TEST Kuic: I njihni përbërësit e çuditshëm TEST të produkteve kozmetike?

Intervista - - TEST -

1. Cila pjesë e zogjve përdoret në trajtimet spa për lëkurën e fytyrës:

a. Puplat b. Glasat c. Kthetrat

2. Algat mund ta bëjnë lëkurën të duket:

a. Më e lëmuar b. Më e butë c. Të dyja së bashku

3. Lëkura e kujt kafshë prodhon një vaj që përdoret në disa kremëra dhe locione:

a. E deleve b. E pulave c. E derrave

4. Qelizat burimore, që gjenden në disa kremëra dhe serume kundër plakjes, vijjë nga:

a. Iriqët e detit b. Placenta e lopëve c. Bimë si ylli i malit dhe trëndafili

5. Një përbërës në këtë pije mund të ulë qeskat e syve:

a. Xhini b. Margarita c. Kapuçino

6. Cila nga këto karamele ka një përbërës të njëjtë me një buzëkuq që frym buzët:

a. ëerther’s (karamele me gjalpë) b. Red Hots (me kanellë) c. M& M

7. Qumështi i mbretëreshës, që përdoret pët të përmirësuar tonifikimin e lëkurës, vjen nga:

a. Rrushi francez b. Bletët c. Kandilët e detit

8. Disa spa përdorin këto kafshë për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës:

a. Milingonat e zeza b. Nusepashkat c. Kërmijtë

9. Disa krem- pudra kanë jashtëqitje lakuriqësh

nate në to: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

10. Urea është një produkt i zakonshëm në produktet kozmetike moderne. Ajo mund të gjendet edhe në:

a. Mitrën e merimangave b. Hirin e vullkaneve c. Urinë d. Acidin e baterive Përgjigjet

1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Të paktën një spa në Nju Jork përdor glasat e zogjve për të bërë maska fytyre. Megjithatë, nuk po flasim për glasa të thjeshta pëllumbi. Spa-ja në fjalë përdor glasat e disa bilbilave japonezë që janë rritur në fermë dhe janë ushqyer me fara organike. Glasat thahen, bëhen pluhur dhe u shtohen fibrave të orizit. Për më tepër ato trajtohen me rreze ultravjollcë për të ngordhur bakteriet. Ndërkohë që ka esteticienë që thonë se ky trajtim ka enzima që zbusin dhe rifreskojnë lëkurën, shumë dermatologë mendojnë se është thjesht një tendencë mode.

2. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Ju mund të përdorni ekstrakte algash në lëkurë dhe të mos e dini. Ka më shumë se 100 derivate të algave që përdoren në produktet kozmetike në gjithë botën. Ato gjenden gjithandej, që tek eksfoljuesit e lëkurës e deri tek kremërat e trupit. Meqë algat e mbajnë mirë ujin, disa profesionistë mendojnë se ndihmon në zbutjen e lëkurës dhe krijimin e pamjes së lëmuar të saj. Përveç kësaj, algat kanë kripëra minerale si hekur, zink, magnez, bakër dhe silikon. Ato mund të ndihmojnë për të ushqyer qelizat e lëkurës.

3. Përgjigjja e saktë është a-ja.

E njëjta gjë që e mban leshin e deleve të fryrë dhe të shëndetshëm mund ta mbajë lëkurën tonë të butë dhe të hidratuar. Lanolina është vaji që krijohet nga lëkura e deleve. Njerëzit e marrin atë pasi është hequr leshi nga lëkura. Meqë ai funksionon në zbutjen e lëkurës, do ta gjeni në shumë locione, kremëra dhe balsamë për lëkurën dhe flokët e thatë. Por, nëse ju keni alergji nga leshi, lexoni përbërësit dhe evitoni produktet që përmbajnë lanolinë, sepse mund t’ju dalin puçrra që ju kruhen.

4. Përgjigjja e saktë është c-ja

Nuk është e nevojshme për të qenë kopështar i zoti, që të kesh lëkurë të mirë, por të përdorësh produkte që kanë qeliza burimore të bimëve është di[ka pozitive. Shkencëtarët kanë zbuluar se këto qeliza nxisin rinovimin e lëkurës. Këto produkte mund të pakësojnë rudhat, njollat nga dielli dhe enët e vogla të gjakut që shihen në sipërfaqe të saj. Qelizat e bimëve bile mund të stimulojnë prodhimin e kolagjenit, që e bën lëkurën më të tendosur.

5. Përgjigjja e saktë është c-ja

Kafeina nuk sjell vetëm humorin e mirë, ky përbërës u shtohet edhe disa produkteve kozmetike për të rigjallëruar lëkurën. Si funksionon ajo? Kur futet në kremërat e syvë, kafeina tkurr enët e gjakut në zonën delikate poshtë syrit, duke pakësuar kështu qeskat dhe fryrjet. Përveç kësaj, shumë produkte anticelulit përmbajnë kafeinë sepse thuihet se ajo gjithashtu tkurr dhe tonifikon lëkurën për shkak se e dehidraton atë duke larguar ujin e tepërt. Dermatologët janë dakort se përdoruesit mund të shohin disa përfitime nga kafeina, por ato janë vetëm të përkohshme, ashtu si zgjat edhe efekti i një filxhani kafeje në trup.

6. Përgjigjja e saktë është b-ja

Buzëkuqët që i fryjnë buzët sikur i ka pickuar bleta zakonisht kanë në përbërje një ekstrakt pikant të kanellës, i njëjti që përdoret në karamelet Red Hots. Mentoli, ose mentja përdoret nganjëherë për të njëjtin efekt fryrës të buzëve. Nëse këto buzëkuqë ua bëjnë buzët të thata dhe të çara, arësyeja mund të jetë sepse këta buzëkuqë kryesisht veprojnë duke irrituar lehtë lëkurën. Përbërësit shtojnë qarkullimin e gjakut në buzë, duke i bërë ato të fryhen përkohësisht. Nëse i keni buzët e çara, lërini mënjanë përkohësisht këto produkte dhe zëvendësojini më produkte hidratuese.

7. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Qumështi i mbretëreshës, ose xheleja mbretërore, është diçka që prodhojnë bletët për të ushqyer mbretëreshën dhe larvat e vogla. Mbase ky nuk është një “krem” që do ta vinit në fytyrë. Arësyeja pse disa firma kozmetike janë duke e përdorur atë në prduktet e tyre është se ai është i përbërë kryesisht nga uji, proteinat dhe sheqernat, si edhe nga yndryna të shëndetshme, kripëra dhe aminoacide. Qumështi i mbretëreshës përmirëson teksturën dhe tonicitetin e lëkurës, shpesh duke shtruar rudhat e holla dhe duke i bërë ato më pak të dukshme.

8. Përgjigjja e saktë është c-ja

Si do të ndjeheshit po t’ju zvarriteshin mbi lëkurën e fytyrës katër-pesë kërmij? Përdorimi i kërmijve është duke grumbulluar ithtarë në Lindjen e Largët, sidomos në spa-të dhe qendrat kozmetike të Japonisë. Ata që i përdorin besojnë se enzimat në jargën e kërmijve ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura dhe mbajtjen e lagështisë së lëkurës. Megjithatë, disa dermatologë janë skeptikë. Kjo metodë përdoret shpesh me masazhin e fytyrës dhe stimulime të tjera të lëkurës, kështu që nuk dihet nëse janë vetëm jargët, apo masazhi që ndikon në lëkurë.

9. Përgjigjja e saktë është b-ja.

është e vërtetë se disa produkte kozmetike kanë guaninë në to, por ajo nuk duhet ngatërruar me guanon, fjalë që përdoret për jashtëqitjen e kafshëve, si atë të zogjve dhe lakuriqëve të natës. Kështu që mos u shqetësoni se mund të gjeni përbërës nga jashtëqitja e lakuriqëve të natës në produktet tuaja kozmetike. Megjithatë, guanina, e cila përdoret në kremëra për t’i bërë ato të duken të bardhë, si sedef, mund të jetë pak e sikletshme për ju, sepse prodhohet nga luspat e peshqve.

10. Përgjigjja e saktë është c-ja

Ureja gjendet në mënyrë të natyrshme në trupin e njeriut dhe del jashtë me urinën. Ajo gjithashtu bën pjesë edhe në urinën e disa gjitarëve të tjerë. Megjithatë, mos u shqetësoni, ureja që përdoret në produktet kozmetike, nuk merret nga urina. Megjithëse ka të njëjtën përbërje kozmetike, ajo krijohet në laborator. Falë aftësive të mëdha hidratuese që ka, mund të përdoret si krem hidratant dhe zbutës i lëkurës. Ajo pakëson humbjen e ujit nga lëkura dhe përmirëson aftësinë thithëse të saj për përbërsit e tjerë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.