E-maili i Mirela Kumbaros drejtuar Edi Ramës:

Intervista - - HUMOR -

Edi Rama është rebeluar kur ka marrë vesh që mediat po e bëjnë të madhe bisedën mes aktorit Robert Ndrenika dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro. Ndrenika në një mbledhje mes artisëtsh i ka thënë ministres Kumbaro se “nëse godina e teatrit shembet, sipas projektit të ri të urbanistikës, ai nuk do tretet në varr, por do vijë të shtrihet në rrënojat e teatrit”. Kryeministri duke parë zhurmën e mediave lidhur më këtë ngjarje, ka bërë përsëri për të qarë Mirelën, duke i folur ashpër dhe duke e quajtur të paaftë për të komunikuar me artistët. Gjithashtu e ka akuzuar për mungesë të theksuar të diplomacisë, e ka cilësuar si një njeri i cili nuk di të gjejë gjuhën e përbashkët me artistët etj etj. Mirela e indinjuar nga kjo i shkruan një email Kryeministrit.

I dashur Edi, ka një shpjegim për të gjithë situatën. Pikë së pari, më lejo të të kujtoj se unë jam Ministre Kulture, kam përkthyer disa libra, por nuk kam dërrasa mangut, rrjedhimisht, nuk jam artiste. Të përballesh me një artist sot është e vëshitë, sepse, duhet të studjosh tabelën e vendodhjes së planeteve. Dhe vetëm duke u siguruar që planetet nuk do ndikojnë për keq në humorin e tyre lehtësiht të ndryshueshëm, mund të realizosh takimin. Ky është gabimi im i parë në takimin me Robert Ndenikën dhe artistë të tjerë atë ditë: Unë kisha haruar të shikoja tabelën astrologjike atë ditë.

Megjithatë, edhe pse Ndrenika u tregua i ashpër, unë e morra me të mirë dhe nuk i thashë ato që kisha në mendje në ato moment e që do të t’i them ty tani të gjitha...

Pra, pikë së dyti, teatri nuk është, as i pari, as i fundit që po shkatërtohet dhe po ndërtohet përsëri, sepse ky është thelbi i programit të Rilindjes. Shkatërro e rindërto! Robert Ndrenika mendon se kjo gjë vlen edhe për të, por e ka gabim. Kjo gjë nuk vlen për atë. Pra, nëse ai vete shtrihet nën rrënojat e teatrit të shembur, programi qeverisës së Rilindjes nuk ka për t’ja mundësuar ringjalljen.

Pikë së treti, për sa i përket ndërtesave të shkatërruara kot së koti, ato janë të shumta dhe nuk të del koha t’i numërosh të gjitha. Imagjino sa herë ndërrohen qeveritë shkatërrohet dhe ndërtohet edhe sheshi Skënderbej, thua se ky shesh është halli më i madh i shqiptarëve.

Së katërti, për sa përket diplomacisë, unë pothuajse e kam rregulluar muhabetin me aktorin. Ndrenikën e ftova sërisht në eventin e ndertimit të qendrës multifunksionale teatrale dhe i kam trasmetuar disa fjalë, të cilat, me siguri, e kanë përlotur. I jam drejtuar pikërisht kështu: “Përfitoj nga rasti t’i them edhe një herë aktorit të madh Robert Ndrenikës: S’ka nevojë të shtrihesh tek dera e teatrit për të mbrojtur tokën, sepse do i duhet të ngjitet në skenën e teatrit të ri, të të gjithë teatrove të rinj që do të ndërtojmë për të luajtur rolet e mrekullueshëm që ai ka”.

Ndrenika nuk kishte ardhur se atë ditë po binte shi, por me siguri ja kanë thënë fjalët që kisha menduar gjithë natën dhe madje i mora dhe një mendje burrit në mëngjes. Nga ajo fjali që kisha përgatitur për të, mund të sigurohemi dhe mund të themi pa frikë që marrëdhëniet me Ndrenikën në veçanti dhe me artistët i kemi rregulluar goxha. Tani artistët e shohin programin e Rilindjes me tjetër sy.

Shpresoj që kjo të të qetësojë sadopak, i dashur Edi, sepse unë e ndjej që nuk i meritoj gjithë ato të shara. Gjithë të mirat. Jotja Mirela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.