Nuk pëlqeva TEST jetën që më dha burri i paralizuar

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Të dashur lexues unë që po ju shkruaj jam një grua që i kisha vënë qëllim vetes të realizoja ëndrrat e mia dhe ia arrita. Po kam provuar që edhe kur i plotëson ëndrrat nuk je aq e lumtur sa kujton se do të jesh. Unë kam patur ëndërr gjithmonë të jetoj jashtë shtetit e sidomos në Angli. Kur isha e re i shikoja filmat anglezë me shumë kureshtje dhe mundohesha të imitoja të gjitha sjelljet e zonjave angleze. Mirëpo fati e deshi të martohem në Shqipëri e madje të lind dy fëmijë. Deri në moshën 30 vjeç vuajta në rritjen e fëmijëve me gjendje ekonomike jo të mirë. Burri ishte shumë dembel dhe më duhej e vetme të mbaja shtëpinë. E lodhur nga kjo jetë e cila nuk i ngjante aspak jetës që kisha ëndërruar pranova një sygjerim që më dha një shoqe:

-Eja në Itali e puno,se atje të paktën punon e të del për të ngrënë. Të gjej unë një vend ku të punosh.

-Të falenderoj. Unë jam e gatshme të vij kur të më thuash.

Ia shtrova këtë variant burrit. Atij nuk i pëlqeu aspak ky mendim.

-Edhe ti do shkosh e do kthehesh prapë. Pse aq e lehtë është atje të sistemohesh? -mw tha

Nejse nuk e zgjata më sepse isha e kënaqur që më dha leje mua të shkoja e nuk po më pengonte. Sapo u kthye në Itali shoqja më gjeti punë e kështu që unë mora fëmijët dhe u nisa.

Shoqja më kishte gjetur punë të një burrë i paralizuar. Ai ecte me karrocë që në moshën 27-vjeçare. Në atë kohë ai ishte 50 vjeç dhe nuk ishte shumë e vështirë t’i shërbeje se shumicën e punëve i bënte vetë.

Në fillim ndenjëm në shtëpinë e shoqes e më pas mora një shtëpi me qera. Qeraja ishte e lartë dhe rroga ime nuk dilte për të gjitha. Kjo vështirësi i ra në sy italianit të cilit i shërbeja.

-Pse nuk i merr fëmijët dhe të vish të jetosh tek shtëpia ime. Unë kam gjithë këtë shtëpi dhe ka ditë që nuk kaloj dot në të gjitha dhomat.

Në fakt ashtu ishte. Ai kishte një shtëpi shumë të madhe dhe jetonte vetëm në të. Nuk kisha rrugë tjetër. U sistemuam në dy dhoma. Një për fëmijët e një për mua. Vetë ai donte kështu. Unë i thashë se mund të flinim të gjithë në një dhomë por ai nuk pranoi.

-Dhoma ka sa të duash. pse duhet të flini ngushtë?

U rregullua dhe ky problem e tani ishte problemi i letrave. Gjithë ato dokumente dhe nuk dihej në do më kthenin përgjigje pozitive apo negative.

- Rruga më e lehtë për letra është martesa me italian, – më tha shoqja.

-E ku ta gjej unë italianin? Pastaj ende nuk jam ndarë me burrin e nuk kam ndërmend të ndahem me të. Sa të sistemohem do të vijë dhe ai.

-Po në këtë mënyrë që ke zgjedhur ti kushedi kur do t’i marrësh letrat.

-Po ja dhe u ndava. Ku ta gjej një burrë për mua? -Burrin e ke gati- tha ajo. - Gati?!- u habita se mendova se më ka gjetur ajo ndonjë.

-Po gati,pse habitesh? A nuk ke Masimon?

-Masimon?! Ç’po thua kështu? Unë punoj tek ai,pastaj ai është i ….

- E çfarë se është i paralizuar? Ti për letra e do. -Po sikur ai të thotë jo? -Ai jo?! Ai vdes për ty. Të shikon në dritë të syrit. Për ty jo këtë gjë,por do të bënte çdo gjë.

-S’e kam parë se si më sheh. Megjithatë unë kam shumë nevojë për një njeri që të më ndihmojë.

-E sheh pra.- tha ajo e çliruar se si duket kishte kohë që e mendonte këtë gjë për mua.

Fillova t’i bluaja këto mendime në kokë dhe që nga ajo ditë vështroja fshehurazi nëse ai më shikonte ashtu si tha shoqja apo jo. Vërtetova se ato që më kishte thënë shoqja ishin të vërteta. Ai më shikonte me një shikim të ëmbël e dukej haptazi se ndjente diçka për mua. Si nuk e kisha vënë re më parë këtë!

Mora në telefon burrin dhe i thashë se do kthehemi se nuk i bëjmë dot letrat.

- Të thashë se do të ktheheshe! Ti nuk ishe e zonja këtu të ecje përpara e jo më në Itali. Ta hodhi shoqja, shumë mirë ta bëri.

Këto fjalë më bënë t’i thoja të nesërmen se doja divorcin dhe sa më shpejt të ishte e mundur. Për habi ai nuk tha jo. Ndoshta dhe ai kishte gjetur një tjetër,po kjo ishte normale se ai nuk do të rrinte duarkryq.

Pas divorcit ishte shumë e lehtë të martohesha me Masimon. (Vazhdon javen tjeter)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.