Pse nuk arrestohen bosët e drogës?

Intervista - - AKTUALITET -

(Vijon nga faqja 3) tuar. Ai për herë të parë sivjet ka mbjellë 5 mijë rrënjë kanabis, jo më larg se 4 km nga qyteti. Dhe e çuditshmja është se më tha që nuk ka dhënë asnjë përqindje në polici.

- Si shpjegohet që punon i qetë?

- Të rrijmë shtrembër e të flasim drejt, qeveria Rama e ka lënë të lirë hashashin. Ndofta duke e ditur se po afrohen zgjedhjet e përgjithshme dhe se varferia ka pllakosur vendin. Ai e ka parë kanabisin si një zgjidhje për të rritur sadopak mirëqënien e njerëzve… Rilindja do me çdo çmim zgjedhjet vitin tjetër, ndaj e ka lënë të lirë drogën… Kush pati mend, rrezikoi dhe bëri ca lekë.

- Nuk më duket shumë e saktë kjo. Nuk janë të pakta rastet kur policia lufton kundër hashashit…

- Nuk jam dakord me këtë. Ju arrini në këtë përfundim duke parë ne TV disa parcela ku priten disa qindra bimë kanabis, por në parcelat që priten ndikojnë shumë faktorë: Konkretisht, për shembull, ndodh që komshiu ka inate dhe spiunon.

Në këtë rast policia është e detyruar të reagojë. Po kështu, kush mbjell sipërfaqe të mëdha dhe nuk i përket PS, duhet të paguajë 30 përqindëshin në shtet… Nëse qeveria donte të luftonte drogën, pse nuk arreston bosët e mëdhenj ?! Nuk e di ajo për shembull kush e kishte drogën e Lazaratit e kush e ka tani atë në Tepelenë, Vlorë, apo Dukagjin ?!

- Në intervistën e para dy vjetëve na the qe Lazarati ka kushte të veçanta që e bëjnë kanabisin e tij nga më të mirët në Europë. Po këto vendet e tjera ku kultivohet tani i kanë këto kushte, apo malli i tanishëm nuk është i një cilësie si më përpara?

- Klima e vendit tonë në përgjithësi është e shkëlqyer për mbjelljen e kësaj bime. E verteta është se zoti na e fali këtë mrekulli, sikurse i fali Kolumbisë kokainën. Ajo bimë, fara e të cilës merret në laboratorët e Hollandës kërkon shërbim maksimal e të rregullt, me laps në dorë, për të marrë një prodhim cilësor dhe në sasi në pak ditë.

Nxitja e popullsisë për t’u pasuruar në mënyrë të menjëhershme e ka bastarduar atë. Sivjet prodhimi ka dështuar, rendimendi dhe cilësia janë shumë të ulët. Jo vetëm kaq, por dhe koha e pjekjes zgjati deri në 6 muaj. Arësyeja është se nuk po merren më me të specilistët e Lazaratit. Ose siç thotë kryeministri ynë, punë ka, por mungojne specialistët ( Qesh)

- Kultivohet më shumë, apo me pak drogë tani në Shqipëri sesa në kohën kur bëmë intervistën ne?

- Këtë vit kemi thyer çdo rekord dhe parashikim pçr kultivimin e asaj bime. Është kultivuar aq shumë sa ka rënë dhe çmimi në treg. Sot një kg kushton 10 mijë lekë të reja, nga 2 mijë euro që mezi e gjeje tre vjet më parë…

- The në intervistën e parë që kishe hequr dorë nga droga e nuk merreshe më me atë punë. Je tunduar kohe?

- Kam menduar të kultivoj edhe unë në fshatin tim të lindjes por kam frikë se më spiunon komshiu. Nuk shkoj mirë me të ( Qesh). Seriozisht, pas një pauze të gjatë, mendoj t’i futem zanatit të vjetër. Është e vetmja mundësi të bësh lekë tani. Besoja shumë tek kryeministri im Rama. Kam qenë fans i çmendur i tij dhe mendoja se vetem ai do mund ta ndryshonte këtë vend, por jam zhgënjyer. Jo vetëm nuk dua ta shoh më, por e urrej. Kërkon të bëjë shtet duke varfëruar njerëzit…

- Sikur të bëhen zgjedhjet nesër, për kë do votoje ?

- Duke parë keta polikanë të korruptuar, jam në udhëkryq. Ndaj do doja t’i bëja një thirrje PD. Duhet që sa më shpejt të organizohet. Është bërë si ai kompjuteri plot me viruse që nuk i bën asgjë fajde veç formatimit. Me keta drejtues që kanë, nuk marrin më shumë se 30 deputetë në zgjedhjet e 2017… gjatë kësaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.