Të fshehtat e vellnave të reja të "Fiksit"

Intervista - - FAQE 1 -

Ndërsa fytyra e “Fiks Fare” po ndryshon, velinat, Brisi dhe Anisa, do të jenë të njëjtat. Vajzat do të vazhdojnë të qëndrojnë në Fiks, këtë herë në krah të dy drejtuesve të rinj, por jo të panjohur për publikun, Devis Muka dhe Dorian Ramaliu. Nëse doni të mësoni më shumë për lëvizjet e reja në programin e njohur investigativ dhe angazhimet paralele të vajzave, por dhe detaje nga jeta e tyre personale, atëherë mos vononi të lexoni bisedën e gjatë që kemi bërë me to.

Mia Buci: - Vajza si e pritët lajmin që, pavarësisht ndryshimeve të fundit, ju do të vazhdonit të ishit ende velinat e “Fiks Fare”?

Brisi: - Ne jemi pjesë e këtij formati prej dy vitesh tashmë të realizuar me përkushtim e sukses nga një staf I madh dhe i konsoliduar. Por formate të tilla, gjithmonë kanë nevojë për risi dhe përmirësme. Lajmin që do të ishim përsëi pjesë e këtij formati, e prita shumë mirë për vetë faktin që na u besua ne ky rol, pavarësisht ndryshimeve të shumta që u bënë. Për më tepër, është gjithmonë kënaqësi të jesh pjesë e një emisioni të rëndësishëm siç është “Fiks Fare” apo e gjigandit “Top Channel”.

Anisa: - Të lumturaaa…! (Qesh) Të lumtura nga fakti që këtë vit do të jemi ne të vetmet velina të “Fiks Fare”. Ndihem me fat që jam pjesë e këtij emisioni, ndaj do ta përkufizoja pa mëdyshje si një ndër eksperiencat më të bukura, që besoj se do të mbetet gjatë në kujtesën time edhe në të ardhmen.

- Çfarë ndikimi pati tek ju fakti që drejtuesit e Fiks-it do të jenë të tjerë tashmë?

Brisi: - Nuk pati ndonjë ndikim të veçante, sepse ne jemi njohur më parë me prezantuesit e rinj, gjatë një tjetër program, siç është “Pa Limit”, gjë që do të thotë se ata nuk janë krejtësisht “të rinj” për ne. Por, nuk është e vështirë të përshtatesh me frymën pozitive që ka stafi dhe me njerëzit e mirë që përbëhet ai.

Anisa: - Ky fakt nuk është se krijoi ndonjë habi tek unë, pasi prej kohësh diskutohej që do të kishte ndryshime në “Fiks”. Madje, shpeshherë bëheshin edhe audicione. Thjesht pritej momenti i duhur

për një ndryshim të duhur.

- Me cilin nga prezantuesit e mëparshëm ishit afeksionuar më shumë?

Brisi: - Një periudhë të gjatë ne kemi qenë në ekran çdo të premte me Albana Osmanin dhe Doktorin. Për pasojë dhe afrimiteti me ta ishte më i madh. Por kemi punuar edhe me Fiori Dardhën dhe Doktorin gjatë sezonit të kaluar ku shfaqeshim në ekran nga e hëna në të enjte. Edhe Fiori është e mrekullueshme. Të gjithë kanë qenë shumë të mirë me ne, na kanë ndihmuar e na kanë mbështetur. Doku është i dashur dhe i sjellshëm me të gjithë, por personalisht, ndoshta dhe nga fakti që kemi punuar për një kohë më të gjatë me të, jam më e afeksionuar me Albanën.

Anisa:- Me secilin prej tyre kam krijuar një marrëdhënie të veçantë. Të punosh me ta, gjithmonë ka qenë kënaqësi. Fiori është siç ka emrin, i thoja gjithmonë “lule”, mjaft inteligjente, e shoqërueshme, e qeshur gjithmonë. Doktori është unik, plot dije dhe mjaft i talentuar. Gjithmonë më bën të qesh me batutat e tij. Personat që e njohin nga afër, e kuptojnë vërtet se sa vlera ka dhe se sa pozitiv është. Albanën, preferova ta lë për në fund si ëmbëlsirë që është. E lindur për television, do të thoja. Një ndër prezantueset më të zonja që kemi. Përveçse e bukur dhe e zgjuar, është e kompletuar në tërësi.

- Mendoni se do të mirëpritet “Fiks- i” i ndryshuar?

Brisi: - Përgjithësisht njerëzit janë skeptikë për gjërat e reja. Mësohen me disa imazhe të caktuara, pa të cilat këto formate duket sikur nuk do të jenë të njëjtët dhe nuk do të funksionojnë siç duhet. Nuk ka arsye pse të mos mirëpriten ndryshimet e reja. Gjithçka është bërë për të mirën e emisionit. Për të ndihmuar më shumë njerëzit që është edhe qëllimi kryesor i këtij emisioni dhe për ta bërë publikun të ndihet sa më mirë gjatë atyre minutave që shfaqet ky emision në ekran.

Anisa: - Sigurisht që do të mirëpritet. “Fiks Fare” është një format me një audiencë të lartë për vetë temat që trajton, të cilat janë gjithëpërfshirëse. Po punohet shumë që cdo gjë të jetë ashtu sic duhet.

- Krahas punës në televizion, cilat do të jenë angazhimet e tjera tuajat në vazhdim?

Brisi: - Prioritet ka shkollimi. Unë këtë vit filloj universitetin dhe sigurisht që është angazhimi kryesor, krahas punës. Më pas vijnë gjërat që kam planifikuar të bëj dhe qëllimet që duhen arritur.

Anisa: - Një tjetër angazhim të cilit unë duhet t’i përkushtohem shumë, është masteri për financë- bankë. Këtë vit, vazhdoj vitin e dytë që është mjaft i rëndësishëm pasi me të finalizohen gjithë këto vite punë dhe përkushtim.

- Ish -velinat e tjera e kanë gjetur mënyrën për të vijuar me televizionin. Disa prej tyre janë prezantuese të njohura madje. Mendoni të ndiqni edhe ju të njëjtën rrugë?

Brisi:- “Fiks Fare”, ka qenë gjithmonë një trampolinë e mirë për të hyrë në botën e televizionit dhe jo vetëm si prezantuese. Shumë prej vajzave të cilat kanë qenë velina më parë, kanë krijuar një profil të mirë të tyrin në television. Besoj se dhe ato që nuk kanë qëndruar pjesë të ekraneve, “Fiks-i” i ka ndihmuar në karrierën e tyre. Sigurisht që dua të mbetem pjesë e ekranit në të ardhmen, sepse të qënit velinë e ka një afat skadence. Gjithmonë kam dashur të bëhem prezantuese dhe kjo është një ndër pikat kryesore që dua të arrij në karrierën time, por nuk është e vetmja sigurisht. Si brenda “Fiks Fare” dhe jashtë tij, duhet punë dhe përkushtim për të arritur gjërat. Prefencat dhe synimet e mia mbeten brenda televizionit dhe unë dua ta provoj veten në gjëra të ndryshme. Do mundohem t’i përmbush të gjitha synimet që kam. Shpresat nuk i kam varur tek “Fiks-i”, por tek vetja gjithsesi.

Anisa: - Asnjëherë nuk ndjek rrugën e planifikimeve për të ardhmen. Gjithçka ia lë në dorë fatit. Është ai që shpesh na rezervon surpriza dhe shtron para nesh zgjedhje që ndoshta as nuk i kishim menduar më parë. Ndaj edhe rrugën drejt televizionit ia lë kohës...

- Ecni më shumë me intuitën apo me logjikën?

Brisi: - Ne femrat njihemi për intuitën e zhvilluar qe kemi. E mira është t’i bësh gjërat duke të drejtuar logjika, por ndonjëherë ia lë intuitës në dorë dhe qëllon që ka dhe të drejtë.

Anisa: - Me logjikë, pasi ndonjëherë intuita të zhgënjen.

- Cila është ajo gjë që nuk do ta bënit përsëri?

Brisi: - Në jetën private ka shumë gjëra që nuk do t’i kisha bërë më. Për sa i përket karrierës nuk kam ndonjë gjë që nuk do ta bëja sërish. Çdo gjë ndodh për një arsye. Gabojmë që të mësojmë. Kjo është e bukura e jetës, që ti ke mundësi të përmirësohesh. Të rritesh dhe të kuptosh çfarë duhet të bësh e çfarë jo, e të mos i përsërisësh më ato që nuk të pëlqejnë. Përndryshe çfarë kuptimi do të kishte të bënim çdo gjë perfekt. Unë nuk pendohem për gjërat që kam bërë deri më tani. Më kanë rritur dhe kanë formuar këtë njeri që unë jam sot.

Anisa: - Nuk mendoj që në jetë kam gabuar aq shumë, apo kam bërë dicka ekstreme aq sa t’i druhem për të mos e kryer përsëri.

- Disa fakte interesante rreth secilës që ju nuk i keni përmendur shpesh, janë?

Brisi: - Jam shumë nevrike, më shumë se ç‘duhet. Kam një inat të tepruar. Dua të dalë gjithmonë ajo që unë mendoj. Kur dua diçka, e arrij. Flas shumë, ndonjehere dhe kur nuk duhet. Tregova shumë defekte më duket. (Qesh)

Anisa: - Më pëlqen shumë të udhëtoj në vende malore dhe bregdetare, si dhe të eksploroj natyrën. Dashuroj kafshët… Dashuria për to më ka lindur pas marrjes së qenit tim, Pinki.

- Nëse po bisedoni dhe gjatë bisedës përhumbeni, ku jeni me mendime në ato momente?

Brisi: - Hmm, nuk e di, besoj se do ta kisha mendjen tek njëmijë gjërat që më duhet të bëj këtë shtator dhe gjatë vitit.

Anisa: Zakonisht, kur bisedoj, mundohem të ruaj vëmendjen tek folësi pa u përhumbur, duke qenë se kjo gjë përbën edhe mungesë respekti. Por nuk mund të mohoj që ka situata të caktuara mes të cilave ka momente që mund të përhumbem si çdo njeri për arsye nga më të ndryshmet. Përhumbje të cilat me siguri mirëkuptohen nga bashkëbiseduesi.

- Sa kohë iu është dashur partnerëve tuaj përkatës t’ju vijnë nga pas derisa të bëheshin të dashurit tuaj?

Brisi: - Një periudhë e mjaftueshme sa të më mbushte mendjen që ishte më i mirë se të tjerët, pastaj një periudhë tjetër që të më mbushte mendjen që duhet të lidhesha me të dhe pastaj një periudhë të gjatë që të më bënte të kuptoja që lidhja ia vlente me të vërtetë. Haha. Përpos shakave,dhe rastit tim konkretisht, i qëndroj besnike modelit të lidhjeve ku vëmendjen e ka femra. Femra është e vështira, ajo merr vëmendjen dhe përkujdesjen. Dashurinë, fjalët e bukura dhe lulet. Femrat janë delikate, duan përkushtim dhe romanticitet. Romanticiteti nuk është asnjëherë jashtë mode. Këto gjëra janë të rëndësishme në fillim, sepse sigurisht me kalimin e kohës gjërat bëhen reciproke.

Anisa: - Nuk preferoj të jap një mendim në lidhje me këtë pyetje.

- Pse i dashuri i secilës është më i miri që mund të gjendet?

Brisi: - Mund të jetë ose do të jetë më i miri për mua, sepse unë zgjedh më të mirën për veten. Anisa: No comment. - Cili është talenti juaj i fshehur?

Brisi: - Talenti im i fshehur është gjumi.(Qesh) Kanto është njëri prej këtyre talenteve të cilin unë nuk e përmend shpesh, thuajse fare. Jam rritur duke punuar për të dhe e kam lënë pas dore për një kohë të gjatë, në periudhën kur duhet t’i përkushtohesha akoma më shumë sepse ishte mosha kur zëri formohet plotësisht, etj. Do t’i rikthehem sërish, pasi më pëlqen vërtet dhe shpresoj të arrij atje ku duhet të isha nëse do kisha punuar sistematikisht.

Anisa: - Nuk kam ndonjë talent të fshehur.

- Sporti ekstrem që do të donit të provonit?

Brisi: - Rafting, surfing, mountain climbing (ngjitje në mal)… Këto më vijnë në mendje tani që do të doja t’i provoja.

Anisa: - Nuk jam tip aventuriere dhe u trembem sporteve ekstreme. Po nuk e di pse këto kohë më ka lindur dëshira të bëj hedhje me parashutë.

- Për ç’arsye do të nisnit ta mendonit serozisht idenë e një kursi karateje?

Brisi: Për vetëmbrojtje. Haha Pse jo? Unë nuk jam ndonjë dashamirëse e asnjë lloj sporti në fakt, nuk më tërheqin ato. Por është diçka që i bën mirë trupit dhe nëse trupi është mirë, edhe mendja është mirë. Kështu që për të qenë e shëndetshme dhe në gjendje të

mirë fizike, do ta bëja.

Anisa: - (Qesh) Kursi i një karateje s’do të ishte keq për t’u ndjekur. Mund të vlente në momente të caktuara ndaj njerëzve të caktuar që e meritojnë t’u tregosh disa veprime karateje. (Bëj shaka)

- Hera e fundit që ju ka përndjekur një admirues? Si ndodhi shkëputja?

Brisi: - Një person që une nuk e njihja, për rreth 2 vjet më shfaqej kudo. Kur dilja në mëngjes nga shpia për në shkollë, kur kthehesha nga shkolla. Kur dilja mbasditeve. Më shfaqej gjithandej. Nuk më fliste dhe nuk bënte asnjë lloj reagimi, thjesht më shoqëronte gjithmonë disa hapa pas. Në fakt nuk më friksonte shumë, më tepër u bë i bezdisshëm. Më pas thjesht u zhduk. Ndoshta ngaqë unë ndryshova shumicën e ditës time dhe nuk i njihte me oraret kur dilja, kur shkoja në shtepi, apo ku shkoja. Por ka kaluar rreth një vit që nuk e shoh më. Anisa: - Ekrani gjithmonë ta dhuron famën sado e madhe apo e vogël qoftë ajo. Edhe pse më ka ndodhur që në momente të caktuara më kanë komplimentuar në rrugë njerëz të ndryshëm, nuk mund të kem

iluzione për nivele të larta fame. Më shumë do ta konsideroja si një adhurim që njerëzit shfaqin për të bukurën, duke mos hezituar të shprehin edhe ndonjë fjalë të mirë. Fama e vërtetë mendoj që kërkon shumë punë, përpjekje, besim në vetvete si dhe një eksperiencë të gjatë. - Thashethemi i fundit që dëgjuat?

Brisi: - Thashethemi i fundit që kam dëgjuar ishte një budallallëk me brirë. E për më tepër, lloji tipik i thashethemit që qarkullon në përgjithësi për vajzat. Temë që s’vlen ta konsumosh.

Anisa: - Thashethemet nuk e kanë kurrë një fund. Unë as që ua vë veshin dhe vazhdoj drejtimin tim pa u influencuar sadopak prej tyre dhe prej atyre që zgjedhin të ushqehen me to.

- Si nis dhe si mbyllet dita juaj?

Brisi: - Dita ime gjatë verës fillon me mëngjesin që nuk mungon asnjëherë. Më pas sigurisht një kafe për t’u zgjuar dhe bëhem gati për plazh. Zgjedhim vendin ku do të shkojmë atë ditë me familjen ose shoqërinë. Qëndroj ne plazh deri mbasdite vonë. Gjatë plazhit, zgjedh mënyra të ndryshme për t’u argëtuar, libra, lojëra dhe gjëra të tjera në varësi të ambientit. Ka një orë të caktuar për foto. (Qesh) Më pas kthehem dhe mbaroj të gjitha gjërat personale që kam për të bërë. Nëse atë ditë nuk e kam kaluar me familjen, qëndroj me ta ose shkoj të takoj të afërmit, si gjyshen, apo të tjerët që vijnë zakonisht gjatë verës duke qenë se jetojnë jashtë dhe jam shumë e lidhur me ta. Darka më pas është e ndryshme, mund të dal të ha jashte, të pi ndonjë gjë me shoqërinë, por mund të qendroj dhe në shtëpi të shoh ndonjë film nëse ndihem shumë e lodhur atë ditë. Kjo është dita më e zakonshme gjatë periudhës së verës.

Anisa: - Unë adhuroj çdo ditë të jetës time për faktin se falë përpjekjeve të mia nuk janë kopje të njëra- tjetrës.Ngrihem në mëngjes, shkoj në shkollë, më pëlqen të lexoj libra, të shoh filma në kinema, të kujdesem për veten duke frekuentuar qendra estetike, të dal mbrëmjeve me

shoqërinë, të udhëtoj fundjavave me familjen e të tjera me radhë. E rëndësishme është që në jetën time nuk ka vend për monotoni. - Mbrëmja ideale romantike?

Brisi: - Në fakt, unë mendoj se më mirë se të ha një darke me nga një gotë verë, pranë bregut të detit, nën dritën e hënës, pasi më ka dhuruar një buqetë të bukur lulesh me një dedikim romantik, është të shkojmë të bëjmë ndonjë hedhje me parashutë bashkë. Do e mbaja mend më gjatë.

Anisa: - Mendoj që një mbrëmje nën dritën e qirinjve me peisazh detin do të ishte ideale.

- Cila është pyetja që nuk do t’i përgjigjeshit? Brisi: - Pyetjeve që i përkasin jetës private. Pyetjeve që mund të cënojnë të afërmit e mi. Nuk do t’i përgjigjesha sepse jeta ime private dhe të afërmit e mi i konsideroj të shenjtë dhe nuk mund të lejoj askënd t’i përgojojë dhe t’i prekë. Anisa: - Nëse pyetja do të kishte të bënte me jetën private, sigurisht që nuk do të ktheja përgjigje. Preferoj të jem diskrete. Jetën private e ruaj me fanatizëm, duke mos kaluar

përtej asaj që quhet korniza e privatësisë.

- Një pyetje për njëratjetrën?

Brisi: - Gjëja që urren më shumë tek vetja?

Anisa: -Nuk kam ndonjë gjë që urrej.Mbase mund të mos më pëlqejë fakti që fal shpejt,nuk mbaj mëri.

Anisa: - Unë kam shumë besim që lidhja jonë miqësore do të vazhdoj edhe në të ardhmen, përtej punës që na bashkon sot. Doja të dija nëse edhe Brisi i bashkohet kësaj që unë besoj.

Brisi: - Nuk m'u ndave moj. U bënë 2 vite që më nxin jetën.(Qesh) Ne jemi njohur në ambientin e punës por marrëdhënia jonë shkon përtej kësaj. E tillë ka qenë që në fillim,kemi gjetur gjuhën e përbashkët,si në punë dhe jashtë saj. Pavarësisht punës dhe ndonjë grindje të vogël,gjithçka mbetet aty. Jashtë ne jemi shoqe të mira. Anisa është një vajzë e mrekullueshme. Më ka pëlqyer që në herët e para kur e kam takuar, madje dhe gjatë audicioneve ishte e preferuara ime dhe pse nuk e njihja nga afër. Ska asnjë arsye që kjo miqësi të mos vazhdojë edhe pas përfundimit të Fiks Fare. Love you! (Sapo bëra një deklaratë publike dashurie ) (Qesh)

- Vajza, ku do të jeni pas kësaj interviste? Brisi: - Do të dal të takoj time më, që po më pret për të më bërë një listë të tërë pyetjesh dhe kritikash për përgjigjet e mia. (Qesh) Anisa: - Duke ndjekur rutinën e ditës time, ndoshta duke lexuar librin tim të preferuar të momentit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.