Si vërtetohet virgjëria te femrat?

Intervista - - PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Përshëndetje ! Doja të dija se me cilën analizë të del se nuk je e virgjër.

Seksolog-Androlog: Dr. Evi Dani Tel. 0682213329

Të përcaktosh nëse një fermër është e virgjër, ose jo, është kryesisht një ekzaminim që aplikohet nga mjekët ligjorë apo gjinekologët në rastet e krimeve seksuale (përdhunimi i një femre apo bërja e aktivitetit seksual pa dëshirën e saj me forcë apo aq më keq në moshë të mitur). Ndërtimi i vaginës së një femre është i tille qe, në hyrje të saj, ka një cipë që mund të jetë me vrima e me në një të çarë në mes si gjysmëhëne ku do të kalojë gjaku i mestruacioneve. Kjo cipë huhet Himen, Për Himenin ka pasur shumë shkrime letrare, apo shkencore për arsye se është një shenjë për të përcaktuar dhe që femra ka kryer akt seksual, duke e cilësuar si zhvirgjërim. Në aktin e parë seksual kur çahet Himeni, një femër mund të ketë djegje dhe mund të shoqërohet me një njollë gjaku sa për të formuar një njollë në të brendshmet apo në çarçafët. Në fenë myslimane të qënit e virgjër të një femre dhe zhvirgjerimi i saj në ditën e parë të martesës është një shenjë shumë e rëndësishme me domethënie e madhe. Në kohët e sotme kjo dukuri ka filluar të humbë rëndësinë e saj gjithnjë e më shumë. Në një pyetësor të realizuar në 207 djem të rinj të moshës 20-30 vjeç, 72% e kanë pranuar se për ta nuk është e rëndësishme nëse gruaja e tyre e ardhshme është e virgjër. Ka gjëra më të rëndësishme të vyrtytshme se sa virgjëria te një grua. Këta ishin të rinj të cilët ishin shkolluar në gjimnazet dhe zonat urbane. Në 28 % të rasteve, meshkujt kryesisht të zonave rurale e kanë për keq që gruaja e tyre e ardhshme nuk mund të jetë e virgjër. Në këtë studim u vu re që te shumë çifte në marrëdhëniet e tyre seksuale bënin seks oral dhe anal që të ruanin virgjërinë e tyre. Në disa raste ndërtimi i himenit është i tillë që ai të jetë elastik, që gjatë penetrimit mund të lëvizë dhe të mos ketë gjakderdhje. Me kërkesën e vajzave, gjinekologët, me një veprim të thjeshtë, që quhet himeplastikë, mund të bëjnë të mundur restaurimin e himenit të prishur dhe për të kënaqur bashkëshortin mund të kthejë virgjërinë... vertebrale. Gjithashtu bëhet dhe një vlerësim i ekstremiteteve inferiore për të përjashtuar patologji të bacinit, apo pabarazi të gjymtyrëve inferiore që mund të ndikojnë në formimin e aksit të kolonës vertebrale. Konsulta me mjekun specialist do ndihmonte në zgjidhjen e problemit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.