Më dhëmbin dhëmbët e vëna

Intervista - - PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Kam 5 muaj që kam vënë dhëmbët me këllëfë, por akoma kam dhimbje. Jam nje grua 50 vjeç. Ndonjëherë më dhemb gjithë nofulla lart. Arsyeja që i kam vënë është se i gërryeja nga nervat dhe ishin ngrënë goxha. Dhëmbët që vura nuk m’i lehtësuan problemet me dhimbjen e nofullës lart, madje më është përkeqësuar.

Anisa Nasto, stomatologe: Adresa: stacioni i trenit rr. Karl Gega Tiranë. Cel. 0692392662.

Me kalimin e moshës ose nga bryksizmi ( kërcitja e dhëmbëve natën) dhëmbët gërryhen, çka bën që nervi të ekspozohet në gojë për rrjedhojë fillon dhimbja ose dhëmbët infektohen. Mjekimi konsiston në heqjen e nervit trajtimin e dhëmbit dhe veshjen me këllëfe. Nëqoftëse ju vazhdoni të kini dhimbje duhet të bëni grafi dhe të konsultoheni me një mjek stomatolog i cili duhet të ndërhyje te dhëmbët që japin dhimbje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.