Ilir Meta është hajdut

Intervista - - POLITIKE -

Elio Laze, gazetar: - Unë personalisht mendoj që Ilir Meta është hajdut. Ai ndër vite ka arritur të vjedhë zemrat e votuesve. Ka arritur t’i bëjë ata për vete, nëpërmjet mënyrës së tij të të punuarit, apo të bërit politikë. Në këtë sens është dhe gjeni. Sipas meje Ilir Meta është një politikan i kalibrit të lartë i cili nuk funksionon në bazë të dëshirave personale, por në bazë të interesit të përgjithshëm. Është konkret, i saktë, korrekt me bashkpuntorët dhe votuesit e vet. Mund të jetë nga të paktët liderë që njeh votuesit e tij me emër, mbiemër dhe çdo problematikë të mundshme. Normalisht që jo të gjithë do ta duan, por të gjithë i bashkon një pikë: Ilir Meta është burrë! Arian Galdini, kryetar i PLDE: - Gjeni në politikë? Nuk e njoh politikën për shkencë, a art që të përcaktojmë njerëz të politikës si gjeni. Veberi flet për politikanë që jetojnë për politikën dhe politikanë që jetojnë nga politika. Këta të parët janë idealiste dhe gjithnjë e më të rrallë. Kjo, kategoria e dytë, janë shumica dërrmuese e politikanëve, sidomos në Shqipëri. Ilir Meta? Sipas meje ai është politikani më perfaqesues i shqiptarit të sotëm. Kështu e mendoj e kështu e besoj. Shihni ç’është e si është katandisur shqiptari i sotëm e nxirrini vetë konkluzionet se përse Ilir Meta, edhe pse nuk është politikani më i votuar, është gjithsesi më përfaqësuesi i shqiptarëve të sotëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.