Ish i dashuri më përndjek

Intervista - - PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Jam një vajzë 37 vjeç. Unë jam e dashuruar me një person i cili së shpejti martohet me dike tjetër. Ndërkohë, kam pasur lidhje me dikë i cili ishte njeri tmerrësisht shumë i keq. E vetmja gjë që di të bëjë është të pijë heroinë dhe të vjedhë. Qëndroja me të pasi me ngjiste nga anë të tjera dhe më bënte të harroja tjetrin. Gjendja me të u bë e padurueshme pasi nuk më la gjë pa vjedhur në shtëpi, të gjitha gjërat me vlerë. Ishte një njeri parazit, por nuk jam femër materialiste dhe nuk doja që të lidhesha me dikë për lek. Tani, pasi jemi ndarë, ky person më përndjek madje më ka bërë me fiksime. Nuk di çfarë të bëj me këtë parazit, si ta zhduk nga jeta ime? Nuk di çfarë të bëj me jetën time fare... Lili

Ela Elion: Po të mos e kishe shkruar moshën do mendoja se je adoleshente. 37 vjeç dhe nuk ke nën kontroll jetën tënde?! Denoncoje atë tipin, ose fol me familjarët e tu se ata mund të të ndihmojnë.

Romeo Balliu: Domethënë ti për të harruar të parin u lidhe me këtë. Lidhu me një tjetër që t’i harrosh të dy. Uuu pika që nuk të bie moj belege femër. Kokrra e baxhellës je, del e na thua s’jam kështu, apo ashtu. Një femër që ka autoritet për veten, nuk zë dashnor kw t’i dalë para. Yyy ndyrësirë femër.

Manolis Hekurani: Po ke lidhje me të tillë njerëzish ke marrë fund, motër, bëj kujdes se je shumë e re dhe e ke jetën përpara.

Rajmonda Lalaj: Ke njeri tëndin, se policia vetëm sehir do bëjë me ty, pastaj për lidhjen që paske e dashke një tjetër që po martohet, mendoj se e ke pi dhe ti me duket drogën, më keq se ai. Mblidh trutë në vend, afrohu me gjakun tënd më të afërt, për ndihmë.

Antonios Last: Si 15-30 apo 40 vjeç, njeriu nuk ndryshon. Tipa si Lili, tra lala e kanë.

Zamira Sulcaj: E dashur Lili! Nuk u shua dynjaja, gjej një herë veten pastaj bëj një lidhje të shëndetshme.

Rajan Domi: Hahhah rrofshin vitet që paske lal...

Lola Gazment Cene: Edhe ti parazite si ai qenke. Alket Mer Oli: Ooo na zuri koka... Enka Hyko: Ke lidhje me një drogaxhi, dhe e dashuruar me një që po martohet me njw tjetër. Mos hyr në gjynah me atë tjetrin se s’të ka gjë borxh. Si e ke bere këtë lëmsh, zgjidhe. Së pari, largo këtë parazitin që ke, mblidh mendjen dhe fillo ta ndërtosh jetën jo duke ja prishur jetën dikujt tjetër. Dyzet vjeç vajte, kur do vësh mend?

Francesca Jona Bazi: Largohu sa më larg, mos të di njeri se ku ndodhesh e kështu harrohet çdo gjë, se po i pate ata para këmbwve, probleme do kesh gjithnjë. Vepro sa je në kohë se nga këto tipa çfarë nuk pret. Të uroj të gjesh qetësi në shpirt.

Antonios Last: Po të duash e gjen zgjidhjen Lili, dhe unë hall si ty kam, vetëm pak më ndryshe. Leonard Balliu: Denoncoje. Elton Cara Të paska skifteros shtëpinë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.