Xhesika Polo: Si nuk ndryshova një herë

Intervista - - MUZIKE -

Fabjola Kuburi: - Klipi yt i fundit “S’du me ni” është komentuar si shumë i realizuar. Po komenti yt, cili është?

Xhesika Polo:- Komenti im? Bëhet fjalë për klipin tim, kështu që përderisa tashmë e shohin të gjithë dhe e kanë vlerësuar të gjithë, do të thotë që është në lartësinë e duhur. Pastaj, sa për realizimin, e mira nuk ka fund.

- Çfarë ke mësuar nga arritjet e tua në muzikë dhe jo vetëm?

- Kam mësuar që kjo rrugë që kam zgjedhur, është sa e bukur aq dhe e vështirë. Jo të gjithë duan të të shohin të suksesshëm, jo të gjithë e pëlqejnë atë buzëqeshjen në fytyrë pasi je vlerësuar me një çmim. Kam mësuar që nuk duhet të jem e mirë me të gjithë ama as e keqe me askënd! Kam parë vetëm drejtë për të arritur gjërat që kam dashur, tashmë numëroj 3 klipe dhe 4 çmime tek “Kënga Magjike” kështu që formula që kam ndjekur ka rezultuar efektive, deri tani.(Qesh)

- Bashkëpunëtorët e tu vazhdojnë të jenë po të njëjtët…

- Në këtë këngë, kam bashkëpunuar me Elgit Dodën, pasi ishte një zhanër specifik, të cilin Elgiti e zotëron goxha mirë. Doja të dilja pak nga kornizat e festivaleve.

- Në çdo këngë ti vjen ndryshe, duket që të pëlqejnë risitë. Arrin të përshtatesh shpejt me ndryshimet?

- Janë ndryshime jo të imponuara le të themi por janë ndryshime që i bëj vetë, duke dashur të vij fresh çdo herë. Jam njeri që përshtatem shumë shpejt dhe më pëlqejnë ndryshimet, në muzikë sigurisht.(Buzëqesh)

- Ke ndonjë klip që nuk është publikuar?

- Klip që nuk është publikuar?! Le te themi, jo.

- Cila do të ishte rryma të cilën nuk e ke provuar akoma dhe që do të doje ta provoje?

- Në Shqipëri, kam besimin që do kisha super sukses me një këngë folk apo tallava, pjesë e ballkanit jemi dhe ne, i kemi të trashëguara këto shije muzikore, por të them të drejtën nuk do të doja ta provoja, me gjithë respektin për atë lloj zhanri, pa i mohuar asnjë vlerë.

- Si do t’i përshkruaje pushimet që kalove këtë verë?

- Shumë të shkurtra por me njeriun e duhur.

- Do jesh pjesëmarrëse te “Kënga Magjike”?

- Me keqardhje do them jo, pak pushim s’bën keq.

- Cila është këshilla që ta thonë më shpesh?

- “Ik nga ky vend”. E them me këqardhje, por ja që ma thonë.

- Cili është vendi ku kalon më tepër kohë?

- Shtëpi, studio, Shkodër edhe të një mikesha ime e ngushtë, Eni Nails.(Qesh)

- Kur je e mërzitur, përvec muzikës, cfarë ta heq tjetër mërzinë? - Ata sy...ai zë! - Cili është vesi nga i cili do të doje të hiqje dorë?

- Kumari, (qesh),se bëj shaka. Do të doja të hiqja dorë nga duhani, avashavash.

- Cila është gjëja më e veçantë që iu kanë thënë prindërve për ty?

- Ndoshta gjënë më të veçantë, nuk ma kanë thënë, por gjëra të tipit “keni një thesar, talent i rrallë” e kështu (Buzëqesh).

- Ku përqëndrohesh më shumë gjatë një dalje në skenë?

- Te emocioni që dua të përcjell.

- Cili është elementi që ka më shumë vlerë në paraqitjen tënde?

- Flokët normalisht, tash- më ky fakt botërisht(Qesh)

- Si e mban mend Xhesikën, 10 vjec, 15 vjec?

10 vjeç një fëmijë shumë i shkathët , si “çun harom” me pult në dorë duke kënduar, 15 vjeçe një adoleshente tashmë e famshme duke korrur sukses në “X Factor”, natyrë rebele, se tani na ka rënë pak tempi(qesh)

- Çfarë mendon pasi lexon intervistat e tua?

- Si nuk ndrys h o v a njëherë.(qesh)

- Cila do të ishte porosia jote nëse do të ishe për të pirë, po për të ngrënë?

- Për të pirë, me shumë qejf një “smoothie” me fruta të tharta, për të ngrëne, kjo është pak e vështirë pasi çdo ditë porosis gjëra të ndryshme.(qesh) Nuk kam kërkesa shumë specifike.

- Çfarë të mungon këto kohë?

Ehhhh...ku mi gjen këto pyetje fiks në këto kohë... Më mungon shumë...!

- Cila është dëshira jote

- -

dihet për momentin?

- Të kenë kënga dhe klipi, sa më shumë sukses.

- Cili do të jetë projekti yt i radhës?

- Kam disa, avash avash do i zbuloj.

- Esenciale deri tani, se s’kam bërë akoma 20 vjeç.

- takimet me sho- qërinë…?

- Spontane dhe shumë të bukura

- bisedat me vëllain apo prindërit…?

- Vëllai im, është shoku im i ngushtë, mami dhe babi përveç prindër janë dhe miq shumë të mirë, kam një marrëdhënie ideale. - një ditë në studio…?

- E gjatë, emocionuese dhe e lodhshme, sigurisht.

- një ditë në shtëpi…?

- Nuk ndodh të rri një ditë të plotë në shtëpi, do ishte perfekte.

- pushimet e tua…?

- Pa plan,(Qesh)

- argëtimet…?

- Të rralla, nëse nuk do përfshija koncertet. - festat? - Në punë, duke argëtuar të tjerët dhe veten deri diku.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.