Lulzim Basha: Unë jam çun punëtor

Intervista - - HUMOR -

ëtë javë, pas humbjes së zgjedhjeve që pësoi në Dibër, vendosa të intervistoj Lulzim Bashën. E gjeta në zyrën e tij. Mërzia i lexohej në fytyrë…

Kaso Kosa: - Zoti Basha si jeni? A keni kohë të bëjmë një intervistë të shkurtër?

Lulzim Basha: - Patjetër të lutem, unë jam në shërbim të qytetarit, gjithnjë i gatshëm për ta ndihmuar me çfarë do lloj gjëje që na ndodhet.

- Si ju thashë desha të bëja një intervistë të shkurtër të përqëndruar rreth zgjedhjeve në Dibër. Cila është arësyeja kryesore që humbët?

- Ne nuk humbëm, por ata fituan zgjedhjen sepse blenë votat me para. Në momentin që Partia Socialiste ka të ardhurat e shtetit në dorë dhe unë, shyqyr zotit, kam vetëm një zyrë, normalisht, unë nuk kam aq para që të blej aq shumë vota qytetarëve. Këtu nuk bëhet fjalë për meritë, sepse votimet nuk janë si provimet e maturantëve, por janë akoma më keq...

- E ç’lidhje kanë me provimet e maturantëve?

- Sepse maturantët mësuan, dhanë provim për të fituar një shkollë dhe nuk morrën gjë. Por, të paktën, do shkojnë te privati. Ndërsa puna e votuesve është më keq sepse kanë vite që mësojnë se cilët janë hajdutët dhe manipulohen brenda 3 minutave për 20 mijë lekë të vjetra. Por nuk do të marrin asgjë tjetër më mbrapa.

- Pra, ju mendoni se Partia Socialiste nuk e ka merituar fitoren në Dibër? Po kush e ka merituar atëherë ?

- Dëgjo Kaso , zgjedhjet nuk i fiton asnjëherë ai që i meriton, sepse proçesi zgjedhor është marketing, njësoj si reklama që i bën një produkti i cili mund të jetë edhe fallco, po varet sa i aftë je për ta shitur dhe për të helmuar njerëzit. Zgjedhjet në Dibër kanë qënë një sfidë qesharake për Edi Ramën. - E pse kanë qënë sfidë qesharake? - Sepse pas një skandali ti kërkon të rikthesh autoritetin me një këmbngulje budallai dhe të cilës fatkeqsisht ja arrin. Kjo ndodh vetëm këtu. Qeveria e Rilindjes do mbahet mend më shumë për brekët e Shukriut, sesa për faktin që ka patur kryeministër Edi Ramën. Por, megjithatë, Rama përvesh mëngët, hedh lekë, dhe fiton zgjedhjet. Dhe pasi i fiton del me brekë, bën batuta e sillet si adoleshent.

- Por kandidati i PS nuk ka lidhje me batutat e Ramës dhe as me sjelljen e tij. Ai nuk duhet paragjykuar sepse ai mund të jetë i ndershëm dhe nuk ka lidhje me Shukriun. - Përkundrazi, Shukriu ka mundësi të jetë shumë herë më i mirë se kandidati aktual - E si kështu? - Po Kaso, Shukriut nuk i doli nami që bleu vota i doli nami që donte të zinte një dashnore. Dashnore të gjithë kanë. Të dashurat e këtyre janë ministre dhe deputete. Çfarë është më mëkat, të bësh dashnoren ministre e deputete, apo t’i japësh asaj një punë të thjershtë si Shukriu i shkretë ?! - Ju jeni me Shukriun tani ? - Unë mendoj se të kesh dashnore është ndeshmëri më e madhe se sa të pranosh si fitore diçka të cilën ti nuk e ke merrituar. Një njeri i ndershëm që punon nuk do e kishte pranuar të zgjidhej kryetar bashkie me vota të blera për 20 mijë lekë të vjetra…

- Juve ju akuzojnë tani se nuk jeni i aftë të fitoni, nuk jeni i aftë të bëni asgjë…

- Unë s’kam bërë asgjë ?! Punët e mia janë me nam, çuditem si ju nuk i dini?

- Të mos dish nuk është turp, zoti Basha…

- Nuk e di a keni dëgjuar, Kaso, por unë i kam bërë një dasëm madhështore vëllait para disa kohësh. Ja kam organizuar vetë me këto duar, sa të gjithë vinin e më thoshin bravo të lumshim duart. Unë jam punëtor Kaso, por jo të gjithë m’i dinë vlerat. Shpresoj që shqiptarët ta kuptojnë sa nuk është vonë dhe të më votojnë që të shpëtojnë nga hallet.

- Mendoni që do të fitoni vitin e ardhshëm?

- Në mos më 2017, më 2027 do fitoj patjetër në zgjedhjet e paarkohshme që do bëhen atë vit…

Bisedoi me shaka: Kaso KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.