Zbulohet skeleti i një mamuthi 12 mijë vjeçar në Meksikë

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Paleontologët kanë zbuluar skeletin e një mamuthi gjigand, të varrosur dy metra poshtë një rruge me shumë lëvizje në qytetin Tultepek, në Meksikë. Ekspertët mendojnë se ai ka vdekur 12 000- 14 000 vjet më parë në lagjen e qytetit, të quajtur San Antonio Hahuento. Koka e mamuthit është e gjerë një metër, ndërsa dhëmbët e tij ishin më të gjatë se 3 metra dhe ai i përket species Mamuthus Columbi, një specieje amerikanoveriore që ekspertët mendojnë se ishte afro 5 metra e lartë dhe peshonte deri në 10 tonë. Skeleti u zbulua nga disa punëtorë që po hapnin kanale në këtë zonë. Paleontologu Luis Kordoba Barradas, i cili po drejton projektin, tha se pozicioni i kockave në sit tregon se “specimeni është copëtuar pjesërisht nga një grup njerëzish”.

Në një deklaratë të dhënë Insitutit Kombëtar Meksikan të Antropologjisë dhe Historisë, zoti Barradas shtoi se kërkuesit kishin zbuluar brinjë dhe kocka të tjera të mëdha, përfshi këtu humerusin (kockën e krahut) dhe femurin ( e kofshës), si edhe një dyzinë me vertebra. Pozicioni i mbetjeve të kafshës tregon se ai ka ngordhur pasi ka ngecur në baltë, për shkak të peshës së madhe dhe të rëndë dhe më vonë është copëtuar nga njerëzit dhe grabitqarë të tjerë. Ndërkohë që gërmimet vazhdojnë me kujdes, Barradas dhe ekipi i tij ia kanë dalë mbanë të nxjerrin me sukses kafkën dhe legenin, të cilat thanë ata ishin ruajtur shumë mirë nga sedimentet e tokës që rrethonte skeletin. Mbetje mamuthësh janë zbuluar në pika të ndryshme të Meksikës, në zonat afër liqeneve, ku mblidheshin tufat e kafshëve. Mamuthi Kolumbian është një nënspecie që ka jetuar në SHBA dhe Amerikën Qëndrore. Mbetje mamuthësh janë zbuluar në Meksikë, Teksas, si edhe në perëndim, në zonën La Brea Tar Pits, në Kaliforni. Zbulimi është i pari në Meksikë, që prej vitit 2013, kur arkeologët e qytetit të Meksikos zbuluan skeletin më të plotë të një mamuthi që është zbuluar në këtë vend.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.