Nard Ndoka: Më lehtë është balerin sesa politikan

Intervista - - AKTUALITET -

(Vijon nga faqja 4) të lirë?

- Me familjen, me sport, ecje, palestër, not. Gjithsesi koha e lirë është e kufizuar goxha kur merresh me politikë aktive.

- Nga se keni më shumë frikë?

- Nga zgjedhjet e manipuluara!

- Cilësia juaj më e fortë në personalitet?

- Të gjithë thonë që i kanë ato cilësi, që në fakt nuk i kanë në personalitet, ndaj nuk po flas! (Buzëqesh) - Keni shumë miq? - Kam shumë miq, por më shumë miq kam jashtë politikës.

- Personi të cilin e admironi për thellësinë e mendimit?

- Artur Zheji dhe Afrim Krasniqi.

- Sa gjuhë të huaja flisni dhe cilat janë?

- Italisht mirë, anglisht pak, kuptoj serbisht dhe Hola muchachas! ( Qesh)

- Nëse do të ishit President, cila do të ishte gjëja e parë që do të bënit?

- Një dekret për faljen e dënimit të grave të dënuara dhe uljen e dënimit për të gjithë të tjerët.

- Sa vjeç ndiheni tani dhe pse?

- Ndjehem aq sa jam në realitet. Trishtohem ndonjëherë kur e mendoj, se jeta është kaq e shkurtër!

Besimi në Zot na ndihmon të besojmë se jeta vazhdon edhe në botën e përtejme. Unë kam shumë dëshirë ta besoj këtë fakt. Edhe pse nuk jam praktikant besimtar, më pëlqen shumë “poezia” e kësaj lutjeje:

Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt,

ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullneti yt

si në qiell, ashtu dhe në tokë!

Bukën tonë të përditshme na e jep sot.

Na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë.

E mos na ler të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen! - Le ta mbyllim me një ngjarje\ event në të cilin do të kishit dashur të kishit qenë prezent..

- Në meshën e madhe për Shenjtërimin e Nënë Terezës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.