Patatja mund të luftojë kancerin

Intervista - - SHENDET - Dr. Detina Zalli ka studiuar Mjekësi Molekulare në universitetin e Suseksit, më pas vazhdoi doktoraturën në Universitetin e Leiçesterit. Në vitin 2012, ajo u zhvendos në universitetin e Harvardit, në të cilin punon aktualisht si kërkuese shkencore dhe pro

Doktoreshë Detina Zalli ka studiuar Mjekesi Molekulare ne Universitetin e Sussex- it. Me pas vazhdoi doktoraturen ne Universitetin e Leicesterit. Ne vitin 2012 u zhvendos ne Universitetin e Harvardit, ne te cilin punon aktualisht si kerkuese shkencore dhe profesoreshe. Ajo se bashku me binjaken e saj, Argita Zalli, eshte themeluese e institutit shkencor ‘’ ËE SPEAK SCIENCE’’, nje institut jofitimprures qe ka si qellim rritjen e nivelit te shkences dhe mjekesise, si dhe perditesimin e publikut shqiptar me te rejat me te fundit ne fushen shkencore. Detina do te na keshilloje cdo jave rreth shendetit dhe shkences.

Adrian Rakipi: - Doktoreshe Detina, nuk është hera e parë që në intervistat tona flasim për kancerin, kjo pasi është një nga sëmundjet më të rrezikshme dhe më të përhapura së fundmi. Njerëzit në përgjithësi refuzojnë që kësaj sëmundjeje t‘ i përmendin dhe emrin, kryesisht për shkak të vdekshmërisë së lartë që paraqet. Megjithatë sot vijmë me lajme të mira. Në një nga intervistat e kaluara thamë që duket sikur natyra e ka gjetur zgjidhjen për çdo problem. Padyshim që edhe për zgjidhjen e këtij problemi natyra jep ndihmesën e saj. Përpara se të flasim për lajmin e mirë doktoreshë, na thoni në mënyrë të thjeshtuar çfarë është kanceri?

Detina Zalli: - Do mundohem ta shpjegoj sa më thjesht, në mënyrë që të gjithë lexuesit ta kenë të lehtë të kuptojnë pikënisjen e kësaj sëmundjeje. Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje, të cilat mund të prekin çdo pjesë të organizmit. Në të gjithë tipet e kancerit disa nga qelizat e trupit nisin të ndahen në mënyrë të pakontrolluar dhe të shpërndahen në indet përreth.

- Le të ndalemi pak tek shkaktarët e kësaj sëmundjeje, që shumë e etiketojnë si “sëmundja e shekullit” e të tjerë si “sfida e shekullit për shkencëtarët”?

- Kanceri është sëmundje gjenetike, që shkaktohet nga ndryshime në gjene, të cilët kontrollojnë mënyrën si funksionojnë qelizat, veçanërisht si qelizat rriten dhe ndahen. Këto ndryshime gjenetike që sjellin kancerin mund të trashëgohen nga prindërit. Njëkohësisht ato mund të shfaqen edhe gjatë jetës si rezultat i gabimeve, që ndodhin gjatë ndarjes ose dëmtimeve të ADN- së, që shkaktohen nga faktorë mjedisorë. Këto faktorë mjedisorë, që rrisin riskun e prekjes nga kanceri përfshijnë substanca kimike si ato që përmban duhani, rrezatimin ultravjollcë, etj.

- Kur bëhet fjalë për sëmundje të tilla statistikat luajnë një rol të rëndësishëm. Kjo pasi ndihmojnë në përpilimin e politikave shëndetësore të përshtatshmë për t‘ u ardhur në ndihmë grupeve te prekura si dhe atyre që janë më në rrezik per t‘ u prekur. Prandaj më duhet t‘ ju pyes pak dhe për përhapjen e kancerit në botë dhe në vendin tonë?

- Kanceri është një nga shkaktarët kryesorë të vdekjes në mbarë botën dhe llogariten rreth 7.6 milion vdekje në vit nga ky shkak. Në mbarë botën, llojet kryesore apo më të zakonshme të kancerit që janë vdekjeprurëse përfshijnë: Kancerin e mushkërive, stomakut, mëlçisë, zorrës së trashë, gjirit dhe kancerin e qafës së mitrës. Rreth 70% e të gjitha vdekjeve nga kanceri ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Vdekjet nga kanceri në mbarë botën janë parashikuar të vazhdojnë të rriten në mbi 13.1 milion në vitin 2030.

Në vendin tonë, si në shumë vende të tjera të botës, kanceri vazhdon të jetë një problem i shëndetit publik.

Ka afërsisht 3500 raste të reja të kancerit çdo vit, sipas regjistrit të Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, por duhet theksuar se në vendin tonë kanceri kapet në faza të avancuara. Sipas INSTAT vdekjet nga tumoret zënë vëndin e dytë në strukturën e vdekshmërisë së përgjithshme me 16%, dhe format më të shpeshta janë tumoret malinj të aparatit tretës, të frymëmarrjes dhe urogjenitale. Gjithashtu 87.8% e vdekjeve nga tumoret janë mbi moshën 50 vjeç.

- Tani është momenti që të ndalemi tek lajmi i mirë. Në një eksperiment, që është zhvilluar së fundmi, thuhet se patatet e ziera ulin rrezikun për prekjen nga disa lloje kanceri. Duke parë përhapjen e madhe të kancerit që përmendëm më sipër ky lajm na jep shumë shpresë. Na thoni se për cilat lloje kanceri bëhet fjalë? Na flisni pak dhe për vendet ku u bënë këto studime?

- Së fundmi është zhvilluar një studim në bashkëpunim nga shkencëtarët e vendeve të ndryshme të botës, ku pjesëmarrësit në të konsumonin së paku një racion patate të ziera në jave. U pa që patatet e ziera ulin rrezikun per t‘ u prekur nga kanceri i gjirit me 62%. Ky është një re- zultat mahnitës i arritur në studimin, që u bë në një grup femrash në Lindjen e Mesme, që konsumuan të paktën një racion patate të ziera në javë.

U vërejt gjithashtu se konsumi i patateve të ziera është i lidhur me uljen e rrezikut për t‘ u prekur dhe nga lloje të tjera kanceri. Ne Spanjë pjesëmarrësit meshkuj në eksperiment që konsumuan një racion patate të ziera në javë paraqitën një reduktim të rrezikut me 92% per prekjen nga kanceri i mushkërive. Në Singapor meshkujt që ndoqën këtë dietë paraqitën 59% reduktim të rrezikut për t’u prekur nga kanceri i fytit. Në Japoni ato që konsumuan patate të ziera ( ose patate të ëmbla) paraqitën 56% më pak rrezik për t‘ u prekur nga kanceri i veshkave.

- Rezultatet duken mahnitëse. Duket sikur në mënyrë të përsëritur rikthehemi tek natyra për të gjetur zgjidhjet. Del dhe njëherë në pah rëndësia e dietës për mirëqenien tonë. Deri tani po flisnim për patatet e ziera. Ky rezultat mbetet edhe kur konsumojmë patate të gatuara në mënyra të tjera apo jo?

- Ne jemi çfarë hamë! Mund të duket klishe, por në fakt vërtetësia e saj është shumë e madhe. Dieta që ne ndjekim pasqyron shëndetin tonë. Pyetja juaj është me shumë vend. Studimi thekson që, për të arritur rezultatet që sapo ndava me ju me sipër, patatet e konsumuara duhet të jenë të ziera. Megjithatë patatet e skuqura janë gjithashtu efikase në uljen e rrezikut për t‘ u prekur nga kanceri, por me 30% dhe kur konsumohen së paku 2 racione në javë. Pra më pak efikase se patatet e ziera, por mbetet shpresëdhënëse.

- Ky studim është dyfish i mirëpritur nga njerëzit. Fillimisht pse ka shumë përfitime shëndetësore, më pas sepse patatet janë ndër ushqimet më të preferuara të njerëzve. Pse pikërisht patatet, çfarë elementësh i bëjnë kaq të veçanta? - Patatet jane te pasura me vitamine C, fibra dhe vitamine B6, njekohesisht permbajne nje proteine unike, qe quhet patatin, e cila eshte pare qe vret qelizat kanceroze në studimet laboratorike. Pikerisht kjo e ben kete perime, qe nxirret nga toka kaq te fuqishme. Po ashtu patatet jane te pasura me kalium, qe ka 2 here me shume fuqi te larta alkalizuese.

- Per ta permbyllur a na këshilloni konsumin e sa me shume patateve?

- Cdo gje duhet te konsumohet me mase. Per sa kohe ruhet masa konsumi i patateve mund te sjelle vetem dobi, sidomos kur konsumohen te ziera. Vlerat ushqyese jane te larta, duke ju shtuar ketyre edhe rezultatet e studimeve të fundit patatja duhet të jetë patjeter pjese e dietes tone ushqimore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.