Flaka Krelani, tashmë edhe në Amazon e Shazam

Intervista - - MUZIKE -

Teatro Real në Madrid të Spanjës po bën përgatitjet e fundit për të hapur sezonin vjeshtor. Është pikërisht Ermonela Jaho, një prej sopranove më të mira shqiptare, që hap këtë sezon. Ajo vjen në këtë skenë me rolin e Desdemonës në shfaqjen “Otello”.Mediet spanjolle e quajnë sopranon një artiste në rritje e cila po shkëlqen në skena botërore, e fuqishme për role si ky i Desdemonës. Renato Palumbo do të jetë dirigjent muzikal i natës, ndërsa David Alden është drejtor skene.

Quhet Ergys Palushi, është nga Mamurrasi dhe ka lindur në 8 mars të vitit 1995. Muzikën e ka pasur pasion që në fëmijëri por është marrë gjatë viteve me sport, me futboll konkretisht dhe muzika ishte, plani i dytë për shumë kohë. Ergysi, djaloshi 21 vjeçar, pas vendosjes bashkë me familjen në tiranë, ku edhe jeton prej shumë kohësh iu dha mundësia që të merret mirëfilli me muzikë.”Muzikën e kam parë gjithmonë si qetësi shpirtërore dhe të luaj në organo është bërë prioritet në jetën time”! Nisi të merrej me muzikë me disa miq që luanin për kënaqësi më shumë. Ergysi po përgatitet që të realizoj shumë shpejt edhe një klip me orkestrale, me të cilin do t’u tregojë të gjithëve se muzika është mikja e vetme që nuk tradhëton asnjëherë. Ende i ri në moshë, pohon se është i ftuar në shumë aktivitete kulturore mbrëmje muzikore dhe dhe kur e pyet se deri kur do merret me muzikë, ai përgjigjet” unë sapo kam nisur dhe do merrem me muzikë, për aq kohë sa të kënaqen me muzikën time sepse muzika është jetë dhe jetës nuk i thua dot jo”. Ai dëshiron që të ketë bashkëpunime edhe me muzikantë shqiptarë sepse artistët bashkëpunojnë me njeri-tjetrin dhe ky është virtyt që vlerësohet dhe merr vëmendjen e duhur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.