Si veprojnë shenjat para, gjatë dhe pas një lidhjeje

Intervista - - HOPROSKOPI -

Dashi Do t’i riktheheni punës, ku ju presin me padurim dhe ndjeni se nuk duhet t’i zhgënjeni të tjerët. Pra përvishni mëngët dhe jepni maksimumin e energjisë suaj. Jupiteri hyn këtë javë në sektorin tuaj sentimental dhe mund të ndodhin ndryshime : Një lidhje mund të sqarohet dhe ju do ta kuptoni shumë shpejt nëse është nga ato që zgjasin, apo jo. Nëse ju ndjeni se kjo nuk ju çon asgjëkundi, do të merrni shumë shpejt një vendim. Demi Një javë e shkëlqyer në planin dashuror. Nëse jeni vetëm, një takim me një njeri shumë inteligjent do të bëjë të jepni më të mirën nga vetja. Ju bëni gjithçka për të qenë në lartësinë e duhur. Mund të ndodhë ndonjë ndryshim në punë, ose rritje në karrierë, falë Jupiterit që është në sektorin tuaj profesional. Tremujori i fundit i 2016-ës duhet të jetë shumë i mirë për karrierën tuaj, ju do të rigjeni motivimin, sepse do të ndjeheni përsëri shumë të interesuar nga punët që do t’ju japin. Binjakët Ju do të krijoni pak distancë me familjen tuaj. Këtë verë keni kaluar shumë kohë me ta, ka ardhur koha të mendoni pak dhe për veten. Jupiteri hyn më në fund në sektorin tuaj të dashurisë ! Ju do të ndjeni një përmirësim të dukshëm të takimeve tuaja, do të keni më shumë mundësi zgjedhjeje, do të eksploroni profile të rinj, duke reflektuar se cili ju përshtatet për të krijuar një lidhje afatgjatë. Lidhjet e përkohshme nuk ju tërheqin më, preferoni më mirë të jeni vetëm, sesa në shoqëri të keqe. Gaforrja Keni dëshirë të ndërroni mjedisin ku jetoni, të ndërroni shtëpi, ose të rregulloni apartamentin ku jetoni ? Në fillim do të shqyrtoni buxhetin tuaj për të parë se ç‘mund të bëni. Kërkojini këshilla dikujt që e ka bërë këtë, kjo do t’ju lejojë të kuptoni se çfarë mund të bëni. Një ekzaminim realist i lidhjeve tuaja do t’ju shtyjë të bëni një bisedë delikate, ju do të thoni hapur dhe qartë se çfarë nuk ju pëlqen dhe nuk ju shkon për shtat. Luani Edhe këtë javë prioritet do të kenë paratë. Jupiteri do të largohet së shpejti nga fusha financiare për të kaluar në atë të lidhjeve me vëllezërit, motrat, kolegët, miqtë e fëmijërisë, por edhe të studimeve dhe stazheve të punës. Ju ndjeheni sikur jeni ende me pushime, nuk i jeni futur ende ritmit normal të punëve. Në dashuri hezitoni për t’i dhënë zemrën dikujt, Marsi ju shtyn drejt pasionit, Saturni ju bën të matur. Virgjëresha Jupiteri do të lërë shenjën tuaj dhe do të hyjë në sektorin e parave. Ka ardhur koha të kaloni në një nivel tjetër në fushën materiale. Ju keni dëshirë të krijoni një të ardhme të qëndrueshme, ku siguria do të jetë një vlerë e rëndësishme, pa harruar edhe kënaqësinë e punës. Afërdita gjithashtu është në sektorin e parave, është periudha e ditëlindjes suaj, prisni dhurata të veçanta...Situata në dashuri është idiliake. Peshorja Jupiteri do të hyjë në shenjën tuaj dhe do të sjellë lajme të mira, evenimente të veçanta dhe shanse që duhet të mos i lini t’ju ikin nga dora. Ju do të tregoheni të hapur ndaj çdo gjëje pozitive që do të vijë. Peshorja i beson intuitës dhe ka të drejtë. Një problem i vogël mjekësor meriton një vizitë të shpejtë tek mjeku, mos e lini pas dore, sepse mund të zmadhohet. Afërdita gjithashtu është në shenjë dhe ju do të ndjeheni joshës, do të dini si të zgjasni çehren e bukur të verës. Akrepi Neptuni është në shenjë për t’ju dhënë një sens të spikatur të analizës. Saturni dhe Marsi janë në fushën financiare dhe ju do të bëni plane afatgjata. Do t’ju duhet të bëni shpenzime të detyrueshme dhe të paparashikueshme. Gjithashtu do të ndjeheni më afër vëllezërve dhe motrave, të cilët kanë nevojë për ju. Miqtë gjithashtu ju mbështesin. Jupiteri do t’ju mbrojë ndaj problemeve të mëdha, duke ju ofruar zgjedhjet e duhura. Shigjetari Marsi dhe Saturni janë ende në shenjë, ju do të jeni shumë dinamikë dhe të përqëndruar në objektivat që duhet të arrini. Ju keni në mendje një listë projektesh që duhet të përmbushni në dy vjetët që vijnë. Gjithashtu do të caktoni prioritete afatshkurtër, afatmesmë dhe afatgjatë. Jeta shoqërore që bëni është shumë intensive, do të kaloni kohë me miqtë më të dashur. Një mënyrë e mirë për të evokuar pushimet dhe relaksuar. Kujdes ndaj shpenzimeve, duhet të lini disa para mënjanë. Bricjapi Plutoni është shumë në harmoni këtë javë, ju do t’ia kaloni mirë, megjithë punët e shumta që ju presin. Jeni gati të filloni një program të ri : Një sport të ri, një aktivitet krijues, një stazh për të përmirësuar karrierën tuaj, një dietë të re, më shumë dalje me shoqërinë, etj. Nëse jeni beqarë, dikush në punë ju pëlqen shumë dhe ju nuk dini si të veproni. Të krijosh një lidhje kërkon kohë, tregohuni të durueshëm.

Cila është marëdhënia jote me dashurinë para, gjatë dhe pasi përfundon një lidhje? Çdo shenjë e horoskopit vepron ndryshe nga tjetra, por edhe brenda shenjës gjërat ndryshojnë sipas rastit. Le të lexojmë më poshtë përgjigjet me një dozë humori. Luani Para lidhjes: Adhuroni idhullin. I mësuar me fanse dhe me viktimat e joshjes së tij, ai nuk dorëzohet kaq lehtë. Duhet të zvarritesh, ta lusësh, ta ndjekësh nga pas, duhet që Luani të bëhet gjithë jeta jote, por të gjitha këto me dinjitet. Hajde gjeje mënyrën e duhur tani...

Gjatë lidhjes: Vazhdo njësoj. Ai do të ndjejë siguri të përditshme, adhurim të vazhdueshëm, pasion si herën e parë dhe që dashuria të shkojë vaj. Lodhje e madhe, por edhe shpërblimi do të jetë i madh. Dashuri e madhe dhe e vërtetë!

Pas lidhjes: Dua të të shoh të më lusësh. Ai do të shtrihet përdhe, do të bëjë si një i mjerë që fati e trajtoi keq dhe do të qajë me rënkim. Do të kërkojë mbështetjen e miqve, e cila nuk do të jetë kurrë e mjaftueshme, sepse duhet të lënë gjithë jetën e tyre dhe të merren me dramën e tij. Ndaj ishit do të sillet sikur është njeriu më i lumtur i botës dhe vetëm nëse kalon 2-3 herë gjithë natën poshtë shtëpisë së tij, do t’i japë një shans të dytë... Virgjëresha Para lidhjes: Do të bëhem urë... Nuk është njeri me pretendime, por nuk ka as gjurmë egoizmi të papjekur dhe nëse do të dërgojë një mesazh, e dërgon. Ai vrapon gjithmonë pas dikujt që e do, Ujori Sapo jeni kthyer nga pushimet dhe jeni gati të niseni prapë ! Keni dëshirë të bëni një udhëtim të gjatë, të zbuloni një kulturë të re, horizonte të ndryshëm... Verifikoni më parë buxhetin tuaj, Neptuni në fushën financiare mund të krijojë konfuzione ose surpriza të këqija. Disa gabime të përsëritura mund të dëmtojnë buxhetin tuaj pa e kuptuar fare. Në dashuri situata është e harmonishme, për këtë ju ndihmojnë Afërdita dhe Jupiteri. Peshqit ia thotë se si ndjehet, do të kërkojë të ketë kontakt të vazhdueshëm me të, bile ndonjë moment mund të bëhet edhe “shërbëtor” i tij, vetëm e vetëm që ta bëjë për vete!

Gjatë lidhjes: Nuk di si të veprosh. Të gjitha sa më lart, mirë apo keq, mbarojnë kur lidhja përparon. Tani puna e Virgjëreshës nuk është të të shërbejë, por të pëfeksionojë lidhjen. Gjeje se si! Duke theksuar vazhdimisht gabimet e partnerit, sidomos kur ai mendon se çdo gjë është në rregull! Mirë, apo jo?

Pas lidhjes: Nëse të do, do të të kërkojë të rikthehesh, por mos harro. Virgjëresha i bën gjërat me program dhe ka talent për të flirtuar dhe mund të përpiqet të të bëjë xheloz duke i kërkuar ishit para teje të rikthehet... Peshorja Para lidhjes: Dua lidhje! Do ta themi hapur, pa le të zemërohen disa. Nëse dikush do një lidhje të qëndrueshme, atëherë është ai i duhuri për Peshoren. Me atë do të bëjë përpara dhe me atë do të vazhdojë!

Gjatë lidhjes: Jam i lidhur! ]farë kërkon një Peshore në fund të fundit? Vetëm partneritet dhe qetësi. Sa i ëmbël dhe i thjeshtë! Një lidhje e ekuilibruar është lumturia e tij. Nuk është i ëmbël vërtet?

Pas lidhjes: Do të qaj derisa të krijoj një lidhje të re. Dita e parë: Nuk mund të qetësohem, të ha, të fle, të ndërpres të qarën. Dita e dytë: Njoha X-in, i bukur, por unë dua të kthehet pas ai që kisha. Dita e tretë: X-i më propozi të lidhemi bashkë! Po kërcej përpjetë nga lumturia! Neptuni është një konflikt me Marsin dhe Saturnin, kjo krijon konfuzione në organizmin tuaj të punëve. Ju mund të shpenzoni shumë energji në projektet që nuk ju çojnë asgjëkundi, ose të mos kapni shanset që ju ofrojnë, sepse nuk jua mbushin syrin. Intuita juaj nuk është një guidë e mirë për momentin. Edhe në dashuri nuk do të merrni vendimet e duhura, kërkojini ndihmë një shoku/shoqeje të një shenje toke, ai/ajo do t’ju japë këshilla të sinqerta dhe zemërmirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.