Qytetari dixhital denoncon!

Intervista - - AKTUALITET -

Jakup Gjoça: - Pse gjithë këto probleme me të drejtat e studimit të maturantëve këtë vit, zoti Boçi?

Luçiano Boçi: - Gjithshka ka ardhur nga rrëzimi i parimeve të meritës dhe preferencës, në procesin e pranimeve në universitete. Nuk ka më meritë, sepse formulat e përllogaritjeve kanë stimuluar fitoren e më të dobëtëve në raport me më të mirët. Ky është fakt i pakundërshtueshëm. Është zhdukur preferenca, sepse renditja e 10 zgjedhjeve nga maturantët është e pavlerë. Dalja e një preference inferiore nuk shmanget, pasi regjistrimi e përjashton maturantin nga një përpjekje e dytë për ta arritur atë. Ministria ua ndryshoi rregullat e procesit maturantëve në fund. Nuk i konsideroi ata dhe nuk mori parasysh mundin dhe kanalizimin energjive, të gjitha të investuara sipas rregullit të një mature shtetërore. Ajo pothuajse u tall duke mos e bërë të njohur që më parë mënyrën e fitimit të drejtës së studimit. Nuk i njohu me rëndësinë e mesatares së përgjithshme, me mënyrën e përllogaritjes së saj etj. Nuk i njohu as me peshën specifike që kishin lëndët me zgjedhje në gruplëndët prioritare sipas degëve dhe fakulteteve. Universitetet private nuk ju ofruan nxënësve si zgjedhje alternative, por si domosdoshmëri gjë që ngre dyshime të forta për klientelizëm të hapur. Se si mund të quhet fitues në një degë një student që do paguajë 2500 euro, këtë vetëm Rama mund ta argumentojë. Vendimet janë marrë në kohë rekord, pa asnjë marrje formale mendimi, pa asnjë transparencë nga ministria e cila me një udhëzim kërkoi që përgjegjësinë t’ia kalojë universiteteve. Problemet nisën që me mesataren, me kufizimin e notës së saj, me mënyrën e rregjistrimit në portal dhe institucionin joligjor të AKP dhe vazhduan me vendimet e senateve të cilët në formulën e përllogaritjes së pikëve, mbajtën qëndrime të ndryshme përsa i takon mesatares, maturës shtetërore dhe lëndëve me zgjedhje. Kjo situatë nuk zgjidhet me thënien që të gjithë do kenë një degë për të vazhduar, ndërkohë që shumë prej tyre nuk kanë degën që meritojnë dhe që duan.

- Por ministrja e Arsimit u tha të rinjve këtë javë se sistemi i pranimit në universitetet publike bazohet në meritokracinë dhe fitojnë më të mirët?

- Kjo varet nga koncepti që ka vetë Ministrja për “meritokracinë” dhe për më “të mirët”. Unë nuk mund të them se sa relative është ministrja në këto koncepte. Unë, dhe jo vetëm unë, shohim që nuk ka as meritokraci e që as më të mirët të kenë fituar. Nuk kanë fituar degën që meritojnë më të mirët dhe më të mirët nuk janë aspak renditur në vendet e para.

Kjo panoramë do shumë kurajo për t’u mbrojtur. Por Rama është mësuar ta bëjë të zezën të bardhë dhe e keqja është se kur e bën e beson dhe vetë dhe ja jep njëkohësisht për ushqim dhe ministrave të tij.

Sistemi është kaotik dhe shumë vulnerabël ndaj ndërhyrjeve dhe gafave. Nuk është konkludiv, por shumë sipërfaqësor në vlerësimin që duhet të ketë në konsideratë. Si i tillë është i papranueshëm dhe duhet modifikuar me urgjencë. Më e mira do ishte ruajtja e maturës shtetërore si provim hyrës dhe përmirësimi i saj në aspektin e fleksibilitetit.

- Ministrja pretendoi në dialogun e saj me kandidatët për studentë, që ata nuk i kishin kuptuar udhëzimet e aplikimit, prandaj dështuan të pranohen në turin e parë. Cila është e vërteta?

-E vërteta është mosinformimi dhe abuzimi me ndryshimin e rregullave me të cilat nxënësit ishin të njohur në fillim të vitit të fundit të maturës. Është e (Vazhdon ne faqen 13 ) I nderum zoti Berisha. E shiko kët djalin n’foto?! Atë q’ja ka zon ftyrën Edi Rama me dorë. Osh nipi i mbesës së grus së Edi Ramës. Eshte maturont sivjet dhe ka fituar 10 nga 10 preferoncat e tij, ndërsa djali jem, që ka 12 vjet në një klas me të, nuk ka fitu asnji. Dhe e xhith kjo sepse ai osh nip i grus së Edi Ramës. Kur ishe ti në krye, o Skënderbe, ai merrte vetëm katra dhe pesa, por, sapo erdhi Edi në pushtet, të gjithë msusit i serviloseshin duke i von nota t’mira. Edhe tani ka dalë i pari i shkolls. Veç kësaj, edhe pse nip nga gruaja, ai ka ngja nga Edi Rama. Nuk ka lënë shok në klasë pa i morr dashnoren. Vetëm djalit tim i ka marrë tre.

Denoncoje, o Skënderbe ta morrin vesh të gjith se familja e tij është e degjenurume. Qytetari digjital.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.