DiTni EsiS quTheshin ETES më parë T këto shtete?

Intervista - - TEST -

1. Cili ka qenë emri dikurshëm i Bangladeshit a. Pakistani lindor b. Kampuçea c. Burma d. Ceilon

2. Anglezët e quajnë Mianmar, po dikur quhej:

a. Bangla b. Mangi c. Annam d. Burma

3. Cili ka qenë emri i lashtë i Iranit:

a. Mesopotami b. Persi c. Indus d. Zagros

4. Me ç‘ emër njihej dikur Zambia:

a. Rodezia Veriore b. Rodezia Jugore c. Zanzibari d. Tanganika

5. Cili ka qenë emri historik i Etiopisë:

a. Tripolitania b. Sirenaika c. Abisinia d. Numidia

6. Si quhej Sri Lanka që prej pushtimit kolonial britanik, deri më 1972:

a. Annam b. Tonkin c. Formosa d. Ceilon

7. Cili ka qenë emri i lashtë i Francës:

a. Gali b. Bohemi i c. Moravi d. Rodezi

8. Si quhej Tajlanda deri në vitin 1949:

a. Saigon b. Siam c. Pekin d. Çoson

9. Si quhej dikur Mali:

a. Sudani Francez b. Moldavia c. Bregu i Artë d. Guiana

10. Si quhej Vanuatu (ishull në Paqësor) deri sa fitoi pavarësinë, më 1980:

a. Nju Herbrides b. Beçuanaland c. Dahomei d. Guiana

11. Cili ka qenë emri

i dikurshëm i Burkina Fasos: a. Volta e Epërme b. Bregu i Fildishtë c. Xhilbert d. Dahomei

12. Si quhej Kongo nga viti 1971- 1997:

a. Saravak b. Zaire c. Basutoland d. Lezoto

13. Me ç‘ emër njihej Zimbabve deri në vitin 1979:

a. Moldavi b. Rodezi c. Niasaland d. Bregu i Artë

14. Si quhej Gana deri në vitin 1957:

a. Urundi b. Bregu i Artë c. Malaja d. Togoland

15. Cili ka qenë emri dikurshëm i Tajvanit:

a. Mangi b. Formoza c. Çoson d. Pekin i PËRGJIGJET 1. Përgjigjja e saktë është aja.

Pakistani Lindor, që ishte provincë e Pakistanit deri më 1971, deklaroi pavarësinë e tij pas një lufte nëntë mujore dhe u quajt Bangladesh.

2. Përgjigjja e saktë është dja.

Ajo që anglezët quajnë Mianmar, dikur quhej Burma. Qeveria ushtarake e saj e ndryshoi emrin e vendit në vitin 1989, së bashku me shumë emërtime të tjera. Ne vazhdojmë ta quajmë Birmani.

3. Përgjigjja e saktë është bja.

Në perëndim e quanin këtë vend Persi, për shkak të historianëve grekë, që e quanin atë Persis- vendi i persianëve.

4. Përgjigjja e saktë është aja.

Vendi e fitoi pavarësinë më 1964 dhe e ndërroi emrin e tij në Zambia, fjalë që rrjedh nga lumi Zambezi.

5. Përgjigjja e saktë është cja.

Fjala Abisini vjen nga fjala Habesh, që është një formë e hershme arabe e emrit semitik etiopian “Habasat”.

6. Përgjigjja e saktë është dja.

Ceilon është derivati anglisht i emrit Ceilau, emër që i ishte dhënë vendit nga perandoria Portugeze, më 1505.

7. Përgjigjja e saktë është a- ja.

Emri i lashtë i Francës ka qenë Gali dhe banorët e saj quheshin galë. Grekët edhe në ditët tona e quajnë vendin Gali.

8. Përgjigjja e saktë është bja.

Vendi njihej me emrin Siam deri në vitin 1949. Fjala vëllëzërit siamezë vjen nga dy vëllezër tajlandezë që ishin të ngjitur me njëri- tjetrin në atë epokë kur Tajlanda quhej Siam. Po kështu edhe emri mace siameze.

9. Përgjigjja e saktë është aja.

Mali u bë koloni franceze nga fundi i shekullit të 19-të dhe u quajt Sudani Francez nga viti 1890-1899 dhe nga viti 1921-1958.

10. Përgjigjja e saktë është a- ja.

Në vitin 1774, eksploruesi britanik, kapiteni Xhejms Kuk, i quajti ishujt Nju Hebrides.

11. Përgjigjja e saktë është a- ja.

Vendi e mori emrin e tij aktual në 4 gusht 1984, nga presidenti i atëhershëm, Tomas Sankara.

12. Përgjigjja e saktë është b- ja.

Fjala Zaire ishte një përshtatje e fjalës kongoleze nzere ose nzadi, që do të thotë “lumë që gëlltit gjithë lumenjtë”.

13. Përgjigjja e saktë është b- ja.

Para pavarësisë në vitin 1980, vendi njihej si Rodezia Jugore ( 1898), Rodezi ( 1965) dhe Zimbabve Rodezi (1979).

14. Përgjigjja e saktë është b- ja.

Pasi fitoi pavarësinë më 6 mars, 1957, Bregu i Artë u quajt Gana (ndërsa vendi në perëndim të saj është Bregu i Fildishtë)

15. Përgjigjja e saktë është b- ja.

Formosa e ka origjinën në vitin 1542, kur marinarët portugezë e quajtën ishullin “ilja formoza” që do të thotë “ishulli i bukur”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.