Era Istrefi mban koncertin e parë në Bullgari

Intervista - - MUZIKE -

Mesa duket Era Istrefit po i ecën mbarë me karierën e saj si këngëtare.

Pas suksesit me super hitin e saj “Bonbon”, tashmë ka filluar të mbajë koncerte anë e mbanë botës.

Këngëtarja do të performojë në një nga diskotekat më të mëdha në Sofie, ndërsa pritet që shumë shpejt të nisi turin e saj me koncerte të tjera jashtë vendit.

Nëpërmjet një fotografie të publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagran, Era ka treguar se me datën 18 shtator pret që të mbajë koncertin e saj të parë në Bullgari.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.