Rama i kërkon ndihmë Metës: Më ndihmo të jetoj me nder

Intervista - - HUMOR -

Videot ku tregohet se Partia Socialsite ka blerë votat në Dibër kanë shpërthyer në rrjetet sociale. Edi Rama, i shqetësuar nga kjo, me një email të nisur nga adresa e tij private, i kërkon ndihmë Ilir Metës me që ai ka eksperiencë, në menaxhimin e këtyre situatave me video e shitblerje votash….

Edi Rama i kërkon ndihmë Ilir Metës:

Ilir, besoj i ke parë këto videot që Lulja po më publikon këto ditë. E kam thënë që këta janë fare trapa. Unë zgjedhjet i futa në xhep, këta më [ajnë akoma… Më jep nje mëndje, si tja bëj që të mbyullin gojën ? Ti them Damianit të deklarojë se ne nuk ngelëm me ble vota. Ato lekë po jepen thjesht si kapar për t’i siguruar që ne do bëjmë shumë gjëra për këtë popull. Nga njëra anë një mëndje më thotë që të dal përballë popullit në Dibër dhe duke bërë batuta t’i sqaroj se ku qëndron muhabeti. Por nga ana tjetër më vete mendja që këta njerëz të keqkuptojnë dhe të marrin nëpër këmbë edhe në qoftë se ti nuk ja u ke më të keq, edhe nëse ti ju thua që t’i bëjë të fala gruas. Kështu që Ilir mendova që gjëja më e mirë që duhet të bëja është të pyes ty për këtë situatë.

Do të isha mirënjohës të më tregoje se si duhet t’ja u mbush mendjen që ta besojnë që ato video ku shitet vota ashiqare janë video montazh. Dua të më besojnë si të besuan ty. Dhe imagjino, ty të besoi gjykatësi dhe një tufë me njerëz të kulturuar, ndërsa populli i thjeshtë e hëngri pa hapur gojën fare. Dua të rris edhe unë vetbesimin në vetvete që njerzit të kenë besim si kanë te ty. Se çfarë ju bën ti Ilir, që u ke hedh njerëzve trutë e gomarit, unë nuk e di. Mos ke ndonjë fallxhore që vetë yshtesh, apo mos të ka kënduar Baba Mondi dhe nuk tregon?

Arsyeja më e fortë që më ingranon që t’i bind njerëzit që ato video nuk janë ashtu si duket lidhet me vizionin e programit elektoral në zgjedhje. Në një nga pikat e këtij programi elektoral ne kemi premtuar se do punësojmë 3 persona për të kontrrolluar brekët e kryetarit. Edhe unë mendoj që kjo është arsyeja që njerëzit na kanë votuar dhe jo se kemi dhënë lekë për të blerë vota. Vota është e shenjtë dhe ndërgjegjia jonë nuk na e lejon që ta blejmë atë me lekë.

Unë kam besim që i drejti gjithnjë ja del mbanë ndaj po të drejtohem ty për të më treguar rrugën e të ndershmit në mënyrë që t’ju bëj ballë këtyre akuzave. Unë mbaj mënd të gjitha thashethemet që dolën për ty qoftë me videon e qoftë me akuzat për blerjen e votave me lekë. Gjithashtu më kujtohet se si ju bëre ballë këtyre shpifjeve. Ajo që dua është të bëhem i fortë si ty dhe t’ju bëj ballë shpifjeve. Më mëso të jetoj me nder Ilir. Më jep ushqim shpirtëror që të qetësoj zemrën.

Ilir Meta i kthen përgjigje Ramës: I dashur Edi, Merre me qetesi dhe dashuri. Shoqëria e konsumit i bën njerëzit budallenj, është shumë e vëshirë të jetosh duke qënë njeri i drejtë në këtë botë të padrejtë. Në të vërtetë, në botën e shpirtit ndodh një përdhunim i pandërprere: nuk jemi autentikë, jemi thjesht funksioni njerëzve të tjerë, duhet të jemi ashtu siç na shohin ata dhe ndërkaq disfata ime personale është fakti që me një mendje të sëmurë varem me deshirë nga disa të parritur, të rritur keq, të rritur shtrembër. Dhe vazhdimisht, vazhdimisht të kesh pas krahëve një njeri të keq, të jesh naiv pasi një tjeter naiv të gjykon, të jesh budalla sepse një budalla të merr për budalla, të jesh i pamënd sepse dikush i keq të lyen në ligësinë e vet dhe kështu mund të kalosh në skizofreni sikur të mos ishte ajo fjaleza “por” që të lejon disi të jetosh. Të fërkohesh pas botës së rritur dhe të pjekur dhe të mos e arrish dot atë, të jesh vetëm një hap larg të qenit i dallueshem, elegances, arsyes , larg nga gjykimet hijerënda e të pjekura, nga respekti i ndërsjelle, hierarkia, vler- at dhe të kesh mundësinë t’i lëpish këto karamele vetëm permes një xhami , të mos i arrish dot këto çështje por të jesh një shtojcë. Të jesh në gjirin e të rriturve dhe prapë, sikur te ishe 8 vjeç të të duket se vetem sa imiton të rriturin. Te hiqesh se je politikan dhe letrar , të paradizosh stilin letrar dhe te kërkosh fraza të pjekura. Të shfaqesh si artist në ndeshjen e pamëshirshme para publikut, të luftosh për vetë “unin” duke i dhënë lehtësira në fshehtësi armiqeve të tu. Kështu Edi , me qetësi e dashuri duhet t’i përballosh këto të këqija. Dua të të rikujtoj edhe një herë që ajo video skandali është video montazh dhe këtë gjë duhet të thuash edhe ti. Me qetësi e dashuri mik i dashur, të puth e të uroj që të të mos të të bien në qafë.

( E- mailet janë marrë nga serveri i Kryeministrisë)

PS. Çdo ngjashmëri me Wikileaksin e vërtetë është e rastit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.