Renato Kurti: Sëmundja me emrin Boks...

Intervista - - SPORT -

Ai është ende i ri, por pasioni i tij për sportin, ka bërë që të gjithçka t’ia kushtojë sportin dhe konkretisht, boksit. Renato Kurti, stërvit në një palestër të tijën, ekipin e moshave në Sport Klub Tirana. Ka një mbështetje shumë të madhe, nga babai i tij Skënder Kurti, i cili ka qenë edhe ai një sportist i dalluar që në rini si dhe trajner boksi për rreth 30 vite. Këto e të tjera, në intervistën që realizuam me Renaton!

Fabjola Kuburi:Renato, si i hyre rrugës së sportit dhe më saktë trajnimit të boksit?

Renato Kurti:- E kam të trashëguar nga babai, ai ka qenë boksier dhe ka rreth 28 vjet që punon si trajner, ka qenë një shtysë e madhe për mua.

- Na trego pak më

shumë për punën tënde, sepse di që je trajner për mosha të reja apo jo?

- Po, unë kam rreth 8 vjet që jam trajner boksi i ekipit të moshave, në Sport Klub Tirana.

- Pse zgjodhe pikërisht boksin?

- E zgjodha, sepse e kam pjes të madhe të jetës, është pasion ose diçka më tepër.

- A të ka ndihmuar ky sport në afirmimin tënd përsonal por edhe të djemve që po trajnon?

- Po, më ka ndihmuar shumë, kam përkrahje të madhe nga familjarët e boksierëve, nga klubi Tirana, ( sidomos tifozat, na kanë përkrahur, si në stërvitje ashtu edhe në ndeshje ndaj dua ti falënderoj) jemi si një familje të gjithë. Fëmijët rriten shëndetshëm, larg veseve të këqija, krijojnë një fizik perfekt, njohje me sportistë dhe tifozë nga e gjithë Shqipëria, po ashtu edhe jashtë saj(sidomos në vendet e rajonit, ku theksoj një bashkëpunim tepër të madh me Kosovën). Është sport që i bën të ndihen krenarë.

- Sa i kërkuar është sot boksi, sa interes ka për këtë sport?

- Në vitet e fundit, boksi po masivizohet si sport, fëmijët po afrohen më shumë( sidomos në Tiranë, Durrës, Shkoder, Vlorë, Berat dhe shumë qytete të tjera, falë një pune në rritje nga trajnerët, ku ndihmë shumë të madhe në reklamimin e këtij sporti japin dhe mediat( si ju në këtë rast, që ju falënderoj shumë), po ashtu edhe rrjetet sociale ndihmojnë shumë.

Boksi është sport olimpik dhe ka vëmendje të madhe nga klubet përkatëse dhe sidomos nga populli shqiptar.

- Në çfarë moshe mund ta nisë një fëmijë boksin?

- Fëmijët duhen ta nisin boksin kompetitiv në moshën 12-vjeçare, ku edhe bëhen pjesë e kampionatëve të nxënësve shkollorë, por që shumë fëmijë që ëndërrojnë të bëhen boksierë, është mirë t’i kemi afër stërvitjes edhe në moshë më të vogël përshembull 6 ose 7 vjeç , thjesht të jenë të pranishëm, të mësojnë teknikën e boksit( një formim bazë nënkuptoj me këtë që thashë) , të njohin kampionët (të kenë idhujt e tyre) dhe një ditë ato do të bëhen ajka e boksit shqiptar.

- Cili është kampionati i ardhshëm ku do merrni pjesë?

- Për momentin jam fokusuar në Kampionatin Kombëtar të të Rinjve, që zhvillohet në muajin shtator për moshat 17-18 vjeç, po që më pret një punë e madhe për kampionatët e vitit 2017 që zhvillohen në pranverë për moshat 12-14 vjeç dhe 1516 vjeç, jam shumë i fokusuar mbas pionerëve të boksit, i jap përkushtim maksimal, ata janë e ardhmja

në kampionatët e vitit 2016, ekipi Tirana me moshat 12- 16 vjeç mori gjithsej 6 vende të para dhe 5 të dyta, një sukses ky i imi dhe i gjithë grupit dhe ekipit Tirana në veçanti.

- Përzgjedhja e konkurrentëve, ndonjëherë në sporte është bërë dhe me “mik”. Sa funksionon kjo metodë edhe në boks?

- Ne nuk e njohim këtë teori. Jemi shumë të qetë. Në ring je vetëm ( i them ndonjëherë boksierëve)

- Ka pasur raste kur ke menduar që ky sport, nuk ka vlerë në Shqipëri?

- Jam i ri dhe gjithmon mendoj të jap një kontribut sa më të madh për qytetin tim pavarsisht lodhjes dhe pengesave që kam rrugës, ne të gjithë sëbashku duhet të mundohemi për Shqipërinë, unë në sportin tim dhe dikush tjetër po ashtu në profesionin e tij.

Duhet punë, punë dhe vetëm punë.

- Realisht, çfarë vështirësish ka sporti i boksit sot?

- Vështirësitë janë të ndryshme po siç e thash më lart duhet të punojmë të gjithë sa më shumë. Të tregojmë që kemi nevojë për më shumë vëmendje duke e merituar, të stërvitemi sa më shumë dhe të jemi shembull për çdo person.

- Cilët janë ndjekësit e tu më të zjarrtë?

- Babai im, zoti Skënder Kurti (sportist i dalluar që në rini si dhe trajner boksi për rreth 30 vite), kam një përkrahje të madhe nga ky person, shefi klubit Tirana më ka përkrahur shumë dhe e falënderoj zoti Pirro Koleka, familjarët e boksierëve që janë zemra ekipit, shoqëria ime të cilët më përmendin kudo dhe janë kontribut i madh për prurjet në ekip, tifozat e ekipit Tirana që dhe ato i falënderoj shumë tifozat e ekipeve të qyteteve ku ne shkojmë vazhdimisht për të zhvilluar ndeshje kontrolli, është një harmoni perfekte midis nesh.

- Çfarë të ka mësuar boksi?

- Seriozisht, boksi më ka mësuar shumë gjera ku baza janë vlerat morale të një individe, të cilat mundohem ti ngulis te çdo nxënës i imi. Boksierët janë qytetarë, sportistë ,nxënës, familjarë të shkëlqyer.

- Cilat janë kushtet që gjen kur vjen në palestrën tënde?

- Jam i kënaqur kur hyjë në palestër dhe shoh që nuk mungon njeri.

- Keni ndonjë boksier si model?

- Kam disa boksier që janë model në palestër si Klajdi Vargu 16 vjeç, 4 herë rradhazi kampion kombëtar, Armando Cerri 16 vjeç, 4 herë rradhazi kampion kombëtar, Deni Skënderi kampion kombëtar si dhe shumë të tjerë kampionë si Genti Cullhaj, Ilvi Memaj, Kevi Ndreu ,Xhenis Frroku, Evis Balla, David Kaloshi, Roi Qoshja, Emanuel Vulka, Arlind Cera, Alesio Manaj, Sebi Kokonozi, Hysen Xhakolli, Ari Bajraktari, Lulzim Kerrciku, Andri Lleshi, Besi Sula, Mario Gjoka e shumë të tjerë.Janë të gjithë djem të përsosur dhe i falendëroj pa masë.

- Sa përpiqesh ti, që ti bësh kampionë djemtë që stërvit?

- Do përpiqem në çdo moment, është krenari, është sëmundje e imja tani, me emrin “boks”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.