Pyetje per psikologun Çfarë ju duhet thënë njerëzve të dëshpëruar?

Intervista - - PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

I nderuar doktor Demiri, jam vetë dëshmitare kur kam sjellë kushërirën time tek ju, shumë të dëshpëruar , të pashpresë, të këputur sa e mbanim prej krahësh. Unë jam habitur se si gjatë e pas seancave u çel e u gjallërua si një gonxhe trëndafili. Kam parë edhe ilaçet 100% bimore që ju i keni dhënë por më shumë jam kureshtare të di se çfarë ju i thoni njerëzve të dëshpëruar ? Me respekt Drita, Përmet.

Them se njerëz të dëshpëruar ka shumë dhe numri i tyre sa vjen dhe rritet. Nga ana tjetër metodat e shërimit nuk janë vetëm, po aq të vjetra e të ndryshme sa edhe vetë depresionet, por tani janë edhe më moderne. Di një rast interesant nga mjekësia islame. Një dijetar dhe njëkohësisht besimtar, rezultoi me depresion madhor, i këputur, i pafuqishëm , i dëshpëruar copa-copa sa nuk çohej nga shtrati. Duke parë gjendjen e tij të rëndë doktori i asaj kohe organizoni një skenar shërimi të tillë : Të sëmurit i tha se e kërkonin patjetër banorët e një zone shumë të largët që e donin atë shumë dhe që po i luteshin që të shkonte te ta.

Ai u përgjigj se nuk mund të ngrihej nga krevati. Ata ja kthyen : të duam me pa tjetër dhe se do vimë të të marrim në krahë sepse ti na bën me krahë.

Ai u detyrua të çohej e të nisej. Njerëzit e asaj zone ishin të porositur se gjatë gjithë ditëve t’i organizonin takime, ta shëtisnin, ta prisnin me shumë respekt dhe dashuri. Ai u lodh shumë, por vajti kudo që i kërkuan. E pyetën se çfarë e ka shëruar ? Ai u përgjigj : puna , mikpritja dhe dashuria. Besoj se nuk ka nevojë për koment. Ose le të shohim pak anglezen e famshme Edith Durham e cila në vitin 1904 rezultoi e pllakosur nga depresioni dhe doktori i saj e këshilloi që çdo vit të bëjë ndryshime rrënjësore të jetës se saj, qoftë edhe duke u lodhur, apo vuajtuar. Ajo zgjodhi të kalonte në atë kohë Alpet shqiptare, kur nuk kishte as mjete transporti. Shëtiti për 40 vite viset shqiptare në këmbë, u dashurua me natyrën , njerëzit, traditat, shkruajti 7 libra për Shqipërinë dhe bëri me mijra vizatime. Lind pyetja , çfarë e motivoi këtë vajzë të re e të bukur , ku i gjeti të gjitha fuqitë guximin e motivimin kur as burrat me trima me mustaqe, nuk do të guxonin? Ajo në ditarin e saj shkroi “Shqipëria i dha jetë e kuptim jetës sime, ajo më shëroi ». Edhe këtu komentet janë të tepërta.

Shembuj të tillë janë aq të shumtë dhe të panumërt. Kam edhe unë shembuj të tillë, nga përvoja ime tek të cilët ka ndikuar fuqishëm psikoterapia dhe ndihma për ta rikuperuar jetën. Ndonjëherë, përveç se rolin e psikotrepistit, unë kam bërë edhe shërimin nëpërmjet bimëve, por edhe duke bërë rolin e sociologut, aq sa t’u kem dhënë modelin se si mund të ndihmohet një njeri në depresion duke e mbështetur që ai të ketë mundësi të rioganizojë jetën e tij . Vështirësia më e madhe ndeshet me familjarët të cilët duke mos e kuptuar sëmundjen e depresionit sulmojnë pacientin me llafe, i kërkojnë llogari dhe duan rrezultate të larta si më parë. Disa edhe kur e sjellin të sëmurin tek doktori dhe kërkojnë shërim prej tij vetëm prej tij dhe nuk e kuptojnë se pa mbështetjen dhe ngrohtësinë e tyre këto gjëndje nuk kalojnë lehtë. Me vjen keq që ta them, por kam pasur klinikën time dhe kam parë plot raste të familjarëve të vrazhdë e kritikues, skeptikë sa mezi prisja t’i përcillja, pasi përveçse të paditur ishin edhe të paedukatë e të rëndë saqë kishin bërë gati të padurueshme gjendjen e depresionuarit. Në këto raste i sëmuri ka qenë pothuajse në vetmi me sëmundjen e vet dhe unë po ashtu i vetëm me të, pra, pa mbështetjen e familjarëve e cila rëndon gjendjen e tij më keq. Në vend që të dëgjojnë këshillat na japin mend për profesionin tonë e nuk na binden. Për raste interesante ka shkruar shumë edhe Scott Peck tek libri në shqip, « Bijtë e gënjështrës » saqë kur e kam lexuar me ka ardhur të qaj, pasi gjeja veten në të gjitha vështirësitë që ai ka përshkruar, jo vetëm me pacientët, por më së shumti me familjarët e tyre. Porse kujtoj me shumë respekt familjarë të cilët u kanë shërbyer me durim e përkushtim të dëshpëruarve ose atyre me depresion që duke bashkëpunuar e duke realizuar këshillat, kanë bërë vërtet magjira duke shëruar në kohë rekord të sëmurët e vet. Pra, jam vetë dëshmitar se më punë e durim, pothuajse të gjithë njerezit me depresion shërohen. Kur dëgjoj se dikush e vrau veten , menjëherë më vete mendja pse për ata nuk kanë mjaftuar vetëm ilaçet e psikiatrit i cili mund të jetë bashkëkohor . Kam njohur mjaft psikiatër skeptikë ndaj psikoterapisë që besojnë vetëm te gjumi i ilaçeve kimikate.

Një autor ka thënë për psikoterapinë se ajo është një “një pedagogji e gjallë , një shkollë kurimi , kundrimi dhe soditje, duke u nisur nga e dukshmja për të vajtur tek e padukshmja e cila me durim na trajnon sa më shumë futesh në botën e saj, aq më tepër grishesh të shkosh thellë e më tellë brenda vetes e jetës ku përballja ndaj provokimit dhe dëshpërimit sa do e thellë , kthehet në mënyrë jetese. Prandaj pothuajse të gjithë njerzit që përjetojnë frikë , ankth , hidhërim apo ndjenja të tjera depresive pa diskutim shërohen. »

Si shkak per dëshpërimet nuk janë vetëm humbjet , aksidentet , zhgënjimet apo dështimet, por edhe rastet jo të pakta kur njerzit fillojnë zhvillojnë ndjenjën e thellë të pavleshmërisë, ose kur mendojnë ose shohin se po braktisen nga të gjithë. Shpesh dëshpërimi bëhet edhe më i ashpër kur në vend që të ndihmohet sulmohet e qortohet, problemet e veta i shkarkojnë tek i sëmuri duke e rënduar dyfish gjendjen e tij. Në të tilla raste i depresionuari ndihet i pashpresë, i paaftë për të gjetur rrugëdalje dhe ndoshta i detyruar që ta preke gjendjen e tij. Në këtë dëshpërim të ashpër shpesh më ka ardhur keq që t’i kthej krahët të dëshpëruarit dhe ju kam bërë shpesh herë edhe shërbimet falas, por jam njëkohësisht edhe dëshmitar se si i kam gjetur të mirat e shpërblimet nga zoti. Lehtësoni të tjerët që t’u lehtësoje Zoti edhe ju. Pastaj kur shoh njerëz që i kam trajtuar të cilët vinin, jo vetëm në gjendje të pikëlluar, por edhe si të mpirë e më vonë janë bërë shumë të suksesshem dhe personalitete të larta që më duan dhe më respektojnë shumë, e ku ka shpërblim më të madh se kaq. Unë i përkas atyre doktorëve që nuk i shohin njerëzit nga xhepat, por nga hallet dhe sipas një thënie e postulat, unë kam shumë nevojë për miq se sa për para, se kjo më ka rezultuar me vlera më të mëdha. Kjo vlerë është më e madhe se sa vlera fitimprurëse e profesionale. E keqja ndodh te ata persona të cilët lëngojnë, por nuk e marrin insiativën për të kërkuar nje njëri të besuar që i ndihmon, i kupton dhe i orjenton. Në mbyllje të kësaj përgjigjeje dua të përshëndes imamin e nderuar Ahmet Kalaja e shumë të tjerë të cilët për hir të zotit i orjentojnë falas këta njerëz si një sprove që duhet ta bëjë edhe doktori me barnat e psikoterapinë e duhur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.