Intervista - - POLITIKE -

Fakti që është kryetari i Partisë Demokristiane nuk e pengon aspak të bëjë gjërat që do, edhe ato të cilat te tjerëve mund t'iu duken të çuditshme. Edhe pse në fillim ishte skeptik për pjesëmarrjen në Dance Ëith Me, tani z. Nard Ndoka mendon se ka bërë zgjedhjen e duhur. Dhe këtë e tregoi edhe nata e parë kur bashkë me partneren e tij në kërcim rrëmbeu kupën e mbrëmjes. Për te mësuar më shumë rreth pjesëmarrjes në këtë spektakëlpor jo vetëm, mund të lexoni këtë intervistë...

Mira Buci: - Ju jeni ndër të parët politikanë pjesëmarrës në një konkurs televiziv kërcimi. Mendimi i parë që iu kaloi në mendje sapo ju bënë ofertën?

Nard Ndoka-: ...se këtë nuk mund ta bëja! “Dance Ëith me” është një spektakël, që ka shikueshmëri të lartë, ndiqet nga të gjitha grupmoshat. Kjo e bën edhe më interesante pjesëmarrjen në këtë lloj formati. Në fillim kur mora ftesën isha me mëdyshje, por tani mendoj se kam marrë vendimin e duhur. (Buzëqesh)

- Jeni i ndërgjegjshëm për ndikimin që ka patur tek audienca prezenca juaj në një program kërcimi?

- Nuk e kam menduar diçka të tillë, por më vjen mirë nëse ka ndikuar te audienca prezenca ime në këtë event.

- Kur ka qenë hera e fundit që keni kërcyer (përjashto natën e mbrëmshme)?

- Kërcej shpesh, sa herë më jepet mundësia.

- Jeni në dijeni nëse ndonjë koleg përpara jush e kishte refuzuar atë?

- Nuk kam informacion për këtë fakt, por njohja personale me Verën dhe Alketën, ndoshta ka qenë një shtysë që më zgjodhën. Jam tip sportiv edhe në politikë, edhe jashtë saj, ndryshe nga formati klasik i një politikani të ftohtë.

- Si do ta konsideronit partneren tuaj në kërcim?

-Greta është shumë këmbëngulëse, si në art, ashtu edhe në politikë. Është një partnere, që vërtet më bën të ndihem mirë dhe i sigurtë. Nëpër performanca arrin të jertë gjithmonë një hap para meje.

- Cili do të ishte “asi juaj nën mëngë” për të mos e lënë audiencën të mërzitet?

- Do dhurojmë spektakël, Adresa: Rr. “Hoxha Tahsin”, Pall. 60/1, kati 2, Tiranë Përballë “Optika Roma” 200 m mbi sheshin Avni Rustemi Cel. +355 69 40 61 001 / e-mail: albana.lufi@yahoo.com performancë të lartë në kërcim dhe humor e batuta.

- Për shkak të angazhimeve, arrini të jeni korrekt në prova?

-Zakonisht, diçka që marr përsipër e bëj. Jam shumë korrekt edhe në jetën e përditshme. Provat janë shumë të rëndësishme për të patur një konkurrim sa më dinjitoz. Sa më shumë prova, aq më pak kritika nga Berti, Valbona dhe Albi Nako. (Buzëqesh)

- E keni më të lehtë të përballoni atë që kërkojnë qytetarët nga ju si balerin në “Dance ëith me”, apo si politikan?

- Shumë më të lehtë si balerin, ndërsa si politikan kërkesat dhe nevojat nuk kanë fund.

- Duke lënë mënjanë politikën, në balet kush po ju bën “opozitë” më të fortë?

- Robert Alia është opozitar i lindur, por edhe konkurentët e tjerë janë të fortë.

- Thuhet se kërcimi është “poezia e këmbëve”.. Sa “poetik” do të jeni në netët që do të vijnë?

- Nata e parë rezultoi me fat për mua dhe Gretën. Do përpiqem që të jem sa më “poetik” në javët në vazhdim. (Buzëqesh) Disiplina në kërcim, përkushtimi dhe performanca në rritje do të na sho- qërojë deri në natën e fundit.

- Cilin nga kolegët tuaj deklaroni se e sfidoni në kërcim?

- I dua të gjithë, janë me të vërtetë të këndshëm dhe plot humor e jetë. I pranoj sfidat e tyre.

- E mbani mend me sa vajza keni kërcyer mbrëmjen e maturës?

- Me shumë vajza. (Qesh) Kam qenë tip i lëvizhsëm dhe pak mistrec. Atëherë shoqëria ishte shumë e rëndëishme për ne, ishim si një familje e madhe. Është një shoqëri që e krijon në moshën kur sapo fillon dhe piqesh, por që nuk e harron kurrë

- Tani e mban shoqërinë duke përdorur teknologjinë e re? Jeni një fans i përdorimit të teknologjisë? Aplikacioni juaj i preferuar?

- Jam i apasionuar pas teknologjisë së fundit. Kam shumë aplikacione në telefonin tim.

- Çfarë shikoni më tepër në Youtube? Cilat jane portalet që klikoni më shumë?

- Çdo gjë që më intereson dhe që lidhet me punën time. Së fundmi, kam parë shumicën e serialeve të “Dance Ëith Me 2”, për të krijuar një ide të qartë për formatin e këtij spektakli.

- Në ç’mënyrë jeni për- pjekur t’i shpëtoni “damkës” “të gjithë politikanët njësoj janë’?

- Duke qenë dukshëm ndryshe në çdo gjë, jam ndër të paktët politikanë që nuk jam akuzuar asnjëherë për korrupsion gjatë karrierës time politike. Gjithashtu jam ministri më i votuar në Kuvend në historinë e pluralizmit duke marrë edhe shumicën e votave të kolegëve të opozitës.

- Një talent tjetër që mund të keni përveç kërcimit?

- Nuk kam komplekse, bëj atë që më pëlqen. Përveç vullnetit dhe këmbënguljes, më karakterizon edhe një ego, ndoshta e nxitur nga politika, por dua që të jem i pari gjithandej.

- Një nga gjërat që mund ta vëresh tek ju është sinqeriteti. Një rast ku e keni përdorur me tepricë dhe jeni penduar?

- Jo, nuk jam penduar asnjëherë, për faktin se sinqeriteti im është krejtësisht i pastër, pa nota naiviteti.

- Ka shumë batuta që qarkullojnë në internet nën emrin tuaj... Ju bezdis ky fakt?

- Shpeshherë më kanë bezdisur sepse dikush denigron pa motiv dikë tjetër.

- Si lindi e gjithë kjo që ju e quani “një çorbë elektronike”?

- Ka tendencë politike. Kur unë kritikoj, apo marr vendime që nuk i pëlqejnë njerës nga palët politike, menjëherë rritet “doza e kripës” në “çorbën elektronike” në rrjetet sociale.

- Dhe çfarë do t’iu thonit atyre që e kanë krijuar këtë “çorbë elektronike?

- Zoti i faltë ato që gatuajnë këtë “çorbë”, që nuk i vlen asnjeriu!

- Po t’ju jepej mundësia për ta ribërë ndryshe diçka nga ato që keni bërë në jetë, çfarë do të ndryshonit?

- Gjithmonë mendoj, për çfarë nuk kam bërë shumë mirë, dhe përpiqem që të eci përpara duke u vetëkorrigjuar. Jam përpjekur që të mos bëj gabime, por kur kam bërë, i kam rregulluar shumë shpejt dhe nuk i kam përsëritur asnjëherë.

- Si jeni njohur me gruan?

- Jemi rritur bashkë, njihemi që fëmijë. Kemi patur njohje si familje prej vitesh.

- Çfarë mbani mend nga dasma juaj?

- Ishte pak para viteve ’90 dhe aty është kërcyer muzikë rrok nga shokët e mi, edhe pse ata rrezikonin burgn për shfaqje të huaja. Por edhe pse i frikësoshesha, pasi i dija pasojat e kësaj, përsëri gëzoja kur i shihja dhe nuk mund t’i ndaloja. Çfarë kohe?! Çfarë kujtimesh! (Buzëqesh)

- Në shtëpinë tuaj, kush e thotë fjalën e fundit?

- Fjalën e parë e ka bashkëshortja, të fundit unë. (Buzëqesh) Kemi një harmoni në familje, kemi katër fëmijë të rritur, që shpeshherë flasin edhe ata në fillim dhe në fund.

-Për çfarë ndiheni më shumë krenar?

- Për çdo gjë që kam arritur në jetë, kryesisht në politikë. Fakti që jam zgjedhur Kryetar i Partisë Demokristiane të Shqipërisë, më bën të ndjehem shumë krenar.

- Pse zgjodhët pikërisht politikëbërjen?

- Unë vij nga një familje e persekutuar politikisht nga regjimi komunist, ndaj në politikë ishte vendi im, për të vazhduar rrugën e të parëve, që regjimi i burgosi e pushkatoi për bindjet e tyre.

- Çfarë bën, por nuk e thotë kurrë një politikan?

- Se kam menduar ndonjëherë, por varet nga tipat, karakteret, rrethanat etj... Mendoj se unë them çdo gjë që bëj. - Si e kaloni kohën tuaj

(Vijon ne faqen 7)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.