Mikrosofthologram me Minecraft

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Thuhet se sinqeriteti është politika më e mirë, sipas një studimi të universitetit të Anglisë Lindore, në të cilën morën pjesë 1500 pjesëmarrës nga 15 vende të ndryshme. Gjatë këtij studimi u vlerësua edhe sa të ndershëm ishin ata me dy eksperimente të ndryshme.

Si u zhvillua studimi? Në testin e parë iu kërkua pjesëmarrësve të hidhnin një monedhë dhe nëse dilte kokë, atëherë do të fitonin para. Nëse përqindja e njerëzve që thoshte se dilte kokë ishte mbi 50%, atëherë ky ishte tregues se thonin gënjeshtra. Në testin e dytë, iu ofrua pjesëmarrësve një çmim nëse ia dilnin të gjenin përgjigjet e një kuici muzikor, pa kërkuar në internet. Tre nga pyetjet ishin shumë të vështira dhe shumica nuk do të mund t’i gjenin, pa i kërkuar. Nëse do të gjenin më shumë se një nga pyetjet e vështira, atëherë kjo do të përbënte provë se kishin gënjyer.

15. Kina. Për fat të keq, Kina gjendet në vend të fundit të listës. Në testin e parë me monedha ishte e fundit dhe e parafundit në kuicin muzikor.

14. India. Për pak India nuk doli e fundit. Në testin me monedha ajo ishte e 12-a dhe e 11-a në kuicin muzikor.

13. Brazili. Pjesëmarrësit e Brazilit arritën në vendin e 11 në të dyja testet.

12. Turqia. Turqit dolën të shtatët në testin e monedhës dhe normalisht duhet të gjendeshin në vend më të mirë. Por, për fat të keq, ata ishin të fundit në kuicin muzikor, kështu që nuk arritën të merrnin një vend më të “nderuar”.

11. Rusia. Rusët duhet të punojnë më shumë në drejtim të sinqeritetit që të arrijnë të gjenden në vend më të mirë se ai i 10-të që zunë në të dyja testet.

10. Korea Jugore. Pjesëmarrësit nga Korea e Veriut kishin vend të mirë në kuicin muzikor, duke dalë në vend të 7-të, po në testin me monedha morën vendin e 13të.

9. Argjentina. Argjentina kishte të njëjtin rezultat në të dyja testet, duke dalë në vend të 9-të.

8. Portugalia. Portugalia mund të ishte ndër tre të parët nëse do të ishte vetëm testi me monedha, për fat të keq doli në vend të 12-të në kuicin muzikor, gjë që e bëri të binte në klasifikim.

7. Japonia. Japonia kishte rezultatet më ekstreme, në krahasim me vendet e tjera. Megjithëse ata ishin të parët në testin me monedha, morën vendin e dytë nga fundit në kuicin muzikor dhe përfunduan në mes të klasifikimit.

6. Greqia. Greqia arriti rezultate të kënaqshme, sepse doli e 4-ta në testin e monedhave dhe e 8-të në atë muzikor.

5. SHBA. Amerikanët treguan se janë mjaft të ndershëm, duke qëndruar në vend të 5-të. Ata ishin të tretët në kuicin muzikor dhe të tetët në testin me monedha.

3. Danimarka. Danezët gjenden në vend të tretë, së bashku me zviceranët, për nga pikët. Ishin më të ndershëm në kuicin muzikor, në vend të katërt, por pak më poshtë, në të 6-in, në provën me monedha.

3. Zvicra. Zviceranët duhet të jenë krenarë për rezultatin, ishin të pestët që në të dyja provat.

2. Afrika e Jugut. Ky vend zuri të dytën, sepse ishin të dytët në testin me monedha dhe të katërtet në kuicin muzikor.

1. Britania e Madhe. Ja ku kemi edhe vendin me banorët më të ndershëm në botë, sipas studimit. Arriti në vend të parë në provën me monedha dhe të dytën në kuicin muzikor.

Minecraft është një videolojë jotradicionale, në të cilin lojtari nuk mund të “fitojë”, por thjesht të krijojë objekte të ndryshme (njerëz, kafshë, shtëpi), me blloqe. Kjo është një nga lojërat më shitura të të gjitha kohërave, duke u bazuar në statistikat e Mojang, që ka krijuar lojën.

Mikrosofti ka shfaqur teknologjinë e tij të re hologram ( imazhe tridimensionale jo të vërteta) të quajtur Hololens, në një ekspozitë të kohëve të fundit. Një prezantues kishte vënë një kaskë Hololens dhe i mahniti spektatorët duke ndërvepruar me një botë tridimensionale të Minecraftit, lojë të cilën Microsofti e bleu vitin që shkoi për 2.5 miliardë $. Teknologjia i lejon përdoruesit të projektojë një imazh holografik mbi një sipërfaqe të sheshtë. Kjo gjithashtu i lejon përdoruesit të ndërveprojë me një model tridimensional, duke përdorur edhe komandën me zë, edhe gjestet e duarve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.