PYESNI

Intervista - - POSTA -

-Si e konsideroni mbylljen e Facebook. Dritani

8 Arsyet pse duhet të mbyllet llogaria e juaj Facebook

1. Krijon varësi të pavetëdijshme - Varësia ndaj Facebook nuk i ngjan varësive të tjera pasi ju nuk e kuptoni që jeni i varur prej saj.

2. Humbet- respekti ndaj vetvetes - Kërkimet e shkenctarëve tregojnë se shumica e përdoruesve të Facebook humbin respektin dhe besimin në vetvete sa herë që shikojnë fotografitë e shokëve të vet.

3.69 % e punëkërkuesve nuk fitojnë dot punën e re për shkak të përmbajtjes së profilit të tyre në Facebook. Por edhe mbyllja nuk është zgjidhje pasi disa nga punëdhënësit, mos hapjen e llogarie në Facebooke shohin si problematike.

4.Aplikimet për shkollë - Gjatë kryerjes së aplikimeve përditësimet në Facebook ju shpërqëndrojnë pasi një pjesë e trurit vazhdimisht merret me atë se çfarë do të shfaqet pas pak.

5.Dhimbja e ndarjes Nëse keni përjetuar një ndarje të dhimbshme, është më mirë të mbyllni Facebook-un pasi do të filloni të mërzisni të tjerët me postimet tuaja.

6. Xhelozia - Shumica e kërkimeve tregojnë se Facebook i bën njerëzit xheloz dhe jo të lumtur. Postimet e vazhdueshme të momenteve më të mira i bën të tjerët të xhelozojnë, të merren me thashetheme dhe të mos jenë të lumtur.

7.Është armik i provimeve - Në kohën e provimeve, në vend që të përqëndrohesh në mësime, të kontrollosh çdo 5 minuta çfarë kanë postuar të tjerët nuk të ndihmon aspak.

8. Ruajtja e privacisë - Shpërndarja e fotove dhe të dhënave tuaja në internet si dhe përdorimi i mundshëm i këtyre fotografive nga të tjerë është një arsye e mjaftueshme për t’i thënë “Lamtumirë” Facebookut. Zana

Jam Ana dhe kam një pyetje për meshkujt. Nese do ja u dridhte e dashura çfarë do zgjidhnit të bënit? Do e linit apo do e tradhëtonit edhe ju për të larë hakun? Gaqe

-Jo, do e komplimentoja, do i thoja bravo, po çfarë i kini keto pyetje pa sens ju femrat e sotme. Sofika

-Normale qe do e lija, po mbasi te kisha tall pak b.... Ermen

-Do ta lija. Toni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.