Vendet më të bukura në botë që ndalohet t’i vizitosh

Intervista - - TURIZEM -

Ka kaq shumë gjëra në botë për të vizituar e eksploruar sa nuk del një jetë e tërë për t’i parë të gjitha, që nga Vendet e Trashëgimisë Botërore, të UNESCO-s, tek mrekullitë e botës, apo ato të krijuara nga dora e njeriut. Megjithatë ka disa vende që ne nuk lejohemi t’i vizitojmë, që janë shumë të rrezikshme, shumë të çmuara dhe që ruhen me fanatizëm. Shumica e këtyre vendeve nuk ndodhen në hartën e destinacioneve të zakonshme turistike. Ato ndodhen në vende të paimagjinueshme dhe krejtësisht të veçuara nga bota. Ja disa prej tyre. 1. Ishulli i Gjarpërinjve, Brazil Ishulli i Gjarpërinjve, që vendasit e quajnë Ilha de Queimada Grande, është vendi i “gjarpërit më vdekjeprurës në botë”, nëpërkës së verdhë kokështizë. Thuhet se helmi i saj është i aftë të tresë mishin e njeriut. Vajtja në ishull është ndaluar për shkak se në të kaluarën në të kanë vdekur njerëz. 2. Ishulli Hërd, Australi Ishulli Hërd është një nga vendet më të largëta të planetit. Moti është i ashpër dhe kësaj i shtohen edhe shpërthimet e vullkaneve aktivë. Vizita në ishull do të ishte një aventurë e rrezikshme dhe e frikshme.

3. Pylli Bohemian, Kaliforni

Ky pyll ndodhet në Monte Rio, Kaliforni dhe është një destinacion kampingu që i përket Bohemian Club, një klubi arti privat për burra nga San Fransisko. Ai ka një sipërfaqe prej afro 11 km2 dhe zakonisht përdoret nga disa prej burrave më të pushtetshëm në botë. 4. Qendra e të Dhënave të Google Ju duhet të jeni të kënaqur që kjo qendër është e paprekshme, përndryshe dikush mund të vijë dhe të vjedhë të dhënat tuaja. Kjo qendër përmban gjithë të dhënat tona dhe është e pajisur me një sigurinë e gamës më të lartë që ekziston sot në botë. 5. Pine Gap, Australi Pine Gap është një strukturë që kontrollon satelitët spiunë të Amerikës, si ata që fluturojnë mbi Kinë. Është një nga satelitët tokësorë më të mëdhenj të botës dhe ka 9 nivele ndërtese nën tokë dhe një dhomë kompjuteri që mbulon një sipërfaqe afro 5600 m2. Ajo gjithashtu përmban një tunel shpëtimi për punonjësit, në rast se nevojitet evakuimi i tyre për shkak të një sulmi bërthamor.

6. Sërtsei, Islandë

Sërtsei është një ishull i vogël që ndodhet afër bregut jugor të Islandës. Është formuar si rezultet i shpërthimeve vullkanike dhe është duke u zhytur dalëngadalë në ujë. Një nga mënyrat e pakta që kanë gjetur banorët për të mbajtur mjedisin e paprekur është t’i mbajnë vizitorët larg ishullit.

7. Shpellat Lasko, Francë

Këto shpella ndodhen në veriperëndim të Francës. Bëhet fjalë për një grup shpellash unike të veshura me vizatime që mendohet se janë mbi 17 mijë vjeçare të lashta. Dikur turistët lejoheshin t’i vizitonin ato dhe shpellat u bënë një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Për fat të keq, në vitin 2008 ato u mbyllën krejtësisht ndaj publikut, për shkak të një epidemie myku.

8. Vendi sekret ku ruhet receta e kokakolës

Ky vend ndodhet në shtetin e Xhorxhias dhe aty ruhet receta e vërtetë dhe unike e koka- kolës. Është plot me kasaforta që ruajnë recetën më sekrete në botë.

9. Faltorja e Madhe Ise, Japoni

Kjo konsiderohet si faltorja më e rëndësishme në Japoni. Ajo i dedikohet adhurimit të perëndeshës së diellit, Amaterasu. Hyrja në të është e ndaluar për publikun, në të mund të hyjnë vetëm priftërit dhe priftëreshat.

11. Muzeu Edukativ Kombëtare, Kinë

i Sigurisë

E keni pyetur ndonjëherë veten se ku i ruajnë sekretet e tyre autoritetet kineze? Muzeu Edukativ i Sigurisë Kombëtare, Kinë njihet edhe si muzeu kinez i spiunazhit. Ai është i hapur vetëm për qytetarët kinezë, turistët e huaj nuk janë të mirëpritur. 12. Disney Club 33 Ky është një nga klubet private më të bukur dhe ekskluzivë të botës. Është një Dhomë Pritjeje ku shërbehen gjellë gurme të përgatitur nga shefa kuzhine të famshëm. Ndër njerëzit që priten aty ka presidentë të SHBA-së, lider të fuqishëm të botës, bile edhe aktorë të famshëm. 13. Zona 51 Zona 51, që ndodhet në Nevada, është një strukturë e Forcave Ajrore Amerikane. Qëllimi aktual i ndërtimit të saj është i panjohur. Megjithatë, bazuar nga të dhënat e mëparshme, thuhet se mbështet zhvillimin e testimeve të avionëve eksperimentalë dhe sistemeve të armëve.

14. Arkivat sekrete të Vatikanit

Ky vend ndodhet nën tokë, në Itali. Thuhet se në të ndodhen dokumente historikë, shtetërore dhe një tjetër lloj korrespondence zyrtare. Është edhe vendi kryesor kur ndodhen “sekretet” e të gjithë Papëvë, që nga lashtësia deri tani.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.