Monblana Ndoj, Miss Adoleshenca 2016: “Prindëritmënxitënpërtë marrëpjesë...”

Intervista - - BUKURI -

Para pak kohësh Agjensia e Spektakleve “Jehona e Shkodrës” organizoi në qytezën turistike të Shëngjinit konkursin e bukurisë “Miss Adoleshenca Shqiptare”. Fituese e kurorës “Miss Adoleshenca 2016” këtë vit ishte Monblana Ndoj, 17 vjeçarja me origjinë nga Puka dhe me banim prej vitesh në Tiranë, gjimnaziste në vitin e dytë të shkollës “Ismail Qemali”.

Arben Lagreta: Së pari, urime për fitimit e trofeut të “Miss Adoleshenca 2016”. Besoj se ndjehesh mirë dhe se e shikon jetën ndryshe tani...

Monblana Ndoj: - Po, është e vërtetë kjo që thatë. Jam shumë e lumtur dhe jeta ime ka ndryshuar tani. Falenderoj për këtë agjensinë e spektakleve “Jehona e Shkodrës” me president. zotin Xhelal Halili.

- A mund të na thuash dy fjalë për publikun dhe fansat e tu të rinj. Kush është Miss Adoleshenca Shqiptare 2016?

- Quhem Monblana Ndoj, jam 17 vjeçe, konkretisht e datëlindjes 17 qershor 1999, me origjine nga Puka. Shoqëria ime më thërret për shkurt Mona. Aktualisht studioj në gjimnazin “Ismail Qemali “këtu në kryeqytet ku edhe kam mbaruar vitin e dytë. Me mirë jam në lëndet shkencore dhe profesioni që dua të zgjedh është inxhinieria ose arkitektura. Rrjedh nga një familje intelektuale. Babai është me profesion fizikant ndërsa mami farmaciste…

- Si vendosët që morrët pjesë në “Miss Adoleshenca 2016?

- Gjithnjë kam dashur të futem në fushën e modelingut. Ai ka qenë ëndrra ime e preferuar qysh në fëmijëri. Ndaj, sapo pashë njoftimin për këtë konkurs, nuk ngurrova të marr pjesë. Prindërit më inkurajuan në këtë hap të ri që ndërmora, më qëndruan pranë në çdo moment dhe gëzuan me mua kur u kurorëzova si fituese Mbështetja e familjes më dha force për të ecur përpara.

- Do ecësh më tej në këtë fushë?

- Pse jo?! Fitorja jo vetëm të rrit kerkesat ndaj vetes, por edhe të aspiron për mundësi dhe arritje të reja .

- Çfarë planesh ke?

- Kam disa oferta për të marrë pjesë në disa konkurse bukurie që do të zhvillohen së shpejti. Por, le t’ia lëmë kohës…

- Çfarë hobish ke në jetë ?

- Hobi im, përveç modelingut janë piktura dhe udhëtimet. Eshtë një mrekulli që të vizitosh vende të reja dhe të njihesh me historinë dhe kulturën e tyre

- A ke të dashur?

-Jo. Nuk mendoj ende se ka ardhur koha për të pasur një lidhje.

- Po tani pas kurorëzimit a të janë shtuar kërkesat, apo ngacmimet nga shokët dhe rrethi i të njohurve?

-Po dhe përpiqem që t’i marr me humor dhe sportivitet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.