

• Me LETER ne adresen: Rruga e Dibres 133, Tirane, Shqiperi. • Me E-MAIL gazetaintervista@gmail.com • Letrat tuaja mund t’i lini edhe ne KUTINE POSTARE ne hyrjen e redaksise

• Ata qe deshirojne t’i botojne letrat e tyre me PERPARESI, duhet te bejne nje pagese prej 500 lekesh. Pagesat mund te behen prane zyrave te PTT me adresen e gazetes, ose degeve te bankave ne numrin e llogarise 3372 BKT 1 Tirane. Ne Greqi pagesa prej 4 Eurosh duhet bere ne ne te gjitha agjencite e bankes Alpha Bank ne cdo qytet apo lokalitet te Greqise, me numer llogarie 112002101-298758. Mos harroni qe nje kopje te mandatarketimit te parave ta dergoni bashke me kerkesen...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.