Kam mjekër si të burrave.

Intervista - - PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Kam një problem në fytytë. Jam një grua dhe më kanë dalë qime si të kisha mjekër burrash. Çfarë të bëj?

Dr. Albana Lufi, mjeke – dermatologe, Klinika Dermatologjike dhe Estetike DermoVita, Rr. Hoxha Tahsim pall. 60.1 kati II, 200 m. mbi sheshin Avni Rustemi. Tel. 0694061001, 0672075982.

Hirsutizmi është një gjendje klinike që karakterizohet nga prania e tepërt e qimeve tek femrat,në fytyrë dhe në ato zona të trupit ku normalisht nuk duhet te kete qime si në :fytyrë, mbi buzën e sipërme, në mjekër, në gjoks, në vijën e barkut ( siper pubisit deri tek kërthiza ) etj.Hirsutizmi vjen ose si rezultat i rritjes së sasisë qarkulluese të androgjeneve (hormoneve mashkullore), ose nga rritja e sensitivitetit të folikulave te qimes ndaj niveleve normale të androgjeneve. Androgjenet janë hormone seksuale që prodhohen si nga vezoret dhe gjendrat adrenale tek femrat, dhe nga testikujt tek meshkujt. Shkaktaret e Hirsutizmit 1. Hirsutizmi hiperandrogjenik, i shkaktuar nga prodhimi ne sasi të tepërt të hormoneve androgjenë ose mashkullore (Sindroma e Vezoreve Policistike PCOS , tumoret ovariane apo adrenale) 2. Hirsutizmi i induktuar nga faktoret jo-androgjenikë, i cili nuk është i lidhur me veprimin e tepërt të hormoneve androgjenë, por në përgjithësi shkaktohet nga medikamentet 3. Hirsutizmi idiopatik(pa shkak ). Hirsutizmi idiopatik është një format me te hasura të hirsutizmit. Diagnostifikimi i hirsutizmit idiopatik bazohet në kriteret e mëposhtme: Prania e hirsutizmit, funksion ovulator normal ,nivelet normale te hormoneve androgjenike Shumica e grave me hirsutizem paraqiten me një formë të mesme apo të lehtë të mbiprodhimit të hormoneve androgjenikë, por ndonjehere hirsutizmi është i shoqëruar edhe me çrregullime të tjera që shoqërojnë hiperandrogjenizmin si p. sh.: alopecia androgjenike, acne vulgaris, çrregullime të menstruacioneve, infertilitet, seborrhea. Në pjesen me te madhe te rasteve hirsutizmi konsiderohet si një problem kozmetik, por që shkakton stres, ankth dhe një shmangie sociale të femrave që e vuajnë atë. Por përveç anës estetike të padëshirueshme, hirsutizmi mund të jetë një shenje që tregon për një prishje të ballancës hormonale apo që ndonjëherë indikon për ekzistencën apo praninë e një tumori në një nga gjendrat që prodhojnë hormone. Femrat mesdhetare ku bëjnë pjesë edhe greket, shqiptaret etj, karakterizohen nga një tendencë më e madhe për të zhvilluar hirsutizëm. Ekzaminimet laboratorike të hirsutizmit përjashtojnë mundësinë e çrregullimeve të brendshme. Pas konsultës me mjekun dermatolog, endokrinolog ose gjinekolog, përcaktohen ekzaminimet e nevojshme që duhet të bëjë pacientja përpara fillimit të trajtimit të hirsutizmit .

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.