Roboti që bën check-in e bagazheve në aeroport në vendin tuaj

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Ju kanë ardhur në majë të hundës radhat e check-in në aeroporte? Check-in është shpesh pjesa më stresante e udhëtimit. Pasagjerët në aeroportin e Gjenevës ia kanë dalë të evitojnë radhat me ndihmën e një roboti, të quajtur Leo.

Leo është një robot që aktualisht është duke u testuar në aeroportin e Gjenevës, i cili mund të marrë bagazhet e pasagjerëve dhe të bëjë checkin në vend të tyre. Ky asistent autonom mund të peshojë, printojë etiketat e bagazheve dhe të transportojë dy valixhe njëkohësisht. Ai është progra- muar të evitojë pengesat dhe pasagjerët në aeroportet e ngarkuar, siç është demonstruar në aeroportin e ngarkuar zviceran.

Leo u afrohet pasagjerëve që arrijnë në terminalin e aeroportit, të cilët regjistrojnë të dhënat e tyrë në ekranin me prekje të tij. Roboti pastaj merr bagazhet e tyre, printon etiketat, të cilat njerëzit i vënë mbi bagazh dhe më pas shfaq në ekran numrin e tyre të gejtit dhe kohën e check-in para se të marrë valixhet, të cilat ia dorëzon personit që i vë në rripin e transportierit.

Përfaqësuesit e Sitës, sho- qërisë së telekomit zviceran që ka porositur robotin, thanë se ai “pasqyron një mënyrë të përdorimit në të ardhmen të robotikës në aeroporte për të ristrukturuar më mirë proçesin e trajtimit të bagazheve”.

Thuhet se shoqëria në fjalë është duke folur me disa shoqëri ajrore dhe aeroporte për këtë teknologji të re, por nuk është e qartë nëse do të përdoret në aeroporte të tjera, përveç atij të Gjenevës. “Në një aeroport të ngarkuar, si ai i Gjenevës, përdorimi i robotëve si Leo, kufizon numrin e valixheve në terminal”, tha Masimo Xhentile, shefi i teknologjisë së informacionit në aeroportin e Gjenevës. “Leo gjithashtu tregon se si mund të përdoret robotika për ta bërë më të rehatshëm udhëtimin e pasagjerëve”. Robotët mund të ndihmojnë pasagjerët edhe të kalojnë kontrollin e zonës së sigurisë dhe të lëvizin nëpër aeroport, sipas Xhentiles. Robotit, i cili mund të mbajë dy valixhe që peshojnë deri në 32 kg, iu vu emri për nder të Leonardo da Vinçit, kalorësi mekanik i të cilit besohet prej shumë vetëve se është roboti i parë në botë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.