Politikani më i aftë

Intervista - - POLITIKE -

Armir Shkurti, gazetar: Për mendimin tim, Ilir Meta është politikani më i aftë dhe më konseguenti në vend. Është këtu që në dhjetor 1990, nuk ka lëvizur kurrë nga e majta dhe me forcën e tij politike është faktor përcaktues i politikë shqiptare. Them është politikani më i aftë, pasi është i vetmi që e nisi nga hiçi. Berisha në '90-ën gjeti frymën, Nanon e gjeti partia dhe Rama gjeti gati partinë. Ndërsa Meta , kur PS ishte në pushtet, u largua prej saj, me shumë pak ndjekës, dhe e thuri LSI - në "me qetësi e dashuri" , derisa e bëri këtë që është. A është gjeni? Ndoshta në njohjen e zakoneve, traditave, standarteve shqiptare që i ka përdorur mjeshtërisht në marrëdhënien me partinë dhe elektoratin. Hajdut? "Kush ka më pak mëkate të gjuajë gurin e parë" , thotë Krishti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.