Nuk besoj se një gjeni do bënte më shumë

Intervista - - POLITIKE -

Kastriot Islami deputet, ishkryetar i Parlamentit:

- Meta është një politikan ambicioz, i vendosur, konseguent dhe pragmatist. LSI është një lëvizje e krijuar, drejtuar dhe udhëhequr prej tij... Ka një lidhje shumë të fortë të emrit të tij me lëvizjen, por kjo marrëdhenie po shkon përtej sinonimit me kalimin e kohës... Meta është një king-maker i padiskutueshem, por edhe i rrezikuar në çdo moment... Agron Duka, kryetar i PAA: As njera as tjetra , sipas meje është një nga politikanët më të suksesshëm te pluralizmit. Sepse krijoji një parti nga fillimi dhe arriti ta cojë atë në nivelin e një partie të madhe, madje në shumicën e kohës , që nga krijimi ,në push- Robert Goro, gazetar: Mendoj se “gjeniu në politikë” është një specie tashmë e zhdukur edhe në arenën ndërkombëtare, pa le më në atë shqiptare, që për mendimin tim as që bëhet fjalë!...

Ilir Metën do ta cilësoja pa u menduar gjate, si një kampion të pragmatizmit. Një shef partie që nuk ka karizmën të elektrizojë turmën, gjithsesi të kufizuar, të mbështetësve, por që arriti në zgjedhjet e 2013-s të marrë më shumë se 180 mijë vota, të cilat besoj se është e pamundur të blihen një më një, sikundër përflitet deri më sot... Dhe ta bëjë LSI- në “fenë e tretë në Shqipëri, pas myslimanizmit dhe kristianizmit”!...

Nga ana tjetër, besoj se Ilir Metën e ka ndihmuar edhe fati; madje edhe aty ku ka hedhur një hap të nxituar e desh ka thyer qafën. E ka ndihmuar fati, do të thoja, jo thjesht duke e mbajtur në këmbë, por duke e ngritur edhe më lart... E mbani mend se në 2009-n u deshën tri ditë pritje që të bëhej deputet e në fund të javës u ngrys në qeveri koalicioni me Berishën, të cilin dikur e kishte arrestuar. Apo se si nga “sebep” i 21 janarit 2011, dy vjet më vonë u bë garant i qeverisë së koalicionit që drejtohet nga tjetër ish-armik i betuar...

Por gjithsesi, nuk i dedikohet gjithçka dhe ekskluzivisht fatit. Sepse, dhe fati e braktisi të paktën një herë. Dhe fjalën e kam sigurisht, për videon e famshme të Dritan Priftit dhe zhvillimet që pasuan, e që mund të titulloheshin fare mirë “korbi korbit nuk ia nxjerr sytë” ( ku korbat natyrisht janë politikanët shqiptarë)...

Do të thoja se Ilir Meta është ndoshta politikani më sistematik ndër gjithë të tjerët e këtij çerekshekulli, që çdo lëvizje e bën të studiuar. Që nga kilet e tepërta dhe kostumet e errëta në gati 20 vitet e para të karrierës (si një lloj balance midis posteve të rëndësishme dhe moshës së tij të re), deri “fitnes”-i e xhaketat me ngjyra të ndezura në ditët e sotme. Mbaj mend se pas zgjedhjeve të qershorit 2013, pa patur asnjë lloj afeksioni ndaj fituesve, kisha shkruajtur se tashmë Shqipëria duhet të ketë “një qeveri me kryeministër Edi Ramën, që të punojë me Jani Malo, botues: - Nuk ka qenë aspak e lehtë mbijetesa e Ilir Metës në politikën shqiptare të 25 viteve të fundit, të mbushur, siç thonë vetë politikanët, me hajdutë, mashtrues, trafikantë dhe kriminelë. Tek ne krimi pa politikën do të ishte si një makinë pa timon, ndërsa politika, pa krimin një makinë pa rrota.

Dritan Hila, ish-zv ministër i mbrojtjes:

Në një treg të lirë politik që, në fakt, është pazar oriental, ku dëgjon të shara dhe lëvdata nga më të ndryshmet, nuk çudit fakti që Ilir Meta cilësohet si gjeni, hajdut, mjeshtër, apo ku e di unë se çfarë sajon mendja pjellore shqiptare. Por nëse do ta shikojmë me syrin e ftohtë, Ilir Meta është ai që ka veset dhe virtytet e gjithë politikanëve kryesorë shqiptarë. Ashtu si Sali Berisha,

Ola Bruko, gazetare në News24:

- Ilir Meta është më shumë se “gjeni”, se ndryshe nuk do ishte faktor në politikën tonë! Të qenit “gjeni” e mundëson atë t’i bëjë ballë çdo pengese, qofte kjo edhe akuza për hajdut…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.