Lindita Nikolla: Ç’ju duhet shkolla kur kamarierë do përfundojnë?!

Intervista - - HUMOR -

Ishte e lehtë për të përcaktuar personazhin që do intervistoja këtë javë. Personazhi politik mw i pwrfolur kwtw javw ka qwnw ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Shkova te zyra e saj, por nuk e gjeta. Sekretarja më thotë që kishte shkuar në Francë te e bija, e cila është aty me studime. I kërkoj numrin e saj të telefonit për të komunikuar dhe realizuar intervistën me të në telefon... Lindita Nikolla: - Bonzhur...! Kaso Kosa: - Zonja Lindita si jeni? Jam Kaso Kosa. JoBonzhuri, pojutelefonojpërnjëintervistë të shpejtë në telefon.

- Uaa, Kaso, jam në këto momente buzë Senës me gocën që po më flet për provimet të cilat i ka marrë të gjitha shkëlqyer... Më kënaqi Kaso

- E di, vajza juaj është bërë person publik tashmë. Por nuk e di nëse e dini që maturantët po protestojnë kundër teje...?

- Pse alarmohesh, Kaso?! Nuk është hera e parë. Sa protesta e mallkime kanë bërë ata kundër meje?! Por ata gabohen, Kaso! - Pse gabohen, zonja ministre?! - Se çdo gjë që po ndodh është në të mirën e tyre, por ata do ma dinë më vonë për nder këtë të mirë që po ju bëj. - A mund të na e shpjegoni këtë zonja Lindita? - Po, po ta sqaroj më poshtë. Maturantët janë në një moshë e cila është delikate dhe nuk e dinë saktësisht se çfarë duan të bëhen kur të rriten. Ata me siguri do ndërrojnë mendje më vonë. Ashtu siç kanë ndërruar ata që kanë mbrojtur diplomat. Ja, shikoni çfarë ndodh: Shumë nga ata që kanë mbaruar Juridikun vitet e fundit, punojnë kamarierë, ose disa që kanë mbaruar Ekonomikun përfundojnë në Call Center. Ajo që dua të bëj unë është që rregulloj këto fenomene. Pse të harxhoje tjetri lekët kot për të paguar gjithë ato vite shkollë dhe më vonë të mos përfundojë në zanatin e vet, por të përfundojë kamarier?! Fare mirë mund t’i harxhojë ato para për të mësuar profesionin e kamarierit. Pikërisht këtë po përpiqemi të bëjmë ne tani...

- Por shumë të rinj po ankohen se rregullat e reja po i lënë fare pa shkollë...

- Kjo është pika më e rëndësishme e vizionit tim për maturantët. Duke mos fituar një shkollë këtu, ata që vërtetë duan të shkollohen, do të detyrohen të ikin jashtë. A nuk ankohen të gjithë për shkollat këtu, a nuk thonë të gjithë se këtu nuk ja vlen të arsimohesh. Ja, pra, duke mos fituar një shkollë këtu, një e mirë shumë e madhe i pret: Ata do arsimohen jashtë shtetit, siç iku vajza ime... - Po ata që nuk i kanë prindërit ministra dhe nuk kanë mundësi të shkojnë jashtë? - Për sa u përket atyre që nuk ikin dot jashtë, do fillojnë një shkollë në privat. Kështu universitetet tona private do të shënojnë rritje të mëtejshme. Nga ana tjetër ata do na e dijnë për nder këtë edhe për diçka tjetër: Do e marrin shkollën pa shumë mundime, lot dhe stres. Vetëm duke ndenjur kafeneve. Sidomos ata që kanë ndonjë lek, me sistemin “paguaj dy, mer tre vite shkolle” nuk do kenë fare nevojë të lexojnë... Pra, janë një sërë faktorësh shumë të rëndësishëm pozitivë të cilët maturantët nuk arrijnë t’i shohin për shkak të moshës së tyre të brishtë. - Ju ishit ideatorja ndryshimeve? - Kush tjetër, Kaso veç meje. Duke parë gjendjen e krijuar, unë vendosa ta marr situatën në dorë dhe të mos ju jap të drejtën e studimit në degët që duan të gjithë maturantëve. Kjo u realizua sipas sistemit të ri të përzgjedhjes që e kisha ideuar me mendjen time brilante. Ky sistem i ri përzgjedhjeje ka bërë të mundur që edhe maturantët me mesatare 9.7 të mos fitojnë ato degë për të cilat duhet të studjojnë. - Pra, ju, mendoni se kjo gjë që është për të mirën e maturantëve? këtyre

- Absolutisht po Kaso. E di, Kaso, deri me dje çohesha çdo mëngjes dhe i thosha vetes: Lindita shyqyr që kë dërguar vajzën me studime në Francë, por tani pas implementimit të këtij sistemi, jam gati ta sjell vajzën të më nisi një universitet nga e para në Shqipëri. Mos harro, Kaso, se kjo bëhet për të krijuar profesionistët e së ardhmes. Unë dhe Edi i kemi vënë vetes synimin që të realizojmë programin « Shqipëria e profesionistëve ». Na duhen profesionistë, Kaso, jo studentë me diploma të marra për t’ju bërë qejfin prindërve dhe që përfundojnë kamariera e kollcentrista.

- Djegia e të drejtës së studimit të maturantëve nuk është i vetmi problem që solli ky shtator për shkollat. Në shtyp është folur edhe për problemin e teksteve... Thuhet se shtëpia botuese e cila ka fituar të drejtën e botimit në formë dixhitate të këtyre teksteve është zgjedhur me mik. Se ju keni bashkëpunuar më parë me atë shtëpi botuese etj.etj...

- Këto janë thjeshtë thashetheme, sepse unë nuk ka pikë konfikti interesi.

- Atëherë si është përzgjedhur kjo shtëpi botuese?

- Unë kam qënë një herë në një marrëdhënie biznesi me një shtëpi botuese. Kur erdhi rradha e tenderit për dixhitalizimin e teksteve në disa shkolla, marr vesh që kishte fituar e njëjta shtëpi botuese me të cilën unë kam bërë biznes dikur. Pra, unë nuk dija gjë fare, lajmi më ka ardhur si bombë. E kupton Kaso se sa e pastër është figura ime, apo jo?

Dhe tani më fal, Kaso, se kam prenotuar një shëtitje me anije në Senë...

Bisedoi me shaka Kaso Kosa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.