Çfarë të bëj me dhëmballët e pjekurisë?

Intervista - - PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Jam 24 vjeç dhe dhëmballët e pjekurisë më kanë dalë, por janë krimbur. Dikur, kur kam hequr një dhëmballë (jo pjekurise) kam pasur shumë probleme madje kam marrë dhe antibiotike për plagën që të mos më infektohej, pasi mishrat e dhëmbëve i kam delikate. Çfarë më sugjeroni për dhëmballët e pjekurisë, t’i mbaj apo t’i shkul? Anisa Nasto, stomatologe: Adresa: stacioni i trenit rr. Karl Gega Tiranë. Cel. 0692392662.

Dhëmballët e pjekurisë kur kanë dalë në pozicion të rregullt dhe janë funksionale rekomandohen që të mos hiqen. Edhe kur janë prishur pak gjithashtu duhen mbushur. Kur është e nevojshme që të hiqet nervi, unë rekomandoj që të hiqen, sepse jetëgjatësia e tyre do të reduktohej shumë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.