Perëndisë

Intervista - - POEZI -

VIOLA BANAJ O shpirt i artë i pashpalosur Tek shkruaj – ceptash – të vështroj. Shkëlqim’n’e ftohtë të syve të zeza Me puthje dua të ledhatoj. Tek rri i qetë e sheh brengosur, çfarë të mungon o hyj ty vallë? Ato dy duar mbjellin lule, mos ndoshta ndjen në zemër mall? Të shoh menduar – koka lartë Dua të di ku ndodhesh ti? Vetveten pyes me ngadalë, mos do të jetë sërisht fëmijë? Kujtoj vrapimet prapa teje, kohët e shkuara plot hijeshi, luaja e qeshja pafund me ty, Pastaj në krahë më merrje ti. Pas pemëve – fëmijë – ty të kërkoja, “o ba, ku je”? – thërrisja unë. Një zë si tëndin unë dëgjoja, “Babi nuk është, ka ik në punë”. E nga e qeshura – me lot – mekesha, koka veç lart e duart drejtë. “S’është e vërtetë, ja ku je babi”! Gëzimi yt arriste qiejt. VIOLA BANAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.