Shota Baraliu: Do të jem një nënë seksi!

Intervista - - MUZIKE -

Ajo ka qenë gjithnjë moskokëçarëse, e ka bërë punën me dashuri por edhe me guxim. Aktore, këngëtare dhe tashmë edhe pjesë e një emisioni në “Rrokum Tv” Shota Baraliu, tregon se sapo ka nisur xhirimet e një seriali të ri me titull “Kompani”, tek i cili beson verbërisht që do ketë sukses!

Fabjola Kuburi: - Shota, si e ke kalove verën e 2016- s?

Shota Baraliu:- Të them të drejtën, verën nuk e kalova aq mirë, ose të paktën ashtu si e prisja. Edhe pse kam bërë pushime, kam qenë shumë e ngarkuar me punë.

- Domethënë e ke mbyllur me pushimet për këtë vit?

- Jo, besoj nga shtatori do shkoj përsëri të pushoj, pasi të mbaroj xhirimet, të cilat po i realizoj gjatë këtyre ditëve.

- Çfarë do mbash mend gjatë, nga kjo verë?

- Do mbaj mend shumë dasma të familjes e farefisit, dhe që jam bërë hallë dy herë! (qesh)

- Pse i ke munguar skenës së muzikës shqiptare?

- Keni të drejtë. kam munguar këto dy vitet e fundit, por vetëm “me u nda në dysh” (qesh) Këtej me aktrimin, andej me emisionin tim që do transmetohet shumë shpejt në Rrokum TV, ja pra kështu...

- Edhe aktore, edhe këngëtare. Çfarë më shumë, çfarë më pak?

- Aktrimi më shumë. Gjithmonë dhe pa diskutime, sakrificat, për art i kam bërë! Muzikën, siç e thashë edhe më lart, e kam pasion, dhe ashtu do mbetet.

- Cili është roli yt më i fundit?

- Roli im i fundit është roli në serialin “Kompani” që po xhirohet në Maqedoni, ku kam një prej roleve kryesore për të interpretuar.

- A ka rregulla për të qenë e suksesshme në jetë?

- Rregulli i vetëm është të jesh pozitiv, punëtor dhe mos të ta ndjejë fare për gjërat përreth. Suksesi vjen nga prapa personalitetit tënd që ke krijuar prej kohës.

- Cili është roli yt më i dashur?

- Secilin rol e kam të dashur. Në çdo gjë që luaj në film apo teatër, jap maksimumin. Në çdo rol është shpirti i Shotës brenda!

- Po kënga që ti e dashuron me shpirt?

- Këngët më pëlqejnë të gjitha nga pak, por ajo që e kam fiksim ende në vesh, është “FLM për SMS”, dhe u ka ngelur shumicës së shqiptarëve si shprehje.

- A te është dashur të sakrifikosh për diçka në karrierën tende? Nëse po, çfarë?

Sakrifica besoj ka pasur dhe vazhdon të ketë çdo njeri, ashtu edhe unë, por këto janë sakrifica kaluese, si lodhja.

- Le ta themi, je vajzë e bukur! A të ndihmon pamja e jashtme në këtë profesion?

- Pamja fizike, edhe mamin tim do e ndihmonte po të ishte në vendim tim. ( qesh) Është e vërtetë, pamja më ka ndihmuar, por më është dashur t’i vihem punës më themeli për të arritur deri këtu. Do vazhdoj të jap gjithë energjinë e vullnetin e duhur, sepse vërtet arrihet diçka, por puna më e vështirë është ta mbash atë që ke arritur!

- Sa e varur je nga moda?

- Aspak nuk jam e varur nga moda. Nuk kam pas kurrë stilist personal si këto “VIP”- et tona.

Jam veshur thjesht. Kam gjëra nga më të lirat, deri tek ato më të shtrenjtat.

- Një kompliment që ke marrë dhe të ka mbetur në mendje?

Komplimente dhe fjalë “trishtuese- romantikohorroriale” ( shpika një emërtim të ri) marr çdo ditë, por këto “ta hëngsha”, “ma hëngsh”, janë komente që ne femrat i dëgjojmë çdo ditë.

- Këndon, aktron me shpirt dhe me zemër. A ia ka marrë dikush zemrën Shotës?

Zemrën s’e mbaj për vete.(qesh) Sigurisht që ma kanë marrë, jo vetëm një herë! Unë jap dashuri, dhe sigurisht që edhe pres të marr dashuri! Për momentin, zemrën ma ka marrë dikush.

- Sa patriote është Shota?

- Patriote jam boll! Që të betohem, jam më patriote se shumë meshkuj që shesin mend nëpër media.

- Në skenë dukesh mjaft elegante dhe seksi. Kështu je edhe në jetë?

- Në jetën reale jam e dobët. e thjeshtë, me tuta sportive dhe atlete 90% të kohës, pa grim fare, dhe miqtë më shohin postimet kur i bëj në rrjetet sociale, si tetë, pa grim fare.

- Je një femër shume e këndshme. A di zemra jote të falë, por edhe mos ta bëjë një gjë të tillë?

Zemra ime di të fal shumë. Kam falur, më kanë falur, por ndonjëherë, zemrën dhe shpirtin e mirë ta marrin si dobësi, por zemra ime ka falur disa herë, dhe do falë përsëri, nëse

do jetë nevoja.

Je ndër këngëtaret që tërheq vëmendjen duke bërë vetëm gjëra të veçanta. Çfarë e shoqëron Shotën? Guximi, talenti?

Më shoqërojnë të dyja nga pak. Talentin e kam bashkë me guxim, dhe kam ecur përpara duke shpërthyer kështu rrugët e jetës. Nuk ka ç’të duhet talenti po nuk e pate guximin. Shumë pak femra ne jete kam guxim. Ato qe e kanë, paragjykohen.

- Je tipi i artistes provokuese, qoftë në skenë apo edhe në lëvizje dhe në veshje. Pse ke zgjedhur të paraqitesh në këtë lloj forme?

Të them të drejtën, as e para as e prapa nuk jam. Mundohem të provokoj me sjellje sexy dhe veshje. Nuk e kam tepruar me veshje asnjëherë. Me sjellje edhe mund ta kem bërë, por s’kam ç’të bëj, kështu jam krijuar.

Je një nga emrat më të përfolur në media. Ndoshta se je shumë e

Nuk jam e vetmja femër e përfolur ne media. Këtu tek ne, edhe “me pjerdh” ke frikë, se merren me pordhën tënde tërë kohën! Jam e drejtpërdrejtë, dhe për këtë, disa më vlerësojne, disa jo. Për sa i përket qëndrës së vëmendjes, më kanë shumica.

A ndihesh e rrezikuar nga konkurrenca, apo për ty nuk ka konkurrencë?

Jo, nuk ndihem e rrezikuar nga konkurenca. Lirshëm u lëshoj vendin femrave më të reja dhe më të bukura. Secila ka bukurinë dhe riskun e vet në jetë dhe në punë, por veten do e mbaj derisa të kem fuqi!

Ku gjendet aktualisht Shota Baraliu?

Shota gjendet për momentin në Gostivar, në xhirim të serialit shqipetar “Kompany”, me shumë artistë të njohur të Maqedonisë.

Thonë se ajo femër që nuk ka një të dashur, ka shumë të dashur! Sa pajtohesh me këtë shprehje?

Nuk pajtohem me shprehjen: “Femra që nuk ka të dashur, ka shumë të dashur”. Unë gjithmonë kam deklaruar kur kam qenë në lidhje. S’e kam fshehur asnjëherë, as tani nuk e fsheh, askund! Në lokal e në rrugë jam e shoqëruar.

Thuhet gjithashtu, se femra, arti dhe dashuria nuk plaken kurrë...

Unë s’do plakem kurrë! Fytyra mund të më plaket, por shpirti asnjeherë. Jam në shpirt si 20vjeç.

Sa tatuazhe ka Shota? Po pirsing?

Kam dy tattoo, po pres të bëj të tretin. Pirsing kam vetëm një, ndoshta mund të bëj dhe të tjerë.

Cila është mikesha jote më e mirë? A rrëfesh me të?

Kam shoqe të ngushta, dhe rrëfehem shumë, si unë tek ato, si ato tek mua.

Ti je nga ato artiste që s’mban sekrete me fansat e tu. A ka diçka që vërtet nuk e ke thënë kurrë më parë, dhe do ta bësh zemrën gur për lexuesit e gazetës tonë?

- Nuk kam mbajtur sekrete kurrë, dhe s’di ta mbaj sekretin! Normalisht që secili ka diçka që e mban në zemër, por unë nuk kam fshehur kurrë.

- Çfarë sakrifice do të bëje për dashurinë? Po për muzikën?

- Jam tip i sakrificave. Kam sakrifikuar për shoqëri, jo më për profesion dhe dashuri. Kam bërë dhe do bëj.

- Çfarë ka gjithmonë në çantën tënde?

- Në çantën time gjendet portofoli, çelësat e makinës dhe të shtepisë, çamçakëzë, dhe telefonin, të cilin e mbaj në dorë gjithë kohën ( qesh).

- Gjithmonë brune... ke menduar ndonjëherë që të ndryshosh look?

Jam bërë dhe bionde kohë më parë, por jam dukur si bullgare e keqe ( qesh)! S’më shkon asnjë ngjyrë tjetër përveç të zezës.

- Kur do na surprizosh me një këngë hot, ashtu si di të bësh vetëm ti?

- Do ju surprizoj me emisionin në tetor. Për sa i përket këngës, të shoh andej nga Viti i Ri.

- Po për të ardhmen, cilat janë pritshmëritë e tua?

- Kam plane plot, sa më është mbushur dhe shtëpia me plane! Pres të përfundoj serialin, të filloj emisionin në tetor, pastaj duke parë, duke bërë.

- Ku e sheh veten pas një dekade?

- Pas një dekade, e shoh veten një nënë seksi, mendoj, me një biznes të vogël, e përkushtuar maksimalisht në familje, dhe nga pak në profesion, sa për të mos harruar!

- Shota, ma bëj një betim a premtim prej Shote, në fund..!

- Shota ju premton që Kosovës shumë shpejt do t’i liberalizojë vizat ( qesh). Do bëj atë që ma ndjen gjithmonë. Energjinë pozitive që kam, do ta sjell në ekran, ju premtoj! Ju përqafoj!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.