Pyesni njëri-tjetrin

Intervista - - POSTA -

- Lindita Nikolla me idiotësitë që nxjerr nga goja e saj. Zajmira

-Pse mendoni se meshkujt e thyer kanë qejf gocat e reja dhe çuant e vegjël duan femra më të mëdha në moshë? Bora

-Kjo varet nuk është gjithnjë e thënë. Nodh që shumë burra të mos e kenë shijuar adolishencën e tyre , pra e kanë prishur virgjërinë e tyre me gruan dhe normale duan eksperienca dhe hedhin sytë nga cupërlinat. Sa për çunat e vegjël, ata duan të rriten parakohe dhe hedhin sytë nga mamat për eksperienca. Sokoli

-A e besoni se ka vertet punë me rrogë 5000 euro në muaj? Dardani

-Kërkohen ekspertë gjumi për të provuar cilësinë e dyshekëve në një dyqanet tona . Rroga 5000 euro në muaj, gjumë: 8 orë në ditë, orët ekstra 20 euro/ ora. A ka ndonjë të interesuar?

Vetëm në inbox CV-të, ju lutemi. Agon

- Cili është një nga problemet që identifikohet sot në Shqipëri? Diku

- Unë besoj se korupsioni është kanceri më i rëndë që po e gërryen këtë vend. Nuk e di në shqip, por në turqisht, në një bisedë me ministrin aktual të shëndetesise, ka një përcaktim linguistik interesant që mund të përshkruaje qartë këtë fenomen që ndodh në Mjekësinë shqiptare. Ka peshqesh, ka bakshish ka dhe rryshfet. Peshqeshi apo dhurata është shprehje e një mirënjohje të pakushtëzuar që dikush, dhe në rastin e mjekesisë, pacientët, dëshirojne t’i shprehin dikujt në formë respekti, në rastin tonë mjekeve. Dhurata në mjekësi është e pranishme në të gjithë botën, bile edhe në Shqipëri, në kohën e diktatures. Bakshishi është shpesh një pagesë ekstra, që klienti i lë kamariereve apo berbereve, pasi mendon se janë të nënpaguar gjithashtu sepse mendon se kur të shkojë përsëri ata do ta trajtojne me me kujdes. Kjo është e vërtete edhe në mjekësi, kur pasi dëgjojnë qametin lart e poshtë për mjekësinë, njerezit mendojne t’i japin ndonjë bakshish mjekut me idenë se ai do t’i trajtoje me me kujdes. Ka dhe rryshfet, për të bërë ndonjë proçedurë mjekesore jashtë rradhe, apo kur me veprimet apo mosveprime të tij, mjeku e kushtëzon pacientin të paguajë për shërbimin që duhet t’i ofrohet, padyshim kjo është shumë e ndyre dhe duhet të denohet deri në fund. Në ditet tona të tre këto nocione përzihen sidomos është vështirë të kuptosh ku fillon dhurata e ku mbaron bakshishi, ndersa rryshfeti është më i qartë si fenomen. Arben

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.