Qëndroj shtrembër!

Intervista - - PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Kam që në moshën 12 vjeç që qëndroj shtrembër, tani jam 18 vjeç. Jam munduar të rri drejt derisa të gjithë kockat e kolonës të më kërcasin , por kjo është e pamundur. Dua të di nëse kjo gjendje sjell problem në të ardhmen dhe a trajtohet.

Reumatolog Dr. Fatos Hoxha, Poliklinika Qendrore cel. 0692130485:

Pasi e lexova pyetjen tuaj, nuk e kuptova nëse jeni vizituar te ndonjë mjek, qoftë pediatër ose patolog. Ndoshta duhet të kishit marrë një mendim ose informacion të mëtejshëm mbi këtë gjendje shëndetësore. Nga sa referoheni më sipër duket që shqëtesimet tuaja kanë filluar në moshën e adoleshencës, ku kemi një rritje të lartësisë së trupit. Në këtë moshë, një qëndrim jokorrekt i fëmijës mund të çojë në një patologji që quhet skoliozë, e cila është e shkallëve të ndryshme, sipas momentit kur diagnostikohet. Shkallët më të zakonshme në këtë moshë mund të jenë shkalla e parë dhe e dytë. Së pari, me ndihmën e mjekut specialist duhet të bëni një radiografi të kolonës vertebrale në pozicionin anteroposterior në pozicion në këmbë dhe lateral për të përjashtuar patologji organike dhe funksionale të kolonës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.