Mbushem me puçra sa herë pi qumësht

Intervista - - PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Sa herë që pi qumësht më dalin disa puçrra në duar. A ka ndonje ilaç për këtë? Alergologe: Dr. Mira Xhixha Poliklinika Qendrore

Kjo që ju shkaktohet mund të jetë një alergji e mirëfilltë nga ky ushqim meqe kjo ju ndodh sapo e konsumoni qumështin. Në këtë rast duhet qe të evitoni qumështin, ose të ndryshoni llojin e qumështit nëse ju është shfaqur vetëm nga një lloj i caktuar qumështi. Gjithsesi, kjo lloj alergjie është më e shpeshtë në moshat e vogla dhe me rritjen e fëmijës mundet që në shumicën e rasteve të kalojë edhe komplet. Ju rekomandoj një konsulte me mjekun alergolog më të afërt !

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.