Ilir Metës do t’i japim me konçesion Jolezën që të qetësohet

Kaso Kosa takon Edi Ramën

Intervista - - FAQE 1 -

Pasi mora vesh për takimin Rama-Meta, ashtu si dhe shumë shqiptarë, isha shumë kurioz për të ditur se çfarë ishte biseduar në atë takim. Ndaj i bëra një kërkesë për intervistë Kryeministrit. I lumtur për përgjigen e shpejtë të tij mbërrita në Kryeministri…

Kaso Kosa: - Nuk më besohet që iu përgjigjet kaq shpejt kërkesës sime për t’ju takuar zoti Kryeministër…

Edi Rama: - Dëgjo Kaso, herë pas herë ndjej nevojën, që të takoj gazetarë ose njërëz që janë rëndë me shëndetin mendor, si puna jote përshembull.

- E pse mendoni që unë jam rëndë dhe pse e paske të nevojshme?

- Mendoj se je rëndë, se në radhë të parë te kërkesa jote shkruhej se dua që të takoj Kryeministrin, se dua të vërtetoj që ka biseduar me Ilir Metën dhe në radhë të dytë e kam të nevojshme sepse ngushëlloj veten. I them vetes, shiko se ka më keq se ty, jam njeri normal.

- Gjithsesi, është privelegj për mua që një Kryeministër të ndihet kaq mirë në praninë time, këtë privilegj që nuk e ka as Ilva Tare në fund të fundit. Nejse, të futemi në thelb të intervistës dhe ti gjithashtu mund të vazhdosh të bësh batuta gjatë rrugës.

- E ke gabim Kaso, unë nuk bëj batuta nëse nuk ka të paktën 40 veta rreth e rrotull, vetëm ashtu më kap euforia. Gjithësesi, mund të vazhdosh me pyetjet e tua, jam gati.

- Të falenderoj. Cila ka qenë qendra e bisedimeve me Metën?

- Dëgjo Kaso, Meta po kalon një periudhë të vështirë për sa i përket ndjenjave të tij. Është i pa vendosur, i turbulluar, nuk di kë do, kë ka për seriozisht dhe kë ka për të kaluar kohën. Shikon ëndrra erotike me Sali Berishën dhe përfundon në shtrat me Niko Peleshin. Pastaj fton për të kaluar një drekë romantike Koço Kokëdhimën dhe përfundon duke ngrënë drekë me mua. Qëndra e këtij takimi, ka qenë mbi luhatjet e tij emocionale. Ehe vetë Meta po çuditet nga kjo gjë, pasi ai ka qenë gjithnjë i palëkundur sentimentalisht, por kësaj here po i del situata nga kontrrolli dhe më duket se ka rënë në dashuri me gjithë parlamentitn. Si duket posti si kryeparlamentar, i ka ndikuar për keq. - … dhe ju çfarë i rekomanduat që të bënte lidhur me këtë situatë psiqike që e ka kapur? - Unë i ofrova me koncension Jolëzën. Të paktën kështu, Iliri ka për t’u normalizuar goxha, më beso. - E ç’lidhje ka Jolëza me stabilizimin e Ilirit ?

- Siç ju thashë edhe pak më parë, njeriu gjithnjë ka nevojë të shikojë dikë që është më keq se vetja për të kuptuar që është mirë dhe të ngushëllohet, sepse kjo gjë e qetëson dhe e ben të ndihet në rregull. Nëse Iliri dëgjon muhabetet e Jolëzës të tipit : « Isha në bllok dhe pashë Majlinda Bregun, pak me tutje më shkeli syrin Ilir Beqaj, aty kalon një shoqe më fton një në pub ku ishte edhe Eglantina Gjermeni striptiste, zgjohem në mëngjes te pallati i Sajmir Tahirit, më fton një shok për kafe , shkoj dhe kamarier ishe Endi Fuga. Çohemi për të paguar, por kafet na i ka paguar Niko Peleshi. Përfundimisht mendova se duhet bërë gjenerata se nuk ka rrugëzgjidhje tjetër. » e të tjera e të tjera, e kipton ëë nuk është shumë rëndë, madje e kupton që është mirë krahasuar me Jolëzën…

- Dhe ti mendon se do ketë një stabilizim të ndjenjave të Ilir Metës pasi të marrë me konçension Jolezën?

- A mendoni se Iliri ka ndjenja më të thella për ty se sa për të tjerët, sepse dikush e ka parë këtë takim si rtikthim të dashurisë nga ana e tij për ty?

- Kjo është e vështirë të identifikohet pa marrë stabilizimin e duhur nga Jolëza. Le të presim pak ditë Kaso. Jolëza ka efekt të menjëhershëm

- Unë shpresoj që kjo gjë të shkojë sa më mirë dhe pa lëndime zemrash. Ju falënderoj për intervistën zoti kryeministër.

- Kështu shpresoj edhe unë, i dashur Kaso. Fjala jote, në vesh të Allahut. Bisedoi me shaka

Kaso KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.