Pse nuk arrestohen bosët e drogës?

Intervista - - AKTUALITET -

Quhet K.H. Eshtë dënuar me 17 vjet burg në Greqi për drogë, por pas 5 vjetësh e katër muajsh u lirua me kusht. Tani është pronar i një biznesi të vogël në Tiranë. Para dy vjetësh, atëherë kur Lazarati ishtë në lulëzim, pak ditë pasi u kap avioni me drogë në Divjakë, ne zhvilluam një intervistë me të për sekretet e trafikimit të drogës. Këto ditë, kur po flitet kaq shumë për drogën, u takuam përsëri me të…

- Në intervistën e parë the se “në Shqipëri, politika është e përlyer me drogën dhe baronët e drogës janë të lidhur me qindra fije me politikën e të gjithë krahëve, ndaj çdo parti qe vjen në pushtet e ka të pamundur ta prekë Lazaratin » … Por nuk të doli fjala, Lazarati, fare pak kohë pas intervistës që bëmë bashkë, jo vetëm që u prek, por u godit fort, aq sa sot ai është fshirë nga harta e drogës. Si mendon, pse u godit Lazarati? Ngaqë ishte i lidhur me PD-në ?

- Dëgjo, nuk u godit Lazarati, qëndra e drogës, por Lazarati-bastioni i PDsë, ku PS për 25 vjet nuk merrte asnjë votë. Pra, ky sulm, sipas meje, më shumë se një sulm ndaj drogës, ishte një hakmarrje…

- Mendon se po të mos ishte kjo lidhje me PD ne nuk do goditej fare, apo goditja nuk do të ishte kaq e ashpër...?

- Mendoj që do të bëhej një “pastrim i lehtë”, por me bujë të madhe… Por goditja e Lazaratit, bastjonit i PD- së dhe qendër e drogës, njëkohësisht, ishte basti i qeverisë Rama me ardhjen në pushtet…

- Pak kohë pasi Lazarati u hoq nga harta e drogës, sipas parimit « një bie, mijëra ngrihen » u lindën Lazaratë të tjerë anembanë vendit… Si e shpjegoni këtë fenomen ? Apo këto pika kultivimi ishin edhe më parë ?

- Një pakicë e vogël e këtyre pikave ka egzistuar gjithmonë, por nuk është goditur, ndërsa tani është mbuluar i gjithë vendi me hashash, kuptohet, përveç Dibrës…

- Pse jo në Dibër, nuk e kuptoj?

- Bëj shaka. Eshtë një batutë që qarkullon, po si duket nuk e ke dëgjuar në lidhje me këtë. Nuk e ke vënë re se për rreth 2 muaj shikojmë në TV që policia korr hashash anembanë vendit, nga Jugu në Veri dhe vetëm në Dibër jo. Kuptohet sepse, në Dibër ishin zgjedhjet dhe nëse policia do të ndërhynte me aksione, atëherë PS e kish të pamundur të fitonte zgjedhjet…

- Pra, ju mendoni se Qeveria e bën një sy qorr në disa raste?

- ( Qesh) Në shumë raste…

- Thuhet se ato pamje që shfaqen ne TV me policisë që korrin, apo djegin ngastra me hashash janë në mirëkuptim me bosët e drogës. Ato që kap policia janë “caktuar” për t’u djegur, për të shpëtuar “pjesën e luanit”? E vërtetë është?

- Po kjo ndodh shpesh. Nuk e keni dëgjuar që thuhet se nuk dihet cilët janë as pronarët e drogës e as pronarët e parcelave?! Ndërkohë që policia merr lavdërime…

- Domethënë ti i jep të drejtë PD- së që thotë se socialistët janë të lidhur me drogën?

- Bosët e drogës nuk kanë parti. Partia e tyre është Droga, por korruptojnë çdo qeveri që merr pushtetin. Të dyja këto parti janë të lidhura me drogën kur vijnë në pushtet, si PS ashtu edhe PD. Droga shërben, si për ta marrë pushtetin, ashtu edhe për ta mbajtur gjatë atë. Bosët e mëdhenj nuk goditen kurrë. Ata kanë paratë, ata investojne në fushatat elektorale e janë gjithnjë pranë atij që ka pushtetin. Pushteti dhe bosët e drogës kanë nevojë për njeri-tjetrin.

- Ne intervistën që bëmë para dy muajsh më the që pronaret e drogës që kanë marrë me qera tokat ne Lazarat janë nga gjithë Shqipëria, madje ka edhe shqiptarë që vuajnë dënimin për drogë në Greqi. Vazhdojnë ata bosa droge që ishin në Lazarat, tani në vende të tjera?

- Dëgjo, goditja e Lazaratit bëri shumë bujë, arat me hashash dhe shtëpitë luksoze të atij fshati ishin kronika televizive e çdo mbrëmjeje por baronët e drogës së Lazaratit nuk u goditën kurrë, përkundrazi ndryshuan terrenet e punës e morën sipërfaqe toke edhe më të mëdha. Ata vazhdojnë të jenë fuqishëm në treg, edhe pse kanë hyrë edhe të rinj. Janë pikërisht ata që shpesh godet policia dhe që dalin nëpër emisionet e lajmeve…

- Çfarë janë këta të rinjtë që kanë hyrë së fundmi në treg ?

Njerëz të ndryshëm. Nuk mund t’i përgjithësoj… Ka prej tyre njerëz që për shkak të taksave e politikave jo të drejta kanë mbyllur bizneset e tyre dhe janë detyruar të merren me drogë, ku nuk kam pse e fsheh, fitimet janë kolosale. Ka edhe të varfër që e shikojnë drogën si të vetmen mundësi fitimi, siç ka edhe mjaft të kthyer nga emigrimi që nuk kanë ç‘ të bëjnë tjetër në Shqipëri… Njërin nga këta njoh edhe unë. E kam pasur shok burgu në Greqi, ku ka qënë i dënuar për vrasje. Në fakt ai është person VIP, i njohur edhe në Shqipëri, se ka qënë i dënuar edhe këtu për vrasje e ka qënë shok qelie me një VIP tjetër nga politika të arres-

(Vazhdon ne faqen 7)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.