Si veprojnë shenjat para, gjatë dhe pas një lidhjeje

Intervista - - HOROSKOPI -

Peshorja Afërdita do të hyjë në shenjën tuaj në datën 10 dhe do të qëndrojë aty për dy javë, pra do të jetë një periudhë e mirë takimesh për beqarët. Nëse jeni në çift, përpiquni të bëni më shumë gjëra së bashku, sepse kështu edhe punët e shtëpisë do të ndahen më mirë. Nuk ka arësye pse duhet ta bëjë gjithë punën njëri apo tjetri. Rifillimi i punës do të jetë i vrullshëm, por ju do të dini të organizoni kantierin. Akrepi Do të jetë një periudhë pritjeje dhe analize. Megjithatë, ju do të ndjeheni më të qetë nga brenda do të dini të ndryshoni në thellësi. Plutoni do t’ju ndihmojë t’i bëni pyetjet e duhura vetes. Miqtë janë shumë të pranishëm rrotull jush, prandaj lërini të kujdesen pak për ju. Nuk ka pse luani rolin e Supermenit, edhe ju mund të keni nevojë për ndihmë. Një miqësi e re do të tregohet shumë e rëndësishme në të ardhmen, pasi do t’ju ndihmojë të ndjeheni më të mirë me veten dhe të tjerët. Shigjetari Marsi dhe Saturni nuk janë në pozicion shumë të mirë këtë javë, kështu që ju mund të keni dyshime dhe pyetje, por gjithçka do të rregullohet pët Shigjetarët me fat. Në punë duhet të vlerësoni dhe organizoni çdo gjë. Komunikoni kur është e nevojshme, mund të keni vonesa ose konflikte planifikimi, por gjithçka do të zgjidhet nëse jeni të durueshëm dhe të organizuar. Karriera para së gjithash. Do të keni shumë

projekte që rrinë pezull, ju takon juve të caktoni prioritetet e duhura. Bricjapi Gjithçka do të shkojë në vendin e duhur në jetën tuaj, ju do të kontrolloni të gjitha elementet e planifikuara dhe do të ndjeheni më të sigurtë në vetvete. Tregohuni të gatshëm për të pranuar ndryshimet që do të ndodhin në jetën tuaj, megjithëse nuk jeni ju që do të vendosni për gjithçka. Rregulla të reja në punë,

Cila është marrëdhënia jote me dashurinë para, gjatë dhe pasi përfundon një lidhje? Çdo shenjë e horoskopit vepron ndryshe nga tjetra, por edhe brenda shenjës gjërat ndryshojnë sipas rastit. Le të lexojmë më poshtë përgjigjet me një dozë humori. Dashi Para lidhjes: Hobi është gjuetia. Një Dash do ta ndjekë dhe do ta kërkojë dashurinë si askush tjetër. Sa më e vështirë preja, aq më shumë i shtohet interesi. Po më pas?

Gjatë lidhjes: Dashuri apo luftë? Mërzitet lehtë dhe lidhja duhet të rinovohet. Për Dashin rinovimi është ose seks epik, ose zënie epike. Dashuri dhe luftë baraz me lumturi në lidhjen e një Dashi. Ç’të thuash?

Pas lidhjes: I thyej të gjitha. Mos e shih kështu, një Dash shqetësohet kur ndahet. Nuk qan, nuk shtrihet përtokë, as nuk mbyllet në shtëpi. Shqetësimi i tij shprehet me nerva, shumë nerva dhe mjerë ai që i del përpara në ato momente. Demi Para lidhjes: Të njihemi më parë. Një Dem nuk lidhet kaq shpejt. Në fillim, kur një Dem krijon një lidhje (mendon se) do ta mbajë përgjithmonë. Për këtë arësye e “skanon” mirë partnerin/ en e mundshëm, gjykon logjikën e tij, pastaj ndjenjat dhe më pas bëjmë përpara!

Gjatë lidhjes: Rutinë. Merr një litar të trashë, bën një gonxhe të mirë dhe ja ku e lidhi gomarin! E arriti sigurinë e tij, spirancën e tij, partneri tashmë është i tiji dhe nuk ka nevojë të përpiqet për asgjë. Nuk është kështu zoti Dem....gomari lehtë mund ta mbllaçisë litarin dhe të fitojë lirinë...

Pas lidhjes: Humbas busullën. Edhe kur është zgjedhja e tij, edhe kur nuk ka mbetur gjurmë ndjenje brenda tij, fakti që po ndahet, që do të ndryshojë përditshmërinë, zakonet e tij, rutinën dhe që duhet ta fillojë përsëri nga fillimi, të njohë dikë, të fillojë të ecë përpara në një lidhje, e rrëzon përtokë... Binjakët Para lidhjes: Flirt. Do të flirtojë me çdo mënyrë, pa u lodhur dhe me shumë vetë njëherësh! Ai që do të ketë trurin më joshës, por që njëkohësisht do të arrijë të luajë me trurin e tij inteligjent, do të ketë edhe prioritetin!

Gjatë lidhjes. Flirt. Është ai/ajo që di të flirtojë edhe gjatë lidhjes! Puna është se flirti nuk i rezervohet vetëm partnerit/es...Hmmm...

Pas lidhjes: Flirt. Ilaçi për të kapërcyer një ndarje është përsëri dhe sigurisht...flirti! Shumë flirt. Gaforrja Para lidhjes: Jo vetmi. Nuk e duron vetminë, ka frikë, vuan dhe do një partner që të kujdeset për të dhe ai, nga ana tjetër ta mbrojë...për gjithçka! Plotësojnë njëri-tjetrin.

Gjatë lidhjes: Ngrohtësia ime. Lidhja për të është një shtëpi e dytë, shtëpia e tij personale, ku do vërë kokën, të mbrohet dhe të qëndrojë gjithmonë aty. Nëse bëhet zakon akoma më mirë. Thuhet se Gaforret janë ata që komunikojnë më shumë me partnerët e tyre, bile edhe nga banjoja!

Pas lidhjes: Nuk mund t’i harroj ato flokë të arta... E ka shumë të vështirë ta kapërcejë ndarjen. Por edhe po e kapërceu dhe ra prapë në dashuri, gjithmonë do ta kujtojë dashurinë e vjetër...gjithmonë...

(Vazhdon javen tjeter)

një sistem i ri pune, një shef që merr frerët e punës në dorë, ose ju do të hapni biznesin tuaj...Do të ketë ndryshime, por mos u stresoni, sepse gjithçka do të bëhet mbi baza të forta. Ujori Do të jetë një javë transformimi të brendshëm, do të hapeni ndaj eksperiencave të reja, gati për të pranuar pikëpamje të ndryshme. Ju do të keni shansin të bëni takime të reja miqësore, jashtë mjedisit tuaj të zakonshëm. Hidhini një sy financave tuaja, përndryshe do të dilni me minus. Do t’ju ndihmojnë Jupiteri dhe Mërkuri në shenjën e Virgjëreshës. Nëse jeni vetëm një takim i ri mund të përvijëzohet

në horizont nga java që vjen. Peshqit Do të keni zgjidhje për të bërë në fushën sentimentale, prandaj do të ketë edhe diskutime. Ç’nivel pavarësie apo afërsie doni ju? Marëdhënie seksuale, apo serioze, bashkëjetesë apo fëmijë? Ju do të hapni letrat në tavolinë. Kujdes, rrezikoni të tregoheni emotivë dhe të rrëmbeheni, ndërkohë që duhe të tregoheni të qetë, por partneri/ja duhet t’ju njohin tashmë dhe e dinë si do të reagoni. Në punë gjithashtu prisni ndryshime. Do të ketë vonesa në këtë drejtim, por duhet të tregoheni të duruar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.