Mesazhe, urime dhe përshëndetje

Intervista - - POSTA -

Një prshëndetje të vecantë e kam për nipin tim që në datën 1 shtator erdhi në jetë, i uroj shëndet, jetë te gjatë, të rritet i lumtur dhe i gëzuar me familjen. Zoti e bekoftë nipin tim që e dua shumë. Nga teze Dora

Përshëndes stafin e radios së mrekullueshme Euro Star në vecanti Gimin që është fantastik, i paparë me humorin që e karakterizon dhe i jep lezet emisjonit të tij të qeshim sëbashku. Ai është 1-shi i Euro Starit dhe i paarritshëm. Nga Dora.

Dua të përshendës Porfesor Arbenin i cili më ka ngelur 2 herë rresht te lënda e tij që jep të Fakulteti i Filologjikut , ndërsa bën si seksi kur kalon në rrugë. Nuk e di si e zë gjumi me aq shumë studentë që ka ngelur ndërsa ka qenë te Fakulteti i Juridikut. Shpresoj që të mos e zënë mallkimet se është çun i ri dhe shumë seksi. I uroj që t’i dalë në ëndërr shtriga e Borëbardhës dhe ta lërë me pasoja. Një ish-studentja jote.

Dua të uroj Sidon për makinën e re që ka për t’i blerë i dashuri së shpejti. Dua t’i them që të mos e ndajë të dashurin pa i marrë makinën dhe patentën se kanë arrdhur kohë të këqija dhe rroga mezi të del për të paguar qiranë jo më për të blerë makinë. Shpresoj që makinën ta marrësh ekonimike që t’ja dalësh mbanë. Ta gëzosh makinën Sido dhe mos i hip pa e mësuar mirë se edhe patentën me mik e ke marrë. Shoqja jote Moza.

Asja , nuk na u bë shumë qejfi që ike nga shtëpia por gjithësesi nuk do rije beqare si puna jonë. Jemi shumë të lumtura që nuk na morrë shembull dhe u martove. Megjithatë nëse ndërron mendjen derën e ke të hapur të kthehesh te shoqet e tua për të ndarë qiranë. Ajo që të zëvendësoi ty nuk është gjë kështu që mund ta përzëmë nëse ty të mbushet mendja të lësh burrrin, gjithësesi ne po të urojmë që të trashëgohesh dhe ishalla i bën naftën atij edepsëzit. Shoqet e tua, te puthim.

I uroj Besës që të arrijë të bëjë seks këtë javë në mënyrë që të mos pëllasë nga që nuk ka ku të shfryjë nervat se na ka çarë daullen e veshit. Me një dashnor që të mban në ajër ishalla e dashur Besa. Të puth me dashuri Kasandra.

Përshëndes ish-komshiun tim. Dua t’i them që tani që kam ikur nga lagjia ka filluar të më pëlqejë më shumë. Kur të pashë me atë vajzën në rrugë më ra pika. Unë të uroj që tja kalosh bukur me të dashurën e re se ajo bjondja që ke pasur nuk ishte gjë. Bravo, qënke çun me gusto. Zuska.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.