10 mënyra për të përballuar menopauzën

Intervista - - SHENDET -

Mbani një ditar për të përcaktuar se çfarë i shkakton afshet tuaja të nxehta: Kafeina, alkooli, një dhomë e nxehtë, apo stresi? Kur fillojnë afshet, merreni shtruar, merrni frymë thellë nga hunda dhe nxirreni nga goja. Për rastet më serioze, flisni me doktorin. Djersitja natën Natën, afshet e nxehta mund të vazhdojnë për 3 minuta ose më shumë, duke ju mbytur me djersë, gjë që e bën të pamundur fjetjen. Por ka mënyra si të freskoheni. Zëvendësojini pizhamet prej fanellate me diçka më të lehtë. Vini një qese me bizele të ngrira nën jastëk. Kthejeni jastëkun gjatë natës dhe vijeni fytyrën në anën e ftohtë. Mbulohuni lehtshëm dhe mbani afër një ventilator për freskimin e ajrit.

Bëni një gjumë sa më të qetë

Joga, tai shi dhe meditimi janë teknika të mira që të ndihmojnë të flesh. Të tilla janë edhe fiskultura, por ju duhet të mos bëni stërvitje 3 orë para gjumit. Evitoni alkoolin në mbrëmje dhe në vend të tij pini një gotë qumështi të ngrohtë. Ai përmban një substancë që ju ndihmon të relaksoheni. Nëse ende nuk ju zë gjumi, lexoni derisa t’ju vijë ai. Nëse problemet vazhdojnë, flisni me doktorin për një ndihmë të përkohshme për rregullimin e gjumit. Ndihmojeni trupin tuaj Ndryshimet hormonale shkaktojnë tharjen dhe hollimin e mureve të vaginës, gjë që mund të shkaktojë dhimbje gjatë seksit. Për fatin të mirë, sot në treg gjenden shumë produkte që mund t’ju ndihmojnë, si lubrifikantë me bazë uji, ose hidratantë vaginalë. Ju mund t’i kërkoni doktorit t’ju japë kremëra vaginalë, ose pilula kundër tharjes vaginale dhe dhimbjeve gjatë seksit. Sa më shumë seks të bëni, aq më shumë do të qarkullojë gjaku në këtë zonë, gjë që ndihmon në shëndetin vaginal. Nxisni dëshirën Kushtojini më shumë vëmendje seksit. Provoni masazhet dhe gjëra të reja për të nxitur dëshirën. Pakësimi i saj është pjesë e ndryshimeve hormonale të trupit, por nuk është i vetmi. Ndër të tjera është gjumi i keq, problemet me fshikëzën e urinës, depresioni apo stresi. Për lëvizjet e humorit I keni parasysh sindromat paramenstruale, por të shumëfishuara? Kështu janë ato të menopauzës, ka momente kur qan, kur je shumë e lumtur dhe të tjera me nerva. Këto janë të zakonshme tek gratë në menopauzë. Nëse ju keni pasur probleme me simptomat paramenstruale, atëherë mund të keni edhe më shumë lëvizje humori. Edhe këtu mund t’ju ndihmojnë joga dhe tai shi, por edhe të bëni gjërat që ju pëlqejnë. Për ndryshimet e humorit nganjëherë jepen nga mjeku pilula kontraceptive me dozë të vogël, antidepresivët, bile edhe trajtimet alternative. Për dhimbjen e kokës Dhimbjet e kokës mund të përkeqësohen në menopauzë, ose të shfaqen rishtas. Mbani një ditar për të kuptuar se çfarë i shkakton, nëse shfaqen së bashku me afshet e nxehta, për të marrë masat e duhura për lehtësimin e tyre. Mund të hani shpesh vakte të lehta gjatë ditës, nëse ato shkaktohen nga uria. Mungesa e gjumit është një shkak tjetër, kështu që flini në drekë, nëse nuk e bëni gjumin të mirë natën. Trajtimet mund të variojnë dhe të ndihmojnë për rrallimin apo uljen e intensitetit të dhimbjeve të kokës. Flisni me doktorin për këtë. Kur bien flokët Flokët mund të rrallohen dhe të bien më shumë. Në të njëjtën kohë mund të shfaqen qime të reja aty ku nuk i doni, mjekër, apo mbi buzë. Për të ruajtur sa më shumë flokët, përdorni bojëra që nuk kanë kimikate të forta. Evitoni diellin, që i than. Për qimet në fytyrë mund të përdorni piskatoren, dyllin, zbardhuesit, etj. Puçrrat Ju mendoni se akne ndodh vetëm tek adoleshentët, jo tek 50vjeçarët, por është diçka mjaft e zakonshme edhe në këtë moshë. Sigurohuni që produktet që përdorni për lëkurën të jenë të butë. Përdorni ato që shkruajnë “oil-free”(pa vaj) , “nuk zë poret”, “noncomedogenic” (nuk zë poret) dhe “non-acnegenic”. Edhe rastet më të vështira mund të zgjidhen me kalimin e kohës dhe ndihmën e doktorit. Për turbullimin e mendjes Anglezët kanë një shprehje “përdore, ose humbe”. Kjo frazë e thjeshtë mund t’ju ndihmojë të qëndroni të përqëndruar edhe gjatë menopauzës. Sfidojeni trurin tuaj me mënyra të reja. Mësoni diçka të re, si një pasion, ose gjuhë. Gjithashtu mund t’ju ndihmojë largimi i stresit. Gratë që kanë më shumë afshe, ankohen edhe më shumë për kujtesën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.